Çdo person i suksesshëm që njoh, është jashtëzakonisht i aftë në bindjen e njerëzve të tjerë përreth tij. Jo nëpërmjet manipulimit apo presionit, por përmes aftësive të tij bindëse: duke përdorur logjikën dhe listuar përfitimet e një ideje, për të arritur një marrëveshje.
Kur mendoni në atë qasje, që të gjithë duhet ta shfrytëzojnë fuqinë e bindjes: për t’i bindur të tjerët që ideja juaj vlen, për t’u treguar investitorëve ose palëve të interesuara se si një projekt, produkt apo biznes do të gjenerojë një fitim, për t’i ndihmuar punonjësit tuaj të kuptojnë pse ata duhet të përqafojnë një proces të ri.
Të pasurit e aftësisë për të bindur të tjerët është kritike në çdo karrierë. Kjo është arsyeja pse njerëzit e suksesshëm, janë jashtëzakonisht të aftë në bindjen e të tjerëve. Atëherë, si mund të bëheni më bindës në një mënyrë të mirëfilltë dhe autentike?
Ndani gjithmonë më të tjerët anët pozitive dhe negative të një qasjeje
Sipas profesorit të Universitetit të Ilinoisit, Daniel O’Kifi, ndarja e 1 ose 2 pikëpamjeve të kundërta është më bindëse, sesa të qëndruarit vetëm tek përfitimet e pozitës tuaj. Pse?
Asnjë ide nuk është e përsosur, dhe audienca juaj e di këtë. Njerëzit përreth e dinë se ka perspektiva të tjera dhe rezultate të tjera të mundshme. Ndaj flisni për anën tjetër të argumentit, dhe pastaj bëni më të mirën tuaj për të treguar pse keni ende të drejtë.
Nxirrni gjithnjë përfundime pozitive
Cila nga dy pohimet e mëposhtme, ka të ngjarë të prodhojë një rezultat më të mirë:“Ju duhet të ndalni së beri kaq shumë gabime”, apo “Do të donit të punonit për të përmirësuar saktësinë tuaj”?Ndërsa është shumë joshës përdorimi i taktikave të trembjes, deklaratat me rezultate pozitive priren të jenë më bindëse. Çojeni personin që shpresoni ta bindni në një vend më të mirë, në vend në një vend që ai ose ajo synon që ta shmangë.
Kini gjithmonë qëndrime të guximshme
Studimet tregojnë se njerëzit preferojnë sjelljet e guximshme,në krahasim me ato të arsyetuara në fakte shkencore. Pse?Pasi ne supozojmë në mënyrë të natyrshme se besimi barazohet me aftësinë. Edhe personi më skeptik, do të bindet pjesërisht nga besimi që ka tek një person tjetër. Ndaj qëndrojini koherent mendimeve tuaja.
Rregulloni gjithmonë ritmin tuaj të të folurit
Në situata të caktuara, të folurit shpejt funksionon. Herë të tjera, jo dhe aq. Ja se çfarë tregon një studim: Nëse audienca juaj ka të ngjarë të mos bjerë dakord,flisni më shpejt. Nëse është e kundërta, flisni më ngadalë. Kur audienca është e prirur të mos bjerë dakord me ju, të folurit më shpejt u jep atyre më pak kohë për të formuar kundër-argumentet e tyre, gjë që ju jep juve një shans më të mirë për t’i bindur ata.
Fillojeni gjithnjë me “fitore” të vogla
Arritja e një dakordësie me një efekt të qëndrueshëm, qoftë edhe vetëm për një periudhë afatshkurtër. Në vend se të kaloni direkt tek argumenti juaj, niseni me deklarata ose premisa, për të cilat ju e dini se audienca juaj do të bjerë dakord. Pra hidhni bazat për një konsensus të mundshëm.
Betohuni, në mos gjithmonë të paktën herë pas here
Betimi pa asnjë arsye është vetëm betim. Por në të njëjtën kohë, jini vetvetja. Autenticiteti është gjithmonë më bindës. Nëse nuk e përdorni asnjëherë fjalën “betohem”, mos e filloni tani. Por nëse e ndjeni vërtet, mos ngurroni ta bëni. Shkenca thotë se ka të ngjarë të jeni pak më shumë bindës.
Mësoni në çdo rast mënyrën se si audienca juaj preferon që ta përpunojë informacionin.
Njih audiencën tënde. Mos kërkoni përgjigje të menjëhershme nëse personaliteti i personit përballë e bën atë të pamundur. Por mos kërkoni mendime nëse personit përballë i pëlqen të marrë vendime të shpejta dhe të vazhdojë përpara.
Zgjidhni gjithmonë mediumin e duhur
Nëse keni mundësi zgjedhje, mos flisni personalisht. Në fillim shkruajini një e-mail. Si rregull, burrat kanë prirjen të ndjehen konkurrues dhe ta kthejnë atë që duhet të jetë një bisedë në një garë që ne mendojmë se duhet ta fitojmë.
E kundërta është e vërtetë nëse jeni një grua, që shpresoni të bindni gratë e tjera. Sipas studiuesve, gratë janë “më të përqendruara në marrëdhënie”, ndaj komunikimi personal mund të jetë më efektiv. Por nëse jeni një djalë që shpreson të bindë një djalë tjetër që e njeh mirë, patjetër që duhet të komunikoni personalisht. Sa më e afërt të jetë marrëdhënia juaj, aq më i efektshëm priret të jetë komunikimi ballë për ballë.
Sigurohuni gjithmonë që të keni të drejtë
Ju mund të ndani me ta aspektet pozitive dhe negative të një propozimi, por ajo që ka më shumë rëndësi është mesazhi juaj aktual. Së pari dhe më e rëndësishmja, ju duhet të keni të drejtë. Ndaj jini të qartë dhe konçizë. Aftësitë bindëse duhet të jenë thjesht qershia mbi tortë.
Aftesia per te bindur te tjeret eshte me shume dicka e lindur, nje fare talenti qe me kalimin e kohes mund edhe te permiresohet por nuk mendoj se dikush qe nuk e ka te lindur mund ta perfitoje gjate jetes.
Jo te gjithe jane mashtrues (amen)....pervec politikaneve?