Berisha: Zgjedhjet, nuk kam fituar aq sa do të doja

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Tiranë– Kryetari i Partisë Demokratike dhe kryeministër i vendit, Sali Berisha, në një dalje për mediat në mesditë, pohoi se nuk ishte i kënaqur me rezultatin e zgjedhjeve.
Në vigjilje të mbylljes së procesit të numërimit të votave, PD rezulton me 68 deputetë dhe PS me tre më pak.
Përsa i përket rezultatit, Berisha ka deklaruar se “unë do të pranoj rezultatin që do të nxjerrë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve”.
Këtu Berisha duke theksuar se nuk ka dhënë vetë asnjë rezultat deri tani, theksoi se “të dhënat flasin qartazi”.
Kështu që kjo mazhorancë aktuale, - tha Berisha, - i ka të gjitha numrat dhe me vullnetin e shprehur edhe nga deputeti i LSI, Dritan Prifti që siç e keni dëgjuar publikisht, të cilin po e kërcënojnë, në mënyrat më të turpshme.
Më tej, Berisha pranoi se “natyrisht nuk kam fituar aq sa do të doja” dhe lajmëroi se ka ndërmend të ecë drejt koalicioneve.
“Pohova se do të zgjeroj koalicionin sepse këto janë rregullat. Ky është rregulli i demokracisë, ne jemi një vend demokratik, do të negociojmë koalicionin.
Ka vullnet pozitiv për koalicionin dhe ne jemi në frymën e kompromisit që kjo kërkon.
Sovrani votoi, sovrani diktoi koalicion! اfarë do të bëjmë ne? Do të themi se për inat të sovranit do të shkojmë në zgjedhje? Jo absolutisht, do të respektojmë këtë që na dha, dhe t’i themi faleminderit shumë dhe të vazhdojmë më tutje”.
Deri tani PBDNJ, LSI, PS janë konfirmuar si parti parlamentare. Ndaj pyetja që iu bë Berishës, ishte: “Me cilat nga këto forca politike apo individë do të bëjë koalicion PD?”
Kryeministri u përgjigj se Partia Demokratike synon dhe kërkon koalicion me forca politike.
“Natyrisht mirëpret kontributet, por kur flas për koalicion, flas për koalicion me forca politike, natyrisht unë nuk jam për një koalicion të gjerë. Koalicionet e gjëra kërkohen kur nuk ka mundësi për koalicione të tjera. Ky është rregulli i demokracisë! Kërkohet koalicion i gjerë kur koalicionet e tjera nuk japin dot qeveri. Ndërsa vendi ka koalicione të tjera, të cilat mund të japin qeveri dhe fare stabël, fare stabël”.
e.l/NOA
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top