Berlusconi nuk do ta ndalojë Kakan të largohet

Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, thotë se ai nuk do ta ndalojë superyllin brazilian Leite Kaka të largohet, nëse ai vendos kështu.

Kaka mes shumë klubeve së fundi është lidhur edhe me një kalim në Manchester United, por Berlusconi shpreson që ai të qëndrojë.

“A do të qëndrojë Kaka? Shpresoj se po. Ju të gjithë e dini se si veprojmë në Milan, ne nuk i detyrojmë lojtarët. Ata që qëndrojnë janë të lumtur me ne”, ka thënë Berlusconi, duke nënkuptuar se gjithçka mbetet në duart e vetë lojtarëve.

“Kur Shevchenko na tha se dëshironte të luajë në Angli dhe çdokush e din se sa e donim atë, ne nuk menduam se ishte e drejtë t’i themi jo. Ishte dëshirë e madhe e tij, që na ishte përsëritur shpesh”, ka thënë Berlusconi.
 
Titulli: Berlusconi nuk do ta ndalojë Kakan të largohet

sipas te gjitha gjasave ai do te kaloj tek manchester...me duket se c.ronaldo do te kaloj tek reali, keshtu po flitet...keshtu qe kaka do te jete nje zevendesim per c.ronaldo, por nuk e di se sa mund te pershtatet kaka ne ligen angleze
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top