Belgjika në alarm, shqiptarët nga Maqedonia ia mësyjnë azilit

*deliza*

VIP
V.I.P
Belgjika në alarm, shqiptarët nga Maqedonia ia mësyjnë azilit​


Që prej liberalizimit të vizave vitin e kaluar me Maqedoninë dhe Serbinë, Belgjika është një prej vendeve evropiane që po përballet me rritjen e frikshme të numrit të azil-kërkuesve nga këto dy vende.
“Vetëm sot ka pasur 250 kërkesa për azil, 87 prej tyre nga Maqedonia dhe 51 nga Serbia”, konfirmoi për Alsat-M një zëdhënëse e Komisariatit të Përgjithshëm për Refugjatët dhe Apatridët në Belgjikë. E njëjta konfirmoi për Alsat-M se bëhet fjalë për qytetarë të etnisë shqiptare nga këto dy vende.
Që të kuptohet më drejtë gjendja e alarmit para të cilit janë vënë autoritetet belge duhen krahasuar shifrat e kërkesave për azil të muajve dhe viteve të kaluara. Kështu, në muajin janar nga Maqedonia janë regjistruar vetëm 60 kërkesa për azil, pra gjatë një muaji, 27 kërkesa më pak se vetëm gjatë ditës së sotme. Ndërsa në vite, në 2007 ka pasur 59 kërkesa, 122 aplikime janë regjistruar në vitin 2008, 201 gjatë gjithë vitit 2009, ndërsa rreth 168 gjithsej nga 1 janari deri në 17 shkurt të vitit 2010.
Autoritetet belge nuk kanë ditur të japin një spjegim për këtë rritje të beftë të kërkesave për azil nga shqiptarët e Maqedonisë dhe Serbisë dhe kjo situatë ka bërë që organizmat kryesorë në vend që merren me trajtimin e kërkesave të caktojnë një mbledhje urgjente këtë javë për vendosur se si do të veprojnë më tej.

Një ndër problemet që nuk njihet nga personat që aplikojnë për azil është se Belgjika që prej vitit 2009 është e tejmbytur nga kërkesat për azil dhe se qendrat pritëse në vend kanë kapërcyer nivelin e 109% duke u detyruar të strehojnë në hotele personat që presin përgjigje për kërkesën e tyre.
Ndërkohë, sipas të dhënave të Komisariatit për refugjatët, nga kërkesat në fillim të vitit 2010, asnjë qytetar nga Maqedonia nuk ka marrë përgjigje pozitive për azil. Ndërsa vitin e kaluar, nga 201 aplikime, vetëm 2 kanë marrë përgjigje provizore pozitive, pra vetëm 1%.

Alsat-M, në Belgjikë dhe Maqedoni do të ndjekë nga afër këtë javë këtë situatë tepër të rëndë ekzodi, e cila përveç kushteve të këqia të jetesës që i detyron këta persona të marrin rrugët e mërgimit, mendohet të jenë dhe objekt i manipulimit për motive përfitimi, ku familjeve iu premtohet “parajsa” dhe në vendin ku shkojnë me gra, pleq e fëmijë, gjejnë vetëm “ferrin”.

******

'Kthehen azilkërkuesit nga Belgjika'

Disa shtetas të Maqedonisë, kryesisht shqiptarë nga zona e Likovës, që tentuan të kërkonin azil në Belgjikë, po rikthehen në atdhe.
Pas kthimit, në deklaratat dhënë medias, ata thanë se ndjeheshin të mashtruar.

Një numër i cili nuk dihet i saktë shtetasish të Maqedonisë kanë udhëtuar gjatë javëve të fundit drejt Belgjikës pas njoftimeve të rreme se qeveria belge po ofronte azil.

Situata ka alarmuar zyrtarët evropinë në Shkup dhe Bruksel që u kanë bërë thirrje autoriteteve të Shkupit që ta zgjidhin situatën.

Qeveria maqedonase ka ngritur një komision për të hetuar rastin.

Hetim

Bashkimi Evropian liberalizoi vizat me Maqedoninë në fund të vitit 2009 dhe shtetasit e saj tani tani mund të udhëtojnë pa viza në shtetet e bllokut që kanë nënshkruar Marrëveshjen e Shengen-it.

Por liberalizimi i vizave nuk parashikon mundësinë e shpërnguljes dhe punësimit të shtetasve në vendet e bllokut.

Qeveria në Shkup thotë se po tenton që t'i japë përgjigje pyetjeve se pse një grup realitivisht i madh shtetasish të saj, në një periudhë të shkurtër, morën rrugën për të kërkuar azil në një vend të BE-së.

Autoritetet kanë krijuar një komitet ku bëjnë pjesë pesë ministra qeverie.

Ambasadori i BE-së në Shkup Ervan Fuere tha se situata ishte shqetësuese dhe kërkoi që autoritetet maqedonase të bënin më shumë.

"I vlerësojmë përpjekjet e autoriteteve, por duhet më shumë angazhim që të pengojnë agjensitë e udhëtimeve që të keqpërdorin besimin e njerëzve”, tha ai.

Zhgënjim

Disa prej të kthyerve nga Belgjika i kanë deklaruar mediave se ndiheshin të mashtruar.

"Na thanë se ka dalë ligji (për të kërkuar azil) në Belgjikë, por s'ka asgjë (të vërtetë)”, thotë një e sapokthyer dhe shtoi se autoritetet belge po i refuzojnë kërkesat për azil.

“Dokumentet na kanë dalë negative… Më mirë të kthehemi në shtëpi,” shtoi ai.

Ndonëse nuk ka një shifër të saktë se sa është numri i azilkërkuesve nga Maqedonia në Belgjikë, mendohet se disa dhjetëra prej tyre ndodhen ende atje.

Gazetarja Sllobodanka Jovanovska, që punon në Bruksel dhe që është takuar me disa prej tyre thotë se ka nga ata që po kërkojnë mundësi kthimi.

“Të gjithë e kanë të qartë se kanë pasur një ide të rreme për situatën në Belgjikë dhe një pjesë e madhe e tyre kërkojnë mundësi që të kthehen në Maqedoni”, tha Jovanovska.

Shkaqe ekonomike

Personat që u larguan për të kërkuar azil, janë kryesisht shqiptarë nga Kumonava dhe Likova.

Të dyja këto zona janë relativisht të varfëra dhe u prekën më rëndë nga konflikti i armatosur i vitit 2001.

Disa prej tyre kanë deklaruar se shkaqet ekonomike ishin ato që i shtynë që të largoheshin.

Zyrtarët lokalë dhe banorë të zonës kanë bërë thirje për më shumë investime.

“Këtu nuk është investuar asgjë... Të mos harrojmë që këtu kishte dhe një konflikt para 9 vjetësh.

Të gjitha këto kanë bërë që kjo popullatë të jetëojë në kushte jashtëzakonisht të vështra ekonomike," tha Nexhat Aqifi, gazetar dhe banor i Kumonavës


 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top