Behrami: Shqiptarët do më shajnë 90 minuta tradhtar

cent

...Lontano
97t9w2.jpg
TIRANE - Valon Behrami, Granit Xhaka, Admir Mehmedi e Xherdan Shaqiri, janë në qendër të shtypit zvicerian këto ditë. Përballja me Shqipërinë ditën e nesërme është e veçantë për koloninë e kosovarëve që veshin fanelën e përfaqësueses helvete, pasi ata do të jenë përballë skuadrës që përfaqëson kombin e tyre. Valon Behrami është ai që i druhet më shumë kësaj sfide, duke qenë se mesfushori është kërkuar me ngulm nga Shqipëria në vitin 2004, por zgjodhi të luante me Zvicrën. "E di që shqiptarët do më provokojnë gjithë kohës, pasi kështu më ka ndodhur edhe te Lacio, - shprehet futbollisti që luan në Serinë A me Napolin. - Jam i sigurt se ata do më thërrasin gjatë gjithë kohës tradhtar, por unë do të jap gjithçka që Zvicra të fitojë", shtoi ai. Valon Behrami është nga ata futbollistë që kanë dalë në "merkaton" e madhe të futbollit shumë shpejt. Në vitin 2004, Hans Peter Brigel e kërkoi disa herë për ta bërë pjesë të kombëtares, por edhe pse u zhvilluan disa takime dhe lojtari premtoi që do të zgjidhte Shqipërinë, në fund preferoi Zvicrën. Pas 8 vitesh dhe një zgjedhjeje që la të prekur shumë tifozë, Behrami thotë se ndjehet sërish kuqezi. "Nuk do ta harroj kurrë se nga vij. Unë kam bërë tatuazh shqiponjën, simbolin e Shqipërisë, që ma kujton gjithmonë, - shprehet më tej ai. - Mesazhi im është i thjeshtë: duhet ta përgatitim këtë ndeshje si gjithë të tjerat", shton futbollisti me origjinë kosovare.
Tifozët
Në Lucernë, fakti se mund të jenë më shumë tifozë shqiptarë se zvicerianë në stadium, është kthyer në një shqetësim të vërtetë. Sipas shtypit vendas, nga 12 mijë bileta që janë nxjerrë në shitje, një pjesë e madhe e tyre kanë rënë në duart e shqiptarëve. "Zakonisht ato blihen nga njerëzit që bëjnë tifozllëk për Zvicrën, por bën përjashtim rasti kur ne luajmë kundër Shqipërisë", tha një zyrtar i Federatës Zviceriane të Futbollit. I çuditshëm është fakti se në Lucernë luajnë edhe futbollistë shqiptarë, siç është Jahmir Hyka. "Ne do të luajmë në shtëpi", ka thënë fantazisti kuqezi për mediat zviceriane. Po ashtu, në Zvicër luan edhe Armando Sadiku, ndërkohë që mesfushori Burim Kukeli është i martuar me një zviceriane. "Lojtarët që kanë zgjedhur Zvicrën shihen nga të gjithë në Shqipëri si tradhtarë, ndërsa misioni i kombëtares shqiptare do të jetë ai që t'i bindin Shaqirin and co. se kanë bërë zgjedhjen e gabuar", shkruan gazeta "Le Matin". Lidhjet e futbollistëve shqiptarë me Zvicrën shkojnë edhe më tej, pasi edhe kapiteni Lorik Cana e ka nisur aventurën e tij në Evropë pikërisht nga Lozana, ku qëndroi për 3 vjet përpara se të firmoste me Paris Sent Zhermen. Ndërkohë, vetëm një vit më parë, ish-trajneri i kombëtares Josip Kuzhe zhvilloi një "zbor" 3 ditor në Zvicër, ku grumbulloi një pjesë të madhe të futbollistëve me origjinë kosovare që luajnë në këtë vend dhe që ende nuk kanë zgjedhur një përfaqësuese.
/balkanweb
 
Pe: Behrami: Shqiptarët do më shajnë 90 minuta tradhtar

Sbesoj se ka shume lidhje
 
Titulli: Behrami: Shqiptarët do më shajnë 90 minuta tradhtar

Jam i sigurt se ata do më thërrasin gjatë gjithë kohës tradhtar, por unë do të jap gjithçka që Zvicra të fitojë",

Eshte nje loj, dhe duhet te kete fair-play. Aq kohe sa paguhet sa trajnohet nga Zvicra, besoj qe kete dhe duhet te bej, te lozi per ta tamam.

