Bebi 4-muajsh

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Buzëqesh, të njeh, ka preferenca. Fëmija juaj po rritet. Edhe pse është në katër muajt e parë të jetës. Sepse ato janë mjaftueshëm që foshnja të tregojë çfarë është i aftë të mësojë në kaq kohë. Ndërgjegjësohuni edhe ju!

Gjatë këtyre muajve çuditë e foshnjërisë vazhdojnë të shpalosen. Rritja ecën me hapa të shpejtë. Sistemet e trupit janë të stabilizuara më mirë, temperatura, format e frymëmarrjes dhe rrahjet e zemrës fillojnë të bëhen më të rregullta. Periudhat e gjata të qëndrimit zgjuar kontribuojnë në zhvillimin personal dhe social të fëmijës. Reagimi ndaj njerëzve të tjerë fillon të shfaqet në çastin që bebi praktikon dhe kënaqet duke përdorur sytë e tij për të eksploruar mjedisin. Ja një listë me karakteristikat e rritjes dhe të zhvillimit të fëmijëve gjatë katër muajve të parë të jetës:

Rritja dhe karakteristikat e rritjes
-Gjatësia mesatare është 50.8-68.6 cm: rritet rreth 2.54 cm në muaj
-Pesha mesatare është 3.6-7.3 kg. Femrat peshojnë disi më pak se meshkujt
-Shtimi në peshë është afërsisht 110-220 gramë në javë
-Ritmi i frymëmarrjes është afërsisht 30-40 frymëmarrje në minutë: ritmi rritet dukshëm kur fëmija qan, apo është duke bërë diçka
-Vazhdon të marrë frymë duke përdorur muskujt e barkut
-Fontanela posteriore (hapje e kockave të kafkës në pjesën e pasme të kokës tek bebet, gjatë procesit të kalcifikimit të plotë të tyre) mbyllet në muajin e dytë
-Fontanela anteriore (në pjesën e sipërme) kompletohet në moshën 2 vjeç
-Bebi fillon të shohë ngjyrat
 
Titulli: Bebi 4-muajsh

Tani bebi lëviz
Reflekset janë aktivitete automatike të pavullnetshme. Në këtë periudhë të zhvillimit, sjelljet lëvizore refleksive fillojnë të ndryshojnë:
-Reflekset e kërkimit dhe thithjes janë të zhvilluara më mirë.
-Muskujt e qafës fillojnë të aktivizohen në mënyrë të vullnetshme për të mbajtur gradualisht kokën.
-Refleksi i përtypjes dhe lëvizjet e gjuhës ende nuk janë formuar mirë: bebi ende nuk është në gjendje të kalojë ushqimin në pjesën e pasme të gojës.
-Refleksi i kapjes fillon të integrohet gradualisht.
-Refleksi Landau (nëse fëmijën e mbajmë në pozicionin barkas mbi dorën tonë, ai përgjigjet duke ngritur kokën drejt lart dhe duke shtrirë plotësisht këmbët) shfaqet afërsisht në mes të kësaj periudhe.
Kap lodrat duke përdorur gjithë dorën, por nuk ka forcë për t’i mbajtur ato.
Në fillim bebi kthehet nga përmbys në shpinë, duke kthyer fillimisht kokën nga njëra anë dhe trupi ndjek këtë lëvizje duke u rrotulluar. Afër fundit të kësaj periudhe, bebi rrotullohet në mënyrë të vullnetshme nga përmbys në shpinë dhe pastaj anash.
Në fillim të kësaj pjese të jetës së tij, nëse bebi vendoset ulur, koka varet mbrapa dhe trungu është shumë i harkuar. Më vonë, mund të ulet, duke i mbështetur pak kokën. Rreth muajit të katërt shumë bebe mund të ulen me mbështetje, duke mbajtur kokën drejt; i pëlqen të rrijë ulur në një ndenjëse fëmijësh ose ta mbajnë në prehër.
 
Titulli: Bebi 4-muajsh

Zhvillimi njohës dhe i perceptimit
-Fikson një objekt që lëviz në një distancë 30.5 cm larg: ndjek pak objektet që lëvizin vertikalisht dhe horizontalisht në një kënd 180 gradë.
-Shikon duart me vëmendje
-Imiton gjeste
-Shikon në drejtim të burimit të tingullit (e gjen se nga vjen zhurma, tingulli)
-Njeh figurën e prindit nga të huajt, në qoftë se ndien edhe zërin, prekjen apo erën e prindit.

Stimulimi i shqisave dhe i lëvizjeve të imëta dhe të qëllimshme do të ndihmojnë bebin dhe zhvillimin intelektual. Flisni me bebin që në fillim. Vëruni emra lodrave, sendeve dhe njerëzve që ai shikon, emërtoni pjesët e trupit, shpjegoni çdo gjë që shikoni. Lexoni vjersha dhe përralla, duke i treguar ilustrimet. Prezantojeni bebin me shumë objekte, dyqanin, kishën, muzeun. Udhëtoni me makinë, autobus etj. Gjatë udhëtimit qëndroni afër dritares. Edhe në shtëpi vendoseni bebin pranë dritares, ose mbajeni afër kur lani rrobat apo gatuani. Mund ta vendosni gjithashtu përballë një pasqyre ose në mes të tapetit. Mos e sforconi bebin ose veten për të arritur diçka. Ju luani lojën, zbavituni, të mësuarit vjen si shpërblim, një shpërblim i rëndësishëm.

Zhvillimi gjuhës dhe i të folurit
Belbëzon ose gugat kur dikush i flet apo i buzëqesh.
Gugat duke përdorur tinguj si ah, eh, uh: gjithashtu imiton tingujt e vet dhe pasthirrmat e prodhuara nga të tjerët.
Qesh me zë.

Zhvillimi i personalitetit
Mund të imitojë, të përfundojë dhe të shmangë ndërveprimet. Për shembull bebi kthehet ose largohet nga një person ose situatë.
-Reagon ndaj ndryshimeve të zërave të të rriturve: për shembull mund të ketë frikë në qoftë se zërat janë të lartë, të zemëruar, ose të panjohur.
-Kënaqet kur e mbajnë hopa dhe kur e përkëdhelin, më shumë sesa kur e ushqejnë dhe kur e vënë në gjumë.
-Gugat, lëshon klithma kur zgjohet.
-Buzëqesh në përgjigje të një fytyre ose zëri: të qeshurat gjatë gjumit mendohet se janë mekanike.
-Mund të përqendrohet te vetja duke luajtur me gishtat, duart dhe këmbët.
-Entuziazmohet në lojë, kur ne i buzëqeshim, e gudulisim.
-Shpenzon më pak kohë duke qarë.
-Kërkon fytyra dhe sende të njohura: reagon duke përplasur duart dhe duke lëshuar tinguj, shumë i gëzuar.
Pushon së qari kur i afrohen prindërit ose kujdestarja. Rjeta
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top