BE shtyn bisedimet me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut

  • Hapësi i temës Hapësi i temës WxP
  • Start date Start date
1606838617144.png
BRUKSEL – Afrimi i Shqipërisë me Bashkimin Europian merr një tjetër shtyrje. Ambasadorët e BE-së thonë se Shqipëria ka shënuar përparim në përmbushjen e kushteve, por ka ende punë për të bërë. Fillimi i bisedimeve shtyhet edhe për Maqedoninë e Veriut për shkak të mosmarrëveshjeve me Bullgarinë për gjuhën dhe minoritetin maqedonas.

Mosmarrëveshjet mes ambasadorëve të BE-së për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut bënë që ato të mos nisin në dhjetor. Komiteti i Përhershëm Përfaqësuesve, i njohur si Coreper, ra dakord në draftin e konkluzioneve se Shqipëria nuk është gati për konferencën e parë ndërqeveritare me BE-në, pasi ka ende punë për të bërë në përmbushjen e kushteve të vendosura më herët në mars.

Ambasadorët përshëndetën punën e bërë nga Shqipëria për reformat, por theksuan se duhet të tregojë më shumë përparim në përmbushjen e kushteve. Italia u mundua që të zbuste gjuhën e përdorur në tekstin e konkluzioneve për Shqipërinë, por kjo kërkesë u refuzua.

Përsa i përket Maqedonisë së Veriut, dokumenti thekson se data për konferencën e parë ndërqeveritare do të vendoset pas zgjidhjes së mosmarrëveshjeve me Bullgarinë. Kjo e fundit ka bllokuar bisedimet pasi pretendon se maqedonishtja është dialekt bullgar dhe se nuk ka minoritet maqedonas në Bullgari. Dy çështjet duhet të përfshihen në dokumentin final për nisjen e bisedimeve, por kryeministri Zoran Zaev deri më tani ka refuzuar t’i pranojë ato.

Drafti i konkluzioneve nga ambasadorët do të kalojë te ministrat e jashtëm dhe të çështjeve të Europës të Unionit më 8 dhjetor. Fillimi i bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut tashmë mund të miratohet në mars 2021, por as kjo nuk është e sigurtë.

Top Channel
 

Attachments

  • 1606838598900.png
    1606838598900.png
    1 MB · Shikime: 217
Po pse hallin e rames kemi ne :(
Populli hallin e lidershipit ka sepse nuk drejton populli por ata qe zgjedh me vota . Ai qe drejton vendin o te con para o te con vite mbrapa. Fakti qe deshtoi me hapjen e negociatave do te thote deshtim.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top