Beqarët, kur nuk duhet të martoheni

madmax

lost in the ocean
A keni menduar që martesa e juaj do të zgjat gjithmonë në ditën kur jeni martuar? Apo keni qenë përplot ankthe para se të martoheni? Sipas një tregimi tërheqës në gazetën “USA Today”, në çdo vit, shumë çifte shkojnë drejt ndarjes për shkak se humbin interesimin për marrëdhënie. Gazeta ka konsultuar disa burime (këshilltarë martesorë, sociolog, akademik, të cilët kanë studiuar marrëdhëniet në çift) dhe kanë zbuluar çuditërisht se shumica e nuseve dhe dhëndurëve kanë emocione në ditën kur martohen.
Arsyet kundër martesës
Autori Carl Weisman, i cili ka bërë një libër të ri me intervista të çifteve të ndara në Amerikë të quajtur “Serious Doubts: Why People Marry When They Know It Won’t Last” (Dyshimet serioze: Pse njerëzit martohen kur e dinë se nuk do ju zgjat), ka zbuluar gjatë punës se tij se 1036 njerëz kanë tepër emocione dhe nuk dinë çfarë bëjnë kur martohen. “Ata injorojnë zërin e tyre të brendshëm”,- ka thënë autori gazetës “USA Today”. “Ata e dinë qysh në fillim se martesa e tyre nuk do të zgjat”. Artikulli që ka dalë vetëm në edicionin e botuar të gazetës, pra jo “online” ka përfshirë 11 arsye se kur mund të këtë martesa të dështuara, të cilat i ka nxjerr nga të intervistuarit e tij. Të gjitha ato arsye janë si më poshtë: Nuk keni dashur të jeni beqar/e më; Mendoni se partneri/ja është më i/e bukur se ju; Mendoni se do të ndryshoni disa aspekte të partnerit/ës tuaj; E ndjeni presionin familjar; Mendoni për financat; Prisni fëmijë pa planifikim; Të liroheni nga familja juaj; Duket se gjërat do të funksionojnë si duhet; Partneri/ja ju ka bërë presion; Keni dashur të keni fëmijë; Ju është dukur një hap logjik që është dashur ta ndërmerrni.
Motivet pro martesës
Por, përveç 11 arsyeve për të mos u martuar në momentin e gabuar, ekzistojnë edhe pesë arsye për t’u martuar dhe për t’i thënë “Po” partnerit. Një sondazh i fundit tregon se bashkëjetesa “vret” martesën, dhe se shumica e njerëzve martohen për një motiv të drejt. Këto arsye janë pesë motive për të qenë të sigurt që bashkimi juaj do t’i rezistojë kohës. Për fat të keq, edhe pas një ceremonie përrallore, pothuajse 30 për qind e martesave nuk i kalojnë pesë vitet e para. Për t’u martuar nuk mund të marrësh një vendim sa hap dhe mbyll sytë, duhet të ketë arsye. Pikë së pari, duhet të bëhet për dashuri, nuk ka një marrëdhënie të shëndetshme nëse nuk ka ndjenja, pastaj duhet të jetë bashkëpunimi. Siguria është arsyeja e tretë. ثshtë e rëndësishme të keni besim tek njëri-tjetri, madje kjo duhet të jetë pika juaj e referimit. Më pas, dëshira për të krijuar familje dhe të ndiheni të matur në rolin e gruas/burrit. Mos harroni se nuk duhet të martoheni, sepse këtë e bëjnë të gjithë, për t’u larguar nga shtëpia etj.
Hulumtimi
“Jetuan të lumtur deri në fund të jetës”. Nuk është e thënë që kjo frazë të përdoret vetëm nëpër përralla dashurie. Hulumtues australian kanë zbuluar se çfarë duhet të posedojë një çift, për ta mbajtur me sukses martesën e tyre dhe për këtë nuk mjafton vetëm të jeni të dashuruar. Duke ju referuar këtij studimi në Universitetin Shtetërorë, në Australi, vitet e partnerëve, lidhjet e mëparshme madje edhe të dhënat nëse jeni duhanpirës apo jo, janë faktorë që ndikojnë në jetëgjatësinë e lidhjes martesore. Hulumtimi në fjalë është emëruar: “What Love Got to Do Whith It” (اfarë roli ka dashuria me këtë) dhe pjesëmarrës janë mbi 2500 partner të martuar. Sipas këtij studimi, në qoftë se mashkulli është 9 vite ose më shumë, më i vjetër se gruaja e tij, shanset për tu ndarë janë të dyfishta; ashtu siç është rasti me meshkujt që martohen para se t’i mbushin 25 vjeç. Fëmijët kanë shumë rëndësi për jetëgjatësinë e lidhjes martesore. Gratë që duan të kenë fëmijë dhe insistojnë për këtë më shumë se sa partneri i tyre, janë më të përshtatshme në lidhjen e tyre martesore. Prindërit e partnerëve, gjithashtu kanë rol të rëndësishëm në lidhjen martesore të një çifti, ata luajnë rolin e idilit (idhullit), për fëmijët e tyre (në këtë rast, të çiftit martesorë). Nëse prindërit e tyre nuk janë ndarë asnjëherë, kjo u ndihmon edhe fëmijëve të tyre të kenë lidhje martesore më të shëndetshme. Nuk është për t’u habitur se edhe parat luajnë rol shumë të rëndësishëm për mbajtjen e një lidhje të suksesshme martesore. Kështu që përqindja e ndarjeve të çifteve martesore që kanë pasur probleme financiare ose papunësie, është më e madhe, se sa të partnerëve që nuk kanë pasur vështirësi të tilla.


Pesë arsyet për t’u martuar
Dashuria
Bashkëpunimi
Siguria
Besimi
Dëshira


11 arsyet për martesa të dështuara
1. Nuk keni dashur të jeni beqar/e më
2. Mendoni se partneri/ja është më i/e bukur se ju
3. Mendoni se do të ndryshoni disa aspekte të partnerit/ës tuaj
4. E ndjeni presionin familjar
5. Mendoni për financat
6. Prisni fëmijë pa planifikim
7. Të liroheni nga familja e juaj
8. Duket se gjërat do të funksionojnë si duhet
9. Partneri/ja ju ka bërë presion
10. Keni dashur të keni fëmijë
11. Ju është dukur një hap logjik që është dashur ta ndërmerrni
 
Back
Top