Berisha, negociata me 5 deputetë socialistë

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Nis “trafiku”
Partia Demokratike, si partia me më shumë mandate, pritet të nisë krijimin e qeverisë së re edhe pse ajo ende nuk ka numrat e duhur. Pa humbur kohë, shefi i qeverisë ka nisur që dje të hedhë në treg negociatorët e tij tek disa deputetë të majtë për t’i tërhequr pas vetes.Dy ditët e fundit po fiton gjithnjë e më shumë terren hipoteza se mund të kemi një qeveri teknike midis dy koalicioneve të mëdha. ثshtë ende herët, por duke parë rezultatet, nga të cilat asnjëra forcë nuk siguron shumicën, do të ishte një zgjidhje e detyruar për të dy partitë të shmangnin një kolaps institucional në të cilin do të futej vendi.Në kushtet që nuk kemi ende një fitues të zgjedhjeve 28 qershorit, kanë filluar nga partitë kryesore negociatat për të arritur mandatet shtesë për të pasur një mundësi të krijohet qeveria e re. Burime konfidenciale pranë kreut të PD-së, Sali Berisha, bënë të ditur për gazetën “Tirana Observer”, se shefi i qeverisë ka nisur të fusë negociatorë tek disa deputetë të Partisë Socialiste për t’i pasur në krahun e vetë. Bëhet e ditur se emrat e deputetëve janë ata që kanë një afërsi me të djathtën, jo vetëm me bindje, por dhe me interesa ekonomike.

Negociatat
Burime që kërkojnë të mbeten të paidentifikuara bëjnë të ditur se Sali Berisha është duke bërë llogaritë që të fusë në kampin e tij një numër deputetësh socialistë. Ende nuk bëhen të ditur emrat e deputetëve, por thuhet se janë emra të cilët kanë pasur një lloj lidhjeje me të djathtën dhe disa të tjerë që kanë interesa ekonomike për shkak të bizneseve që kanë aktualisht. Ky skenar duket mjaft i besueshëm, pasi konfirmohet shumë mirë edhe nga historia politike në vendin tonë, edhe nga modeli i “xhuvelizmit”. Në zgjedhjet e fundit koalicioni i drejtuar nga Berisha ka arritur të marrë 70 mandate deputetësh, duke mos i lejuar dot të krijojnë shumicën që të miratojë qeverinë e re. Gjasat janë që në grupin parlamentar të Ramës, i cili duhet thënë që i ka vendosur të gjithë emrat vetë, të jetë një numër që do të shikojnë pozicionimin me Partinë Socialiste. Fakti që Edi Rama në listë të deputetëve ka njerëz që nuk kanë shumë lidhje me këtë parti, e bënë më të besueshëm teorinë se një pjesë e tyre nuk e kanë të vështirë të ndryshojnë ngjyrën e partisë. Duket deri diku si një lajm që krijon konfuzion të madh në politikën shqiptare, por nuk përjashtohet absolutisht si mundësi. Veç kësaj kryeministri Berisha është duke bërë ofertë për Vangjel Dulen, që mandatin që ka marrë në qarkun e Vlorës ta kalojë në favor të koalicionit të djathtë. Pranë Partisë Socialiste askush nuk flet për këtë temë, duke pritur se çdo të ndodhë me kutitë që kanë ngelur për t’u numëruar.
Qeveria teknike
Hipoteza, e cila ka marrë një përhapje të gjerë këto ditë në ambientet e politikës, është dhe fakti që mund të kemi një qeveri teknike midis dy koalicioneve të mëdha. ثshtë ende herët, por duke parë rezultatet, që asnjëra nuk arrin shumicën, do të ishte një zgjedhje e detyruar për të dy partitë të shmangnin një kolaps në të cilin do të futej vendi. Pa dyshim që qeveria e re do të krijohet me një konsensus të gjerë dhe do të kishte si synim të saj reforma që kanë të bëjnë me integrimin e vendit. Kjo është një praktikë e njohur dhe në vende të tjera. Aktualisht, Gjermania duke mos pasur një shumicë të vetme, arriti që të krijonte koalicion të madh midis dy forcave kryesore, duke zgjedhur kryeministrin nga njëra forcë dhe ministrat kryesorë nga forca tjetër. Të njëjtën praktikë ka dhe Kosova, e cila qeveriset nga të dyja partitë, por në këtë rast kemi dhe një mbikëqyrës ndërkombëtar. Duhet thënë që jemi në një situatë e cila nuk ka qenë prezente më parë, për këtë arsye është krijuar një lloj mungese orientimi i të gjithëve njerëzve që janë pranë politikës.


to
 
E shoh te pamundur qe PD-ja dhe PS-ja te bashkeqeverisin, megjithate edhe sikur ky sistem eshte shume i dyshimte dhe i dizenjuar per te deshtuar ne vendin tone ku ndasite politike jane te medha.

Xhuvelizmi besoj se do tregohet qarte ne ditet ne vazhdim. Lidhjet e PD-se me PS-ne jane te shumta ndermjet individeve te saj, permend ketu deputet si Paulin Sterkaj qe ka kandiduar ne zgjedhjet e fundit nen siglen e PS-se dhe tani eshte deputet i PD-se. Njerez si Tom Doshi jane me PS-ne vetem se nuk ju eshte dhene hapesire per te qene ne PD duke dhene thjeshte si shembull.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top