Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Berisha: Bashkohuni me ne drejt ëndrrës evropiane

Berisha: Bashkohuni me ne drejt ëndrrës evropiane

“Sonte uragani i fitores është shtruar në sheshin blu të fitores sonë”, kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha gjatë fjalës së tij përpara të pranishmëve në mitingun përmbyllës të Partisë Demokratike.
Në fjalimin e fundit të kësaj fushate, Berisha e ka konsideruar fushatën e partisë që drejton , si fushatë të komunikimit njerëzor.

“Në këtë fushatë jo vetëm në mitingje e në takime, por për herë të parë kam komunikuar me 1 milion e 700 mijë shqiptarë me sms me telefon e me e-mail. Duhet tu shpreh mirënjohjen time të gjithë atyre që ju përgjigjën mesazheve të mia me mendime, mbështetje e inkurajime”, u shpreh Berisha, të premten mbrëma në sheshin “Skendërbej” në Tiranë.

Mes brohorimave të turmës, kreu demokrat i ka ftuar shqiptarët të bashkohen me ëndrrën evropiane të Partisë Demokratike duke theksuar se projekti i Shqipërisë evropiane është ajo që meriton vendi.

“Të bashkohemi së bashku në ëndrrën tonë evropiane, sepse ëndrra jonë i pranon të gjithë, ëndrra jonë i mirëpret të gjithë. Për ne shqiptarët projekti i Shqipërisë evropiane është projekti më i bukur, i të ardhmes që meriton, çdo njeri”, deklaroi Berisha.

Duke renditur ato që ai i quajti arritje të qeverisë së tij në katër vitet e shkuara, Berisha ftoi shqiptarët të kontribuojnë me votën e tyre për ta bërë “Shqipërinë si zonjë mes kombeve të Evropës”.

Berisha përmendi si arritje të qeverisë së tij, anëtarësimin në NATO, rrugën Durrës- Kukës, luftën kundër korrupsionit dhe rritjen ekonomike të vendit, pavarësinë e Kosovës etj.
.
“Në 4 vite ja dolëm të faktojmë se ëndrrat tona dimë ti bëjmë realitet. ثndrrën e NATO-s e bëmë realitet ne së bashku ëndërruam bashkimin e kombit tonë dhe shembën male” u shpreh kreu demokrat.

Ndër të tjera Berisha nuk la pa përmendur premtimet që shoqëruan fushatën e këtyre zgjedhjeve. Punësimi, rritja e rrogave dhe pensioneve, zgjidhje të problemit të pronave, legalizimet e banesave, zgjidhjen e problemeve të fermerëve dhe shkollim evropian për të rinjtë, këto kanë qënë disa nga premtimet që përmblodhi kreu demokrat në fund të rrugëtimit 30 ditor nëpër Shqipëri.

“Më 28 qershor askush nuk humbet, do të fitojë Shqipëria. Votoni si qytetarë të lirë nderoni votën tuaj, për projektin tonë evropian. Votoni 10-tën”, tha në fund Berisha. /Balkanweb/
081008-Alb-PM-Berisha-Bild,templateId=large__blob.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back