BE, 3 milionë euro për të ngrënë insekte

  • Hapësi i temës Hapësi i temës WxP
  • Start date Start date

WxP

Staf në FV.AL
Adm
BE do të shpenzojë tre milionë euro në studimin mbi “potencialin e insekteve si një burim alternativ i proteinave”. Ekspertët e ushqimit kanë rënë dakord se insektet duhet të provohen në Europë, në mënyrë që këtë ushqim ata ta përdorin si ofertë shtesë në fast food-e. Rreth 2.5 miliardë njerëz rreth botës i përdorin në kuzhinën e tyre insektet. Megjithatë, ekspertët e autoriteteve të ushqimit në Europë thonë se insektet janë një burim i madh proteinash.
Disa krimba përmbajnë proteina tri herë më shumë se një racion mish viçi, ndërsa katër bulktha kanë kalcium aq sa përmban një gotë qumësht.
Daniel Creedon, një shef kuzhine që gatuan milingonat, gjinkallat dhe bletët në mjaltë në restorantin “London Archipelago”, tha: “Nëse insektet fillojnë të përfshihen në zinxhirin ushqimor, duhet të fshihen. Jo shumë njerëz mund të blejnë një hamburger me gjinkallë”.
Ekspertët e mjedisit thonë se mësimi me këtë ide është i paevitueshëm, sepse sipas tyre, në 2020-n njerëzit nuk do të kenë shumë zgjedhje në ushqim.
 

Attachments

  • insekte.jpg
    insekte.jpg
    16.9 KB · Shikime: 2
Pe: BE, 3 milionë euro për të ngrënë insekte

Citim:,.Ekspertët e ushqimit kanë rënë dakord se insektet duhet të provohen në Europë, në mënyrë që këtë ushqim ata ta përdorin si ofertë shtesë në fast food-e.
Me kete kriz qe kemi ne ne Evrop vec keshtu munde te ushqehemi tani e tutje...LOL....
PO e futen si produkt konsumimi neper fastfood,,iken sufllaqet e mija te dashuraa,,:(..:P..,sdo ha kurre me ..nga frika se mos ka ndonje insekt brenda,.variacioni "KRIMB"..LOL,..imagjino nje pjate,,me krimba mendafshi qe u thoshim ne nga fshati jone..:P...te skuqur...LOL...
Gjithesesi e vertet eshte qe jane mjafte ushqyese per trupin njerzore shume lloje insektesh,,..
 
Titulli: BE, 3 milionë euro për të ngrënë insekte

Ushqimet e perqendruara qe perdorin shoqerit hapsinore si NASA apo MIR nuk jane gje tjeter vecse perqendrime vitaminoze, proteinike, karboihdrate etj, te akumuluara nga perberes insektesh.

personalisht kam provuar milingona te skuqura, krimba toke te pjekur, gjarper, breshk, kermill po e po, jam me parimin Kinez: "Cdo gje ne toke pervec makinave, cdo gje ne ajer pervec avjonit, cdo gje ne det pervec anijeve, eshte e ngrenshme"

Edhe nje fakt tjeter: mjeksia popullore , fiset Maja i perdornin vlerat e insekteve ne kete rast te milingonave per qepjen e plageve, pasi milingonat, koka e tyre pervec 2 dhembeve te fuqishme eshte e mbushur me proteina mjeksore.
antswarriors3.jpg
futuresuture.jpg
 
Back
Top