E per shqiptaret, pse duhet ta quajne tradhetar? Se beri nje hap me larg per te miren e tij?!
 
Titulli: Behrami: Shqiptarët do më shajnë 90 minuta tradhtar

Shum nga lojtaret qe luajn per zvicrren po quhen tradhtar e lloj lloj fjal pse ! vetem se zgjedhi zvicrren keta lojtar qe jan te njohur ne bote tash jan sepse kan luajtur per ate ekip jan zhvilluar ne zvicerr dhe per at arsyje vlejn sot , po te luanin per shqiperin do luanin per ndonje ekip te kategoris se 2t ne poloni apo greqi sic po bejne disa tjere.
pastaj faji kryesore qe sot keta lojtar luajn per zvicrren eshte federata e shqiperis qe deri para 1 viti nuk i ka ftu apo te interesohet qe tju jap passosha te shqiperis !
kurse ata sot per ta hekur fajin e tyre sidomos ai armand duka per ta hjequr fajin nga vetja i akuzon ata.
edhe tifozat kuq e zi injorantat i quajn tradhtare sepse nuk shikojne me u interesu me shume pse ata nuk luajn per kombetaren !
lojtarit si Granit Xhaka federata i ka kerkuar lek qe ta beje me passaport dhe qe te luaj per kombetaren keto jan deshmuar me fakte , edhe te tjereve mesiguri ju eshte bere e njejta gje.
Edhe une po te ma benin nje gje te tille do ja beja njejt , eshte kenaqesi te luash per kombetaren tende por kur nuk respektohesh at'here sja vlen.
 
Titulli: Behrami: Shqiptarët do më shajnë 90 minuta tradhtar

Mbase luajn shume shqiptar ne kombtarene e Zvicrres , ish kane mire me na dhen ndonje piike , sish kane keq edhe te 3 piket . Te na mundesojn njehere te vetmen te marrim pjes ne Boteror .
 
Titulli: Behrami: Shqiptarët do më shajnë 90 minuta tradhtar

Tradhtar nuk kemi perse ta quajm fare , pasi ate Zvicrra e beri futbollist , dhe eshte mese normale qe te zgjedhi te luaj per te ,
aq me teper qe duhet te kete nje page me te majme dhe nje prespektive me te mire .
Nqs ai i fut nje persion te tille vetes , ose nqs dhe tifozet arrijn ta mpijne sadopak , duke i bere ndonje presion , aq me mire per kombtaren ton .
hehehehe Pra eshte pak tradhtar eshte .
 
Titulli: Behrami: Shqiptarët do më shajnë 90 minuta tradhtar

Mbase luajn shume shqiptar ne kombtarene e Zvicrres , ish kane mire me na dhen ndonje piike , sish kane keq edhe te 3 piket . Te na mundesojn njehere te vetmen te marrim pjes ne Boteror .
Te na mundesoj me hile??? Nqs Shqiperia nuk ben loje per te fituar, duhet te vej me domosdo ne Botrore? Apo thuaj me mik....si gjithandej, dhe kjo pune.
 
Titulli: Behrami: Shqiptarët do më shajnë 90 minuta tradhtar

Te na mundesoj me hile??? Nqs Shqiperia nuk ben loje per te fituar, duhet te vej me domosdo ne Botrore? Apo thuaj me mik....si gjithandej, dhe kjo pune.

Mbase shtetet , funksionimin e shteteve i kemi me hile , e kemi rastin te kualifikohemi me hile ne kete Boterore se i kemi te njofeshem !Pse mos me shfrytezu rastin hehhehehe , se ndryshe s'do te marrim pjese ndonje here.
 
