Berisha bind Kukan-in: Do të jenë zgjedhje më të mira

-Kryeministri Sali Berisha priti në një takim Komisionin Ad Hoc të Parlamentit Evropian, i cili ndodhet në Shqipëri me rastin e zgjedhjeve parlamentare, të kryesuar nga zoti Eduard Kukan, kryetar i delegacionit të PE-së për marrëdhëniet me Evropën Juglindore dhe të përbërë nga anëtarë të Parlamentit Evropian të gjitha grupeve politike.


Siç bën të ditur zyra e shtypit e Kryeministrisë, kryeministri Berisha u shprehu deputetëve të PE-së falenderimet dhe mirënjohjen për mbështetjen e palëkundur e të vazhdueshme të PE dhe deputetëve të tij ndaj Shqipërisë.


Zoti Kukan e falenderoi Kryeministrin Berisha për pritjen dhe i konfirmoi atij se qëllimi i vetëm i këtij delegacioni ad hoc të deputetëve evropian është për të dëshmuar edhe njëherë mbështetjen e fuqishme të PE dhe të mbarë spektrit politik të deputetëve të tij ndaj Shqipërisë dhe projektit të shqiptarëve për anëtarësim sa më të shpejtë në BE.


Duke u ndalur tek fushata elektorale zoti Kukan dhe deputetët e PE vlerësuan atmosferën e qetë e të civilizuar në kuadër, të së cilës u zhvillua gara intensive e partive politike për tu prezantuar qytetarëve programet dhe platformat e tyre për mandatin e ardhshëm. Deputetët evropian uruan që kjo situatë e qetë dhe e civilizuar, ashtu siç është zhvilluar deri në këtë moment, të vijojë gjatë procesit të zhvillimit të zgjedhjeve, edhe në ditët në vijim si një dëshmi tjetër e pjekurisë të shoqërisë shqiptare dhe nivelit të demokracisë së saj si një vend që ecën përpara drejt statusit të vendit kandidat dhe të ardhmes evropiane.


Kryeministri Berisha u rikofirmoi deputetëve të PE vendosmërinë dhe angazhimin e plotë të qeverisë shqiptare që këto zgjedhje të jenë zgjedhjet më të mira të zhvilluara ndonjëherë në Shqipëri në përputhje me standardet ndërkombëtarë.


“Ndihem shumë i lumtur, - u shpreh Kryeministri Berisha – për numrin e madh të delegacioneve dhe vëzhguesve ndërkombëtarë që ndodhen sot në Shqipëri, të cilët do të kenë mundësi drejtpërsëdrejti të vëzhgojnë mbarëvajtjen e këtij procesi, i cili padyshim do të jetë procesi zgjedhor më i miri i zhvilluar në Shqipëri gjatë këtyre 22 viteve”.


Në këtë kontekst kryeministri theksoi se Shqipëria ka sot një kuadër ligjor zgjedhor tërësisht të përditësuar ku janë implementuar të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR bazuar plotësisht mbi sugjerimet e opozitës. Votat e qytetarëve shqiptarë do të numërohen bazuar në sistemin më të mirë, më transparent dhe më të sigurt të numërimit që mund të ekzistojë çka përbën një garanci të plotë që rezultati do të reflektojë besnikërisht vullnetin e qytetarëve shqiptarë.


Më tej parlamentarët evropianë i shprehën Kryeministrit Berisha vlerësimet e tyre më të larta për progresin e jashtëzakonshëm që kanë ndodhur në Shqipëri gjatë kësaj periudhe, përsa i përket zhvillimeve të përgjithshme për përmbushjen e kërkesave të procesit të integrimit evropian si p.sh; arritjet në luftën kundër korrupsionit, krimit, zhvillimin ekonomik, reforma në sistemin e drejtësisë, bashkëpunimi rajonal, të cilat janë evidentuar qartësisht dhe janë vlerësuar nga institucionet e Bashkimit Evropian.


Janë pikërisht këto arsye, theksuan deputetët e PE , që ky komision ad hoc ndodhet sot në Shqipëri për të rikonfirmuar mbështetjen e PE ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe ndaj të ardhmes europiane të vendit tonë.


Shekulli
 

Attachments

  • image.jpg
    image.jpg
    28.4 KB · Shikime: 16

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%
Personalization

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Alternative header

    You can easily choose an alternative header structure for a different look.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back