Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Bën 15 vite burg për një akuzë të sajuar nga bashkëshortja

1442243291ligjiitali.jpg


“Ajo që unë dhe im vëlla deklaruam përpara gjykatës kundër babait tonë, ishte e gjitha një sajesë”.

Një sajesë që i kushtoi 15 vite burg babait të tyre. Në Itali dy të rinj, Michele 21 vjeç dhe Gabriele 24, rrëfyen pas 15 vitesh të vërtetën e një procesi gjyqësor që nisi në Sardenja edhe u mbyll në Breshia.

Babai i tyre, sot 46 vjeç, ishte viktimë e skenarit të bashkëshortes së tij, e cila thuri gjithçka për ta larguar nga banesa. Në skenar përfshiu edhe dy fëmijët e vet, në atë kohë 9 dhe 12 vjeç. Ajo u mbushi mendjen atyre që të deklaronin para gjykatës se ishin abuzuar e dhunuar nga babai i tyre për vite me radhë, si në Sardenjë ashtu edhe në Breshia.

“Për të hequr qafe babain, nëna jonë nisi të na fryjë me gënjeshtra, me gjëra që nuk ishin të vërteta, që nuk kishin ndodhur asnjëherë, gjëra që im atë as i ka bërë dhe as do të mund t’i bënte ndonjëherë kundrejt nesh”, thotë sot Gabriele.

Në dritën e deklaratave të reja, avokati i 46-vjeçarit të dënuar padrejtësisht është vënë në lëvizje për të rihapur procesin dhe për të liruar klientin e tij. Ai shprehet i bindur se do t’ja dalë mbanë pasi provat e vetme mbi bazën e të cilave u dënua ishin dy dëshmitë e fëmijëve të tij dhe asgjë tjetër.

/ Top Channel
 
Titulli: Bën 15 vite burg për një akuzë të sajuar nga bashkëshortja

Plumbin ballit e ka pak kjo.
 
Titulli: Bën 15 vite burg për një akuzë të sajuar nga bashkëshortja

Kaq shume shpirtezinje mba-ka kjo bote!!

ncncncncnc.. :(
 
Titulli: Bën 15 vite burg për një akuzë të sajuar nga bashkëshortja

Po mir kur i mbushen 18 vjet keta femij nuk ishin te vetdishme per ate genjeshter te sajuar nga nena e tyre! un them se mos tani jan hidheru nga nena e duan ti hakmerren.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back