! - !
Once upon a time...
Gazetari Milaim Zeka është shprehur se sulmet ndaj këngëtares Elsa Lila, e cila u arrestua në Itali, janë të patolerueshme. I ftuar në emisionin “Rrugëtim me Anilën” të gazetares Anila Çela në News 24, Zeka tha se në fakt moral po bëjnë disa personazhe publikë që për një videoklip janë të gatshme të kalojnë në duart e shtatë apo tetë biznesmenëve.
Zeka shton se të njëjtët personazhë që sot shkruajnë për nënën e Elsës, dikur heshtnin dhe nuk kërkonin shpjegime nga drejtësia shqiptare. Ai tha se moralisht e shpirtërisht e mbështet këngëtaren dhe vajzën e saj, e nuk e godet pas shpine, ndërsa për faturën që ka me drejtësinë italiane, nuk është askush që ta gjykojë.
Këngëtarja Elsa Lila është arrestuar në Itali, e cila dyshohet se bën pjesë në një organizatë kriminale që merrej me shitjen e drogës. Mediat italiane shkruanin se grupi përbëhet nga 13 persona, italianë dhe shqiptarë. Artistja shqiptare rezulton se kishte rolin e financieres.
noa.al