Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Berisha na nxjerr vëllezër gjaku me azerët, dalim me origjinë nga Kaukazi.

Nacionalistët serbë kanë kohë që thonë se shqiptarët kanë mbërritur këtu nga Kaukazi. Tani është kryeministri Sali Berisha që po i mëshon kësaj teze skandaloze pas vizitës që ka zhvilluar në Azerbajxhan. Për të justifikuar marrëdhëniet e pista të biznesit me Aliev, Berisha ka shkuar kaq larg, raporton e përditshmja Shqip. “Po theksoj një fakt, në planetin tonë ka pasur dy Shqipëri, një “Albania e Kaukazit” dhe një Shqipëri në Ballkan. Cilat ishin lidhjet në të kaluarën është shumë e paqartë, është në duart e historianëve ta qartësojnë atë. Por çfarë do të bëjmë për të ardhmen është shumë më e rëndësishme duke punuar së bashku, dhe ju siguroj se jam shumë i përkushtuar ndaj saj,” tha Berisha.



Në të vërtetë nuk ka pasur kurrë një Shqipëri të Kaukazit. Gjeografët grekë kanë shkruar për një vend që quhej Albania diku në Kaukaz. Se si e quanin banorët, askush nuk e di. Ky shtet pushoi së ekzistuari që në shekullin 11. Gjuha është klasifikuar si kaukaziane dhe nuk ka lidhje me gjuhën shqipe. Askush nuk ka dalë në konkluzione të kundërta. Por si të mos mjaftonte kjo, edhe ambasadori i Azerbajxhanit në Greqi i ka mëshuar tezës së lidhjeve të gjakut mes azerëve dhe shqiptarëve, duke e bërë skandalin edhe më të madh për shkak se ai flet në emër të presidentit Aliev. “Historia e lidhjeve të përbashkëta mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë shkon prapa në shekullin e 4-t., kur shteti me emrin e Shqipëri u shfaq në territorin e Republikës së Azerbajxhanit. Ajo zë vend të veçantë në historinë tonë pasi ishte një nga rajonet e para në Kaukaz, të cilat pranuan krishterimin si fe shtetërore dhe u bë atdheu i parë i kishave të krishtera në Kaukaz. Deri tani kemi përmendur këto kisha në Azerbajxhan si në gjuhën shqipe. Dhe në qoftë se unë nuk gaboj, në gjuhem shqipe ‘kish’ do të thotë ‘kishë’,” ka deklaruar Rahman Mustafajev.


Berisha-me-vellain-Aliev-300x211.jpg

gazetatema.net
 
Pe: Berisha na nxjerr vëllezër gjaku me azerët, dalim me origjinë nga Kaukazi.

Na nxorri ne drite ky,po e lexoja dhe ne gazete dje...Eh cte ben mendja...
 
Titulli: Pe: Berisha na nxjerr vëllezër gjaku me azerët, dalim me origjinë nga Kaukaz

Na nxorri ne drite ky,po e lexoja dhe ne gazete dje...Eh cte ben mendja...

cte ben leku thuaj....do na vijne per vizite kushot nga azerbajxhani neve :p



edhe une qe mendoja: si ka mundesi kombetarja shqiptare barazon me azerbajxhanin ????
 
Pe: Titulli: Pe: Berisha na nxjerr vëllezër gjaku me azerët, dalim me origjinë nga Ka

cte ben leku thuaj....do na vijne per vizite kushot nga azerbajxhani neve :p



edhe une qe mendoja: si ka mundesi kombetarja shqiptare barazon me azerbajxhanin ????

Tani pervec gjuhes kineze do duhet te mesojme dhe gjuhen e ''MEMEDHEUT''...Sorry per injorancen po gjuhen azerbaxhanese flasin keta apo jo??...Sja kam idene ca gjuhe flasin...:(
 
Titulli: Pe: Titulli: Pe: Berisha na nxjerr vëllezër gjaku me azerët, dalim me origji

Tani pervec gjuhes kineze do duhet te mesojme dhe gjuhen e ''MEMEDHEUT''...Sorry per injorancen po gjuhen azerbaxhanese flasin keta apo jo??...Sja kam idene ca gjuhe flasin...:(

je injorante fare :p

historianet thone qe: shqipja flitesh me perpara ne azerbajxhan, keshtu qe keta flasin shqip si ne. po flasin ate shqipen tjeter, ate qe flitet atje ke parasysh LOL
 
Pe: Titulli: Pe: Titulli: Pe: Berisha na nxjerr vëllezër gjaku me azerët, dalim me or

je injorante fare :p

historianet thone qe: shqipja flitesh me perpara ne azerbajxhan, keshtu qe keta flasin shqip si ne. po flasin ate shqipen tjeter, ate qe flitet atje ke parasysh LOL

Weeee,sma pret hic:(...E kam parasysh e kam LOL...Eshte shqipja version modern...
 
Titulli: Berisha na nxjerr vëllezër gjaku me azerët, dalim me origjinë nga Kaukazi.

Me kto arritje imagjino sa lart shkojm ne :D Kinezcen po e po tani dhe Paskemi lidhje te fort me Azerbajxhanin :D Dhe ne mos gabofsha dhe une kishes ne gjuh shqipe i thon kish apo jo LOL LOL
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back