Berisha, Fleckensteinit: Deklaratat e mia për Soros, të bazuara në dokumente

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm
Berisha, Fleckensteinit: Deklaratat e mia për Soros, të bazuara në dokumente

16832288_740090522818524_9199600915837748784_n.jpg


Pas deklaratës së Knut Fleckenstein, ku i kërkonte ish-kryeministrit Sali Berisha që të mos fliste më për përrallat sorosiane, ka reaguar ky i fundit. Me anë të një statusi në Facebook, Berisha thekson se Soros ka korruptuar institucione serioze.

Sipas tij, deklaratat i ka të bazuara në dokumente autentike

Postimi i Berishës

Pergjigje deputetit te parlamentit Europian, Fleckenstein!

Te dashur miq, deputeti i Parlamentit Europian dhe reporteri per Shqiperine, Knut Fleckenstein ne nje konference shtypi sipas mediave nder te tjera ka deklaruar sa vijon:
“Kam shumë respekt për Berishën, ndoshta më shumë sesa mendoni ju dhe këtë e kam me të vërtetë. Por ama do të doja që t’i kërkoja të mos fliste më për këto përralla sorosiane, e njëjta histori që kam dëgjuar edhe në Maqedoni. Zoti Berisha nuk është i dobët”, tha deputeti i parlamentit Europian që vizitoi Tiranë këto dy ditë.”

Me kete rast, duke shprehur me sinqeritet vleresimin tim te palekundur per kontributin e tij qenesor personal dhe te Parlamentit Europian ne dekriminalizimin por dhe probleme te tjera te vendit, me duhet t’i them se deklaraten e tij e konsideroj te ngutur dhe te pa bazuar per arsyet qe vijojne:

– Deklaratat e mia per Xhorxh Soros dhe mafien e tij, si nje rrezik madhor per demokracine shqiptare jane te bazuar jo ne hamendje por ne dokumenta autentike te pakundershtueshme nga te gjithe ata qe duan te besojne te verteten.
– Denoncimet e mia ne parlamentin shqiptar ndaj veprimeve mafioze te Soros dhe neëorkut te tij ne Shqiperi, te bazuara ne dokumenta dhe fakte, datojne vite me pare dhe nuk kane lidhje me polemiken e sotme qe zhvillohet ne SHBA per veprimtarine e kryespekullantit te planetit.
– Xhorxh Soros perfaqeson sot miliardierin qe ka korruptuar me shume se kushdo tjeter mbi toke politikane, personalitete lokale dhe nderkombetare ne vendet ishkomuniste por edhe ne vende te tjera. Ai ka korruptuar gjithashtu individe dhe grupe ne institucione serioze nderkombetare te vendosura ne kryeqytete te vendeve te ndryshme perfshi ketu Berlinin!

Ne kete kontekst, mendoj se jo hedhja poshte me apriori apo paragjykime te zerave qe kerkojne te nxjerrin ne shesh nje te vertete tronditese, por hetimi me transparence nga parlamenti europian dhe parlamente te vendeve te interesuara duhet te ishte pergjigja e duhur dhe respekti i detyruar nga e verteta.

Se fundi, shtoj se me deklaratat e mia kam vetem nje qellim; te mbroje nje te vertet qe e vleresoj se ka interes te padiskutueshem per vendin tim por edhe miqte e mi kudo qe jane!


“Soros”-i, Topalli i përgjigjet ashpër Knut Fleckensteinit


Topalli-xhozi.jpg


Eurodeputeti Knut Fleckenstein, gjatë një konferencë për shtyp, mes të tjerash, i kërkoi ish-Kryeministrit Berisha, që të mos flasë më për “përralla sorosiane”. Vetë z.Berisha nuk ka reaguar por ish-kryetarja e kuvendit, Jozefina Topalli, ka replikuar me eurodeputetin.

Në një prononcim për mediat nga cadra, Jozefina Topalli u shpreh se: “Mendoj që jetojmë në liri dhe askush nuk duhet ti thotë dikujt cfarë duhet të thotë, këtë e kemi kaluar në kohën e Enver Hoxhës”.

Deputetja demokrate ju përgjigjet edhe apelit të Fleckenstein për rikthimin e PD-së në Kuvend por Topalli tha se kjo do të ndodhte në një situatë normale, por aktualisht nuk “jemi në kushte normale”.

Deklarata e Topallit

“Unë i kuptoj ndërkombëtarët që ata politikanët në kushte normale i shohin në parlament. Në kushte normale, po. Por ne nuk jemi në kushte normale, një gjë që as mua nuk më pëlqen. ثshtë një gjë e padëshiruar nga të gjithë deputetët, por a mund të bëjmë ne demek sikur në Shqipëri nuk ndodh gjë kur lirohen “serial killer” apo banda si “Hakmarrja për Drejtësi”? Kjo është një situatë kur duhet ulëritur, po nuk është momenti të ulërish, por të ndjekësh rrugën e protestës. Gjatë takimeve që unë bëj këtu, politikani e ka për detyrë t’i dëgjojë të gjithë ata shikoj fytyrat e tyre, sytë e tyre dhe e kuptoj se kanë dhimbje në shpirt, nuk kanë shpresë dhe gjërat nuk mund të ecin më shumë kështu. Ju keni ndjeshmëri shikojini sytë e këtyre njerëzve. Ka arritur një pikë që më duket sikur nuk kanë mbajnë më. Ka një shtresë që ka mbetur aq e varfër saç ka qënë në kohën e Enver Hoxhës. Raportet ndërkombëtare thonë se varfëria esktreme është katërfishuar. Kjo do të thotë se s’kanë bukë për të mbushur barkun”, tha Topalli.

g.shqip
 
Top