Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Berisha: Telefonata dhe sms me 1.7 milionë vetë

Gilmana Bushati

Më 28 qershor askush nuk humbet, do të fitojë Shqipëria”. Ky ishte një nga mesazhet që dha kryeministri Berisha në mitingun e fundit të Partisë Demokratike për këtë fushatë elektorale, për t’i lënë më pas vendin sot, heshtjes elektorale. Ai, në këtë miting nuk e kërkoi më votën për “Sali Berishën”, por për ekipin e kandidatëve për deputetë që e kishte mbrapa shpatullave mbrëmë.
“Ne jemi burrat dhe gratë që do ta bëjmë Shqipërinë europiane. Ne jemi ata që katër vite ia dolëm t’u faktojmë mbarë shqiptarëve dhe botës se ëndrrat tona dimë t’i bëjmë realitet”, - u shpreh Berisha. Ai theksoi se ëndrra europiane “është një ëndërr që nuk përjashton askënd, është një ëndërr që i fton të gjithë, i pranon të gjithë dhe i mirëpret të gjithë”. Sipas tij, kënaqësia më e madhe e tij ishte komunikimi më 1 milion e 700 mijë shqiptarë, të cilëve u shprehu mbrëmë mirënjohjen e tij të madhe. “Në këtë fushatë, jo vetëm në mitingje, jo vetëm në takime, shtrëngime duarsh, por për herë të parë kam komunikuar me 1 milion e 700 mijë shqiptarë, me mesazhe, telefonata, e-maile. Mirënjohja më e madhe, atyre qindra mijërave që iu përgjigjën mesazheve të mia. Kurrë ndonjë herë nuk kemi pasur një komunikim kaq intim, kaq njerëzor, kaq të bukur në këtë fushatë”, - u shpreh më tej kryeministri i vendit. Ndërkohë nëse llogaritet që një telefonatë apo sms, kushton 200 lekë të vjetra, kryeministri gjatë kësaj fushate ka harxhuar plot 340 milionë lekë vetëm për sms.
Ai shtoi më tej se ka qenë pikërisht mbështetja e këtyre njerëzve të thjeshtë që e kanë inkurajuar dhe nxitur për të punuar pikërisht për ta. Berisha më pas u bëri thirrje shqiptarëve që të bashkohen me projektin e demokratëve, pasi ky projekt ka pasur rezultate konkrete, si në planin e brendshëm, ashtu dhe atë të jashtëm. “Të bashkohemi, në mënyrën që ne që nisëm rrugën e demokracisë me rroga e pensione më të ulëta se Koreja, arritëm t’i dyfishojmë ato për katër vitet e kaluara. Sa herë do të votoni, rrogat dhe pensionet do të rriten gjithnjë e më shumë”, - premtoi ai. Sipas tij, bashkimi do të bëjë të mundur zgjidhjen e problemeve të pronave të mbi 800 mijë pronarë si dhe premtoi përfundimin e shpejtë të procesit të legalizimit. Berisha u kërkoi fermerëve bashkimin me projektin demokrat, pasi qeveria e tij do t’i mbështetë që fermat e tyre të jenë konkurrente me ato europiane. Më pas ai i ftoi të rinjtë që të votojnë për PD-në, pasi është kjo parti e cila do t’u sigurojë atyre shkollim me standarde europiane, të mbërrijnë moshën dixhitale, pasi “vetëm kështu Shqipëria do të kapë moshën tuaj të bukur”, - u shpreh Berisha. “Me parimet tona do të bëjmë çdo reformë, do të bëjmë çdo përpjekje, derisa në atë flamur krenar me yje të shkëlqejë dhe ylli shqiptar”, - e mbylli fjalën e tij kryeministri Berisha. Katër vite më parë, pikërisht më 2005, Berisha do ta mbyllte fushatën elektorale në një skenë së bashku me aleatët e tij. Kësaj here, si për të kërkuar maksimizimin e votave të PD-së, asnjë prej aleatëve nuk ishte në tribunën e mbrëmshme /Gazeta Shqiptare Online
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back