Bajerni, fitoren e 8-të radhazi, për të kapur kreun
Nils Petersen dhe Tomas Myler i dhanë fitoren bavarezëve ndaj Shalkes, ndërsa Dortmundi mposhtet “in extremis” nga Hanoveri
Seria e 5 fitoreve rresht për Bajernin e Mynihut nuk u ndërpre as këtë javë nga Shalke, teksa bavarezët e merituan fitoren 2-0 larg shtëpisë së tyre. اaste të vështira për ish-lojtarët e Shalkes, Nojerin dhe Rafinjan, të cilët u fishkëllyen nga tifozët vendas, ndoshta dhe prej paraqitjes së tyre bindëse me një fanellë tjetër. I pari që mendoi për të thyer akullin ishte Nils Petersen në minutën e 22’-të.
Pas një nisje të takimit tepër energjike, ku asnjëra nga skuadrat nuk mundi të gjejë hapësira të shumta në mesfushë, Frenk Riberi shfrytëzoi mundësinë i pari për të hyrë në zonat e thella të mbrojtjes së Shalkes. Pas depërtimit që e nisi nga mesfusha bavareze, francezi pasoi një top goli për Petersenin, i cili duhet të godiste 2 herë për të gjetur rrugën e rrjetës.
Më tej, Bajerni humbi një mori rastesh, në veçanti zëvendësuesi i të dëmtuarit Gomez, Petersen, por mundën të dyfishojnë avantazhin e tyre në minutën e 75-stë. Zëvendësuesi David Alaba kombinoi mirë me Riberinë dhe pas prekjes së lehtë të topit nga Papadopulos, Myler goditi fluturimthi nga brenda zonës dhe Bajerni u qetësua në 2-0. Ky gol vuri dhe qetësinë në “Veltins Arena” dhe fiku çdo dritë jeshile për Shalken, që të dilte me ndonjë pikë nga ky duel.
Përfundimi i ndeshjes vendosi Bajernin në kryesimin e Bundesligës, me 2 pikë më shumë se Verderi dhe M’gladbah. Ndërsa për Shalken vazhdon rrëshqitja në vende akoma dhe më pak prestigjoze, duke kaluar kështu në vendin e 9-të, pas 2 humbjeve në 2 javët e fundit.
Kampionët aktualë të Bundesligës, Dortmundi, provuan një humbje 2-1 në minutat e fundit, përballë Hanoverit të Mirko Slomkas, pas një takimi tepër të kontestuar në “AثD Arena” dje mbasdite. Kampionët e nisën mirë ndeshjen, duke I bërë presion kundërshtarit që në mesfushën e tij, në kërkim të çarjes së mbrojtjes. Levandovski dhe Perisiç shkuan 2 herë pranë golit në pjesën e parë, e cila u mbyll në barazim e bardhë.
Menjëherë pasi skuadrat hynë në fushë pas pushimit, u duk sikur takimi do të ishte më i nxehtë, pasi vendasit rrezikuan disa herë, por vetëm kaq. Dortmundi fitoi terