Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Berat, bllokohet një qendër, mungon vula

Në Qarkun e Beratit votohet sot në Bashkitë Berat, Kuçovë, Ura Vajgurore, Poliçan dhe اorovodë dhe komunat e tyre.
Policia e Qarkut të Beratit deklaroi sot se mesnatën e mbrëmshme përfundoi me sukses shpërndarja e bazës materiale në të gjitha njësitë vendore, ndërkohë që mëngjesin e sotëm u janë dorëzuar komisionarëve të gjithë njësitë e votimit dhe ato të numërimit të votave.
Në Bashkinë e Beratit votojnë 48 878 votues në 74 qendra votime. Gazetarja Erjola Azizolli raporton se procesi ka nisur me vonesë në disa qendra për shkak të mbërritjes së komisionerëve me vonesë. Një problem i tillë është vërejtur në qendrën e votimit me numër 3270 ku për shkak të mbërritjes me vonesë të komisioneres së LSI-së dhe PBDNJ-së procesi i votimit nisi në orën 07:20.
Procesi i votimit ende në orën 10:00 nuk ka nisur në qendrën e votimit me numër 3297/1 që ndodhet në lagjen "Uznovë" të Beratit. Për shkak të një problemi të shkaktuar me vulën e fletëve të votimit procesi ende nuk ka nisur në këtë qendër me 605 votues.
Kryetari i KZAZ-së Agron Mahmutaj na konfirmoi me telefon se është njoftuar nga komisionerët e qendrës së votimit se vula nuk është gjendur për disa minuta çka është bërë shkak që procesi i votimit të mos nisë në orën 07:00. Menjëherë kryetari i komisionit Mahmutaj mësohet se është paraqitur pranë kësaj qendre votimi ku dhe është gjetur vula e fletëve të votimit, por për të verifikuar situatën, procesi ende nuk ka nisur.
Në bashkinë e Beratit votohet sot për kandidatin e PS-së Aleanca për të Ardhmen Fadil Nasufi dhe kandidatit të PD-së të Aleancës për Qytetarin Ilir Deçolli. Nga informacionet e deritanishme mësohet se procesi i votimit po ecën normalisht në qendrat e tjera të votimit të kësaj bashkie.
Në bashkinë e Kuçovës mësohet se ka pasur probleme me zëvendësimin e komisionerëve për shkaqe shëndetësore. Por, procesi i votimit mësohet se ka nisur rreth orës 07:00 në 25 qendra votimi të kësaj bashkie ku do të votojnë 23 182 zgjedhës. Sot në këtë bashki votohet për kandidatin e PS-së Bardhyl Gjyzeli dhe kandidatin e PD-së Selfo Kapllani.

Shekulli
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back