WxP
Staf në FV.AL
Ylli: Proçesi i qetë, besoj se kemi fituar
Në Berat proçesi i votimit ka mbaruar dhe materialet zgjedhore po u drejtohen KZAZ-ve. Kandidati i PS për këtë qark, Fidel Ylli ka deklaruar për Top Channel se proçesi ka rrjedhur kryesisht i qetë.
“Në Berat po mblidhen kutitë, aktualisht janë duke sjellë kutitë nga tre komuna të largëta. Unë mendoj që njerëzit që kanë votuar janë rreth 2 mijë më shumë. Situata është e qetë dhe Berati ka treguar qytetari”, ka deklaruar Ylli.
Duke dënuar ngjarjen e rëndë të mëngjesit, Ylli ka theksuar se votimi ka qenë shumë transparent, me një ndërprerje në kohën e drekës për shkak të vapës dhe pastaj sipas tij janë rikthyer për të hedhur votën rreth 5 mijë votues.
“Unë besoj se jemi fitues në këtë qark. Me ardhjen e kutive proçesi do të jetë i lehtë dhe besoj se numërimi do të fillojë pas 2-3 orësh”, ka thënë Ylli.
Ai ka bërë edhe një rezyme të disa incidenteve sporadike që sipas tij kanë ndodhur në disa komuna të thella të Beratit.
“Në disa komuna ka pasur probleme, diku komisioneri jonë është goditur, diku tjetër një i armatosur nuk linte elektoratin tonë të votonte, etj. Nuk e imagjinoj do të mos kemi mundësi të mbajmë zgjedhje demokratike”, ka shtuar Ylli.