Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Bëni kujdes me përdorimin, ky lloj ilaçi shkakton hemorragji në stomak

Shiko fotografinë 1791309
Personat mbi 75 vjeç, që marrin një aspirinë në ditë pas një infarkti, janë më të rrezikuar, ndonjëherë edhe në mënyrë fatale, nga hemorragjitë në stomak.
Sipas një kërkimi të botuar në revistën mjekësore “Lancet”, për të reduktuar këtë rrezik të moshuarit duhet të marrin edhe pilula që mbrojnë stomakun.
Por, shkencëtarët këmbëngulin se aspirina ka avantazhe të rëndësishme, mes të cilëve ndalimi i atakeve kardiake, që në njëfarë mënyre e anashkalojnë rrezikun që i kanoset stomakut.
Ndaj, ata paralajmërojnë se ndalimi i përdorimit të aspirinës menjëherë është i dëmshëm. Të gjithë ata që kanë shqetësime, duhet të konsultohen me një doktor para se të ndryshojnë mjekimin.
Mjekët, zakonisht përshkruajnë në recetat e tyre një aspirinë çdo ditë, nëse pacienti ka kaluar një infarkt apo atak kardiak, gjë që parandalon përsëritjen e tyre. Por, kërkuesit kanë kohë që e dinë se ajo mund të rrisë rrezikun e hemorragjive në stomak.
Deri më tani, në shumë kërkime ishin përfshirë persona nën moshën 75 vjeç dhe rezultati kishte treguar se ky rrezik, në këtë grupmoshë nuk ishte i madh.
Por, me rreth gjysmën e personave të moshuar që përdorin aspirinën çdo ditë në Britaninë e Madhe, kërkuesit e Universitetit të Oksfordit vendosën të zbulojnë të mirat dhe rreziqet që sjell ajo te personat mbi 75 vjeç.
Studimi i tyre tregoi se 3 në çdo 200 persona që merrnin aspirinën çdo ditë, në moshën mbi 75 vjeç regjistrohen me gjakrrjedhje serioze në stomak. Ndërkohë që rreziku rritet me rritjen e moshës. /albeu
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back