Baze raketash ne Shqiperi

Shqipëria po përmendet përherë e më tepër në analizat e fundit gjeostrategjike, si një nga vendet ku Shtetet e Bashkuara mund të zhvendosin sistemin e tyre të shumëdiskutuar interceptues të raketave balistike me rreze të mesme veprimi.
Në një analizë të botuar së fundi nga “International Herald Tribune”, përmendej se Shqipëria së bashku me Turqinë, Bullgarinë e Rumaninë, mund të përbënin një brez sigurie, ku mund të vendosej sistemi i mbrojtjes raketore, si një përgjigje për kërcënimin bërthamor në rritje të Iranit.
Shtetet e Bashkuara kanë hasur një rezistencë të fortë nga ana e Moskës, që ka refuzuar ngritjen e sistemit mbrojtës në Poloni, një vend që qëndron pranë dyerve të saj. Si rezultat, analistë përherë e më të shumtë, mendojnë se politika e re e Presidentit Obama, do të kërkojë të heqë dorë nga kërkesa maksimaliste e sistemit mbrojtës në këto dy vende, duke kërkuar ndërkohë një kategori tjetër vendesh europiane, të cilat nuk do të përbënin shqetësim për Rusinë, nëse aty ngriheshin sistemet amerikane të mbrojtjes. Midis këtyre vendeve, Shqipëria duket se po përmendet përherë e më tepër, për shkak ndoshta edhe të proamerikanizmit të saj pa rezerva, por edhe për shkak të pozicionit të favorshëm gjeostrategjik.
Analistët amerikanë, Dinshaw Mistry, nga Universiteti i Cincinnati-t dhe Charles D. Ferguson, i Këshillit për Marrëdhënie të Jashtme në SHBA, shkruajnë për “International Herald Tribune” se, ndërkohë që Amerika është në gjendje ta përballojë nga bazat e veta në Alaska të gjithë rrezikun e raketave balistike interkontinentale që mund të vijnë nga Irani, problem mbetet Europa, e cila do të ishte e zbuluar përballë kërcënimit për sulme me raketa balistike me rreze të mesme. Meqenëse Rusia do të irritohej nëse shtohej numri i interceptorëve në Poloni, atëherë SHBA mbetet të vihet në kërkim të bazave alternative, diku tjetër nëpër Europë. “Për këtë arsye, nevojitet një arkitekturë e re mbrojtjeje raketore në Europë”, - shkruajnë Mistry dhe Ferguson, “me interceptorë në Turqi, Bullgari, Rumani ose Shqipëri”.


blog.shekulli.com.al
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Baze raketash ne Shqiperi

Kosh plehrash po shnderrohemi...
 
Titulli: Baze raketash ne Shqiperi

Kosh plehrash po shnderrohemi...

Normale Nostra , kur behet gjithe ajo vile e bukur ka dhe nje bodrum ku lene ndonje cape per te prashitur bacen , ndonje gje te keqe qe s'kane ku ta hedhin , ose per te lene kolltuqet qe dalin nga moda :)
 
Titulli: Baze raketash ne Shqiperi

shqiperine e perdori rusi 50 vjet, tani amerikani.

cna duhen raketat neve?

nuk kemi armiqesi as me rusin as me iranin?
 
Titulli: Baze raketash ne Shqiperi

Amerika po perpiqet tja shes Evropes kete sistemin anti-misil .
U perpoq tja shiste duke i bere propagande se do sherbente si
mbrojtje ne rast sulmi nga ruset , gje e cila hahej deri diku ,
dhe ngaqe nuk eci ashtu , po perpiqet tani tja instaloje ne jug ,
gjoja per tu mbrojtur nga sulmet islamike , gje qe eshte pothuaj
e pa nevojshme . Gjithe puna eshte shitja e sitemit mbrojtes.
Evropa i ka thene ,une ta blej sistemin , por ti me thuaj ku ta vendos dhe pse.
 
Titulli: Baze raketash ne Shqiperi

Hartini;138954 U perpoq tja shiste duke i bere propagande se do sherbente si mbrojtje ne rast sulmi nga ruset said:
gjoja per tu mbrojtur nga sulmet islamike[/COLOR] , gje qe eshte pothuaj
e pa nevojshme . Gjithe puna eshte shitja e sitemit mbrojtes.
Evropa i ka thene ,une ta blej sistemin , por ti me thuaj ku ta vendos dhe pse.
????
ue nga i di ti te gjitha keto bre ..?
 
Titulli: Baze raketash ne Shqiperi

Siq po vajne gjerat, :pepe:shume shpejt do ikim ne per ne hene, per i cik pushim :canna: po do shkjome atje se sbene :bye: se paku per te nderruar flamurin te cilin e nguli i pari yne atje :qesh:
 
Titulli: Baze raketash ne Shqiperi

Amerika po perpiqet tja shes Evropes kete sistemin anti-misil .
U perpoq tja shiste duke i bere propagande se do sherbente si
mbrojtje ne rast sulmi nga ruset , gje e cila hahej deri diku ,
dhe ngaqe nuk eci ashtu , po perpiqet tani tja instaloje ne jug ,
gjoja per tu mbrojtur nga sulmet islamike , gje qe eshte pothuaj
e pa nevojshme . Gjithe puna eshte shitja e sitemit mbrojtes.
Evropa i ka thene ,une ta blej sistemin , por ti me thuaj ku ta vendos dhe pse.

-----------------------------------------------------------------
ndodh rrall here qe pajtohem me njeri, por kesaj radhe bie dakort me ty.

lol
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top