Titulli: Behrami: Shqiptarët do më shajnë 90 minuta tradhtar

Mbase shtetet , funksionimin e shteteve i kemi me hile , e kemi rastin te kualifikohemi me hile ne kete Boterore se i kemi te njofeshem !Pse mos me shfrytezu rastin hehhehehe , se ndryshe s'do te marrim pjese ndonje here.
Nuk eshte rast! Eshte genjeshter te fitosh dicka qe nuk e meriton dhe nuk te perket... Se di si mund te inkurajosh nje gje te tille, qe s'eshte korekte. Nqs nuk mund te fitojne me punen e tyre rezultatin per te hyre ne Botror, dmthn qe duhet te sterviten akoma.

Me ca te ngroh shpirtin qe Shqiperia do vej ne botror, pa e merituar ate vend, vetem se e ndihmuan lojtaret shqiptar nga skuadrat e huaja, per hater?!
Ne kete rast do i thoja vertet tradhetar atyre lojtareve, sdine te respektojne ekuipin qe reprezantojne.

Se sa nje prezence e tille ne Botror, me mire fare.
 
Titulli: Behrami: Shqiptarët do më shajnë 90 minuta tradhtar

Tradhetar e cfare tradhtaresh....Ky Berhami qe kur ishte me Lazio-n vite me pare e ka pranuar publikisht qe te luante me kombtaren e Zvicres ishte zgjedhja e tij edhe pasi i kishin ardhur disa ftesa nga Federata Shqiptare....Ndersa eshte budallik te mendosh e te arsyetosh ashtu sic po shoh ca arsyetime ktu: "Po te kishte luajtur me kombtaren Shqiptare nuk do ishte bere aq i njohur apo do kishte luajtur neper kategori te dyta etj etj etj"....Nuk e di sesa shume e ndjekin futbollin kto pseudo-patriotet por faktet jane totalisht kundra ketyre lloj arsyetimesh...Mjafton te kujtojme emra si Drobga,Eto,Boateng,Asamoah,Dzeko etj etj qe fatkeqesisht jane lindur e rritur ne vende akoma me te humbura e te varfera se Shqiperia por jane lojtare te klasit boteror qe nuk kan nevoje per 1 pashaporte gjermane,angleze apo spanjolle apo per disa zero me shume ne rrogen e tyre per tu bere lojtare te njohur.Kur luan per Kombetaren,po luan per Kombin dhe per origjinen tende....
Gjithesesi dhe ato "shqiptaret" e zvicres nuk eshte se kan luajtur me ndonje ekip e aq te njohur saqe te na vije aq keq jo (Pervec Shaqirit)..

P.s: Federata vazhdon te mbetet fajtori kryesor pavarsisht cdo gjeje.
 
Titulli: Behrami: Shqiptarët do më shajnë 90 minuta tradhtar

Nuk eshte rast! Eshte genjeshter te fitosh dicka qe nuk e meriton dhe nuk te perket... Se di si mund te inkurajosh nje gje te tille, qe s'eshte korekte. Nqs nuk mund te fitojne me punen e tyre rezultatin per te hyre ne Botror, dmthn qe duhet te sterviten akoma.

Me ca te ngroh shpirtin qe Shqiperia do vej ne botror, pa e merituar ate vend, vetem se e ndihmuan lojtaret shqiptar nga skuadrat e huaja, per hater?!
Ne kete rast do i thoja vertet tradhetar atyre lojtareve, sdine te respektojne ekuipin qe reprezantojne.

Se sa nje prezence e tille ne Botror, me mire fare.

Ne fakte shkrimi im thote : se Shqiperia nuk do te kualifikohet , se s'kemi kombetare , e per ate thash me metafor , se e kemi rastin kesaj here ! Po e presum Kombtaren e Kosoves , e shpresojm fublollistet nga Kosova do te kulifikohen ne Boteror. Cfare u be asnjeher mso te marr pjes ne BoTeror , me mire mos te luajn fare . Cili eshte motivi i lojtareve qe luajn futbolle per Shqiperin nuk ekam iden .

Po ,se futbolli Boteror eshte ne shkalle te larte , e s'ka mundesi ti mashtrojm ata edhe po te deshem ne .
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top