Berisha dhe Pango në ceremoninë e Pekinit

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Kryeministri Sali Berisha i shoqëruar dhe nga Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Ylli Pango do nisen për në Pekin, për të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike, “Pekin 2008”. Ministri Pango, gjatë vizitës në Pekin do të takohet me personalitetet e shtetit dhe qeverise kineze si kryeministrin dhe presidentin e Kinës, si dhe me ministrin e Kulturës të Republikës të Kinës. Gjithashtu, ministri Pango do të ndjekë nga afër kompeticionet sportive ku marrin pjesë dhe sportistët shqiptarë.
Pjesëmarrja e Shqipërisë
Në Lojërat e 29-ta Olimpike, Shqipëria do të përfaqësohet për herë të parë me 11 sportistë në 6 disiplina të ndryshme. Sportistët që do të garojnë me flamurin
shqiptar në “Pekin 2008” janë Klodiana Shala dhe Dorian اollaku në atletikë, Sahit Prizreni dhe Elis Guri në mundje, Lindita Kodra në qitje, Romela Begaj, Erkand Qerimaj dhe Gerti Trasha në peshëngritje, Rovena Marku dhe Sidni Hoxha në not dhe Edmond Topalli në xhudo.
Shqipëria merr pjesë për herë të gjashtë në një Olimpiadë, pas Mynih 1972, Barcelonë 1992, Atlanta 1996, Sidnei 2000 dhe Athinë 2004.
Papa Benedikti bekon Loërat Olimpike
Papa Benedikti i 16-të ka uruar Kinën për organizimin e Lojërave Olimpike, ndërsa ka bërë thirrje që Olimpiada të jetë simbol i bashkimit dhe i paqes mes popujve të ndryshëm. Urimi i Atit të Shenjtë vjen vetëm 5 ditë para fillimit të Olimpiadës së Pekinit.
Papa Benedikti i 16-të ka uruar Kinën për organizimin e Lojërave Olimpike, duke shpresuar që ato të jenë një simbol i bashkëjetesës mes personave me prejardhje të ndryshme dhe në respekt të dinjitetit të përbashkët. Sipas Atit të Shenjtë, kjo duhet të jetë Olimpiada perfekte. Papa i tha këto fjalë në Bresanone, ku ndodhet me pushime. “Të premten do të hapet në Pekin edicioni i 29-të i Lojërave Olimpike. Dua të përshëndes vendin pritës, organizatorët dhe atletët, me urimin që secili të japë më të mirën në respekt të shpirtit të shenjtë olimpik. Unë do ta ndjek me shumë simpati këtë eveniment të madh, më të rëndësishmin në nivel botëror. Le të jetë sporti simbol i vëllazërisë dhe paqes mes popujve”, ishte urimi i Atit të Shenjtë. Lojërat Olimpike do të startojnë ditën e premte, më 8 gusht.


AXHENDA E MINISTRIT PANGO Nث PEKIN “PEKIN 2008”

15 Gusht 2008: Ndjekja e garave të atletikës
9- 16 gusht 2008: Ndjekja e garave të qitjes
9 – 16 gusht 2008: Ndjekja e garave të peshëngritjes
12 – 14 gusht 2008: ndjekja e garave të mundjes
10 – 16 gusht 2008: Ndjekja e garave të notit
9 – 15 gusht 2008: Ndjekja e garave të xhudos
TO
 
Redaktimi i fundit:
sa shum paska mu gzu Sala, weo me shiku lojrat olimipike live ai, ka mu gzu si thmia para akullores:D, ishalla ja knojn edhe ni nina nona kinezqe lol..
 
jo be goglushe jom bo zeher qe po mbahen kto lojra bash n'Kin:26:veq normal ishalla Shq fiton noj gjo...Salen e kom jaran t'mir:D..m'duket sikur film vizatimorLOL dhe besoj shum thell qe nuk e ka vendin n'politik por mi ru delet, bashk me mu:D..
 
Redaktimi i fundit:
jo nuk i ndjeki lojrat veq ishalla nuk na ka boj noj figur, munet me na marr ftyren atje lol..ky edhe pa fol hiq, veq me shikim na bon figur t'keqeLOL
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top