Bayern Munich, shkruan shqip dhe vendos flamurin kuqezi

bayern-munich.jpg

Skuadra e Bayern Munchen nuk e mbylli kampionatin në mënyrë dinjitoze, megjithatë bavarezët janë brenda objektivave, pasi distanca me vendin e parë është vetëm 4 pikë, pozicion që mbahet nga Leipzig. Të shumtë janë edhe tifozët nga Shqipëria, të cilët mbështesin klubin bavarez, dhe bëjnë tifo për ta.

Për këtë arsye, vetë klubi gjerman, ka vendosur të falenderojë të gjithë tifozët shqiptarë. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, Bayern shkruan: “Faleminderit për mbështetjen tuaj në vitin 2019.”, një shkrim të cilin e shoqëron edhe me “emojin” e shqiponjës.

Edhe në foton e postuar bashkëngjitur postimit, shihet goleadori i bavarezëve Levandovski me sfondin e flamurit shqiptar.


Lajmifundit.al
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top