[h=1]Bebet e modifikuara gjenetikisht, shkencëtarët: Truri mund tu jetë mbingarkuar.[/h] Shiko fotografinë 1661114
“Redaktimi i diskutueshëm i gjeneve të kryera tek binjakët në Kinë, kur ato ishin embrione, mund të kenë mbingarkuar pa dashje trurin e tyre”, sugjerojnë shkencëtarët. Në nëntor, Dr. He Jiankui dhe një ekip shkencëtarësh kinezë njoftuan se kishin përdorur metodën eksperimentale të redaktimit të gjeneve, CRISPR për të ndryshuar gjenomin e embrioneve binjake Lulu dhe Nana që tashmë kanë lindur.
Ekipi përdori procedurën për të ndërhyrë tek një gjen të quajtur CCR5, i cili mbron bebet e lindura nga një baba me virsin HIV.
“Redaktimi i gjeneve u krye tek Lulu dhe Nana për t’i mbrojtur ata nga trashëgimi i HIV-it nga babai i tyre”, tha Dr He. Por çdo ditë ne mësojmë më shumë rreth 25.000 gjeneve të ADN-së njerëzore. Dhe sot, një studim i botuar në revistën “Cell”, zbuloi se ndërhyrja tek gjeni CCR5, gjithashtu ka efekte në kujtesën dhe funksionin njohës. Studimi u realizua nga Universiteti i Kalifornisë, Los Angeles.
Ata parashikojnë se gjenet e Lulu dhe Nana janë ndryshuar në një mënyrë që jo vetëm do t’i mbrojë, por do të përmirësojë performancat e tyre mendore. Njoftimi i papritur që dy foshnje me gjene të redaktuara kishin lindur tashmë, tronditi komunitetin shkencor dhe botën. Kjo solli në vëmendje etikën dhe shqetësim mbi perspektivën e ‘foshnjave projektuese’.
Shkencëtarët kinezë këmbëngulën se ata kishin ndërhyre vetëm tek gjenet CRISPR për të parandaluar sëmundjen – HIV – dhe se nuk kishin bërë ndonjë ndryshim arbitrar ose që të përmirësonin fetusin. Por, me dashje ose pa dashje, rezulton të mos jetë kështu. Vite më parë, Dr Alcino Silva dhe laboratorin e tij të neuroshkencës në UCLA po kërkonin një mënyrë për të trajtuar deficitet njohëse. Ata hetuan shumë gjene dhe u penguan nga CCR5. Gjeni dukej si një objektiv premtues për ndryshime që mund të përmirësonte kujtesën dhe të mësuarit, ose të paktën të ndihmonte njerëzit me dëmtime në ato funksione njohëse.
Kur Dr Silva dhe ekipi i tij kërkuan CCR5, u tronditën kur zbuluan se është i njëjti gjen që lejon hyrjen e virusit HIV në qelizat njerëzore. Dhe në një kthesë më të lumtur, ekzistonte tashmë një ilaç i HIV-it që fiksonte gjenin për të mohuar qasjen e virusit tek qelizat. Duket sikur redaktimi i gjenit mund të ndihmojë në përmirësimin e aftësive njohëse.
Gazeta Shqip