BBC: Ja pse shqiptarët varin ‘kukulla" ne shtepi

Lauri

Anunnak
Një traditë shqiptare, e cila i bën përshtypje shumë të huajve, por edhe vetë shqiptarëve, është në qendër të një reportazhi të përgatitur nga BBC dhe të shumëlexuar në portalin e tyre.

Gazetarja Elizabeth Gowing thotë se kudo nëpër Shqipëri mund të shohësh kukulla prej pellushi, të varura përpara ndërtimeve të ndryshme, qofshin shtëpi ose biznese.

maj2_zpshkgm1kaw.png

“Në shqip i quajnë thjesht majmunë, një fjalë që përdoret për kukullat e buta”.

Por përse i varin shqiptarët?

“Ka lidhje me fenë? Por përgjigja që vjen nga myslimanë apo katolikë është e njëjtë: feja nuk është e rëndësishme”.

“Pronarët e shtëpive e pranojnë: është diçka më serioze- majmunët i mbrojnë nga syri i keq”.

Dikush i thotë gazetares se syri i keq mund të çajë një gur në dysh, aq i fuqishëm është.

Madje një usta, që ka punuar edhe në Londër, thotë se beson shumë tek syri i keq.

“Nuk e kisha varur majmunin tek godina dhe erdhi policia. Po më shkaktonin probleme. Djali im shkoi dhe e bleu një majmun dhe tani nuk kemi më probleme”.

Gazetarja thotë se askush nuk di të shpjegojë se nga erdhi ideja fillestare, por ka ardhur pas rrëzimit të komunizmit.

Ajo shton se edhe hudhrat përdoren kundër syrit të keq, por edhe kafkat e disa kafshëve.

“Këta majmunë janë idhujt e kapitalizmit. Më të fuqishëm se feja, madje edhe se nacionalizmi, në atë që dikur ishte një shtet ateist. Një nga shtëpitë që kam vizituar është në pronësi të një minatori në pension. Shtëpia e tij mbrohet nga një majmun gri, sa një fëmijë i vogël. “E vura sapo ndërtova shtëpinë. Ishte një flamur shqiptar, por atë e hoqa. Atë e vë vetëm kur ka festa. Majmuni qëndron gjithmonë”.
/G-e

maj1_zpsoawdj2ax.png

maj3_zpspwvmyr87.png

maj4_zpsfieydpys.png
 
Titulli: BBC: Ja pse shqiptarët varin ‘kukulla" ne shtepi

Boooo sa te ngordhur keto qe varin pa pike shije
 
Titulli: BBC: Ja pse shqiptarët varin ‘kukulla" ne shtepi

hahahahahahaha rrac majmunesh :P
 
Titulli: BBC: Ja pse shqiptarët varin ‘kukulla" ne shtepi

Edhe une isha i befasuar kur i pash per here te pare. Ishte me dimensione te nje njeriut mesatar dhe i kishin vesh edhe rroba te punes. Ja kishin varr litarin ne fyt. Nga larg dukej tamam si njeri.
 
Titulli: BBC: Ja pse shqiptarët varin ‘kukulla" ne shtepi

Vetem une s'kam pare kurre ndonje kukull te varur kshu ne Shqiperi.
 
Titulli: BBC: Ja pse shqiptarët varin ‘kukulla" ne shtepi

Kam pare tip "majmunesh" neper ara te mbjellura, dhe e di qe kete e bejne per t'i friguar sorrat.. por per keta lloj "majmunesh" qe i pershkruan BBC, nuk kam pare, e as nuk kam degjuar asnjehere!!
 
Titulli: BBC: Ja pse shqiptarët varin ‘kukulla" ne shtepi

Edhe une se paskam pare ndonjehere dicka te tille ... Por te thuash qe I quajne thjeshte majmune, nderkohe qe mund te jete nje loder pellushi arush, qen , kal, mace .. Etj etj , me duket vertet qesharake.
 
Titulli: BBC: Ja pse shqiptarët varin ‘kukulla" ne shtepi

Mahh po kto jane gjera koti lol
 
Titulli: BBC: Ja pse shqiptarët varin ‘kukulla" ne shtepi

Te mendosh se majmuni loder te mbron nga syri i lig ,kjo eshte kulmi i vobekve.ne ks me ka zen syri hudha se varin,po jo majmuna apo lodra kukulla ne shtepi......nese nuk. Gaboj edhe ne mk varin?
 
Titulli: BBC: Ja pse shqiptarët varin ‘kukulla" ne shtepi

haha..
Une kam pare.. tulifarsoj gjerash.. Neper ara e bejne nje njeri si kokashte Lol.. qe te shkoj zyri te ajo kukulla pra jo te shpia apo perimja, Betstytni budallalliqe... Njerez budallenj. Thuaj beso Nzot jo thone: I thu beso se ta ruan kukulla mallin: pooo ja bejne, Lol
 
Back
Top