Benevento trondit Juven, bardhëzinjtë i japin “lamtumirën” kampionatit

Xhelozi

Staf në FV.AL
S/M
Juve-benevento-1100x620.jpg
Juventusi me shumë mundësi mund t’i japë sot lamtumirë luftës për titull. Kampionët në fuqi të Serie A janë mposhtur në shtëpinë e tyre 0-1 nga Benevento i drejtuar nga ish-i i tyre i njohur, Filippo Inzaghi.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në pjesën e dytë nga argjentinasi Adolfo Gaich në të 69, pas një gabimi trashanik i mbrojtjes juventine.

Cristiano Ronaldo dhe shokët e tij u munduan të barazonin dhe patën disa raste, por rezultati duket i drejtë, duke parë performancën e ekipit mik, që realizon një fitore që mund t’i sigurojë mbijetesën në Serie A. Juve, ndërkohë, mbetet 10 pikë larg nga Interi.

A2news.com
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top