Berisha nis pazaret për blerjen e deputetëve për të krijuar qeverinë e re

Зngjεll

___________
Berisha nis pazaret për blerjen e deputetëve për të krijuar qeverinë e re

Kryeministri Sali Berisha deklaroi dje gjatë një mbledhjeje të papritur të qeverisë, kur ende nuk është shpallur rezultati i zgjedhjeve, se koalicioni qeverisës është certifikuar, ndërkohë që nënkuptoi nisjen e negociatave për zgjerimin e këtij koalicioni me parti të majta. Berisha u shpreh se qeveria e re do të krijohet fill pas konstituimit të Parlamentit të ri, në muajin shtator. Duket se kreu i PD-së po kërkon të fitojë sa më shumë kohë në mënyrë që të krijojë një maxhorancë të qëndrueshme me mbi 71 vota. Nga praktika e katër viteve të kaluara, ku jo rrallëherë PD-ja ka blerë deputetë për të miratuar ligje të rëndësishme, pritet që e njëjta praktikë të ndiqet dhe me krijimin e qeverisë së re. Kryeministri duket se e ka gati skenarin; ose bashkëqeverisje me një parti të majtë, ose blerje të dy-tre deputetëve si nga LSI-ja, ashtu dhe nga PS-ja, për të krijuar një maxhorancë solide. Me zgjatjen e procesit të numërimit të votave gjithnjë e më shumë po vijnë mesazhe për një bashkëpunim të mundshëm të PD-së me Partinë Lëvizja Socialiste për Integrim, ashtu sikurse nuk mungojnë të dhënat për largimin e 2-3 deputetëve të majtë drejt PD-së. Duke iu referuar Kushtetutës, Berisha qartësoi se qeveria e re nuk do të mblidhet menjëherë, por do të krijohet në fillim të muajit shtator. “Qytetari është i interesuar për qeverinë e re dhe kjo është normale, pasi zhvilluam zgjedhje dhe ato prodhojnë qeverinë e re. Natyrisht, koalicioni ynë u certifikua. Qeveria e re mund të krijohet sapo të shpallet rezultati, por kjo nuk do të ndodhë, sepse kemi një përcaktim kushtetues. Përcaktimi kushtetues është i tillë që, pasi Presidenti i Republikës emëron kryeministrin, ai, brenda 10 ditëve, duhet t’i paraqesë programin Parlamentit të vendit. Ky është një obligim kushtetues. Mirëpo, kjo gjë nuk mund të ndodhë para konstituimit të Parlamentit të ri. Natyrisht, programi i qeverisë së re do t’i paraqitet Parlamentit që doli nga këto zgjedhje për miratim. Kushtetuta e ka të përcaktuar se Parlamenti i ri mblidhet ditën që skadon mandati i Parlamentit tjetër, ndërkohë që Parlamentit tjetër mandati i skadon ditën që ai është mbledhur. Pra, rreth 3 ose 4 shtator”, - është shprehur Berisha./G.Albania/
 
berisha ska nisur asnje pazar..ishte vet deputeti qe u ofrua ti vinte ne ndihme berishes per te krijuar qeverine e re....
 
Po po ashtu është në fakt si thua ti ta prishim ne vetëm ju të jeni të kënaqur
 
Unë nuk jam e majtë moj vajzë ti këtë se paske kuptuar akoma unë jam kundër një krimineli dhe vetëm me atë jam kapur sepse është një vrasës një kriminel një maskara dhe ai duhet të zhduket nga kjo qeveri dhe tu lëri vendin të rinjve njerëzve me tru dhe të llogjikshëm që ne fillim mendojnë për vendin pastaj për veten dhe familjen se ku do kalojnë pushimet këtë verë. Unë jam kundër dhe vetëm kundër këtij maskarai që na ka lënë 20 vjet pas bote dhe nga parashikiëet europiane dhe deklaratat e tyre do jemi akoma dhe shumë vite pas dhe duhet të falenderojmë Salën për këtë sepse ka bërë nj punë shumë të mirë kaq vite ne pushtet. Flm o Sala psikopati, flm o Sala krimineli
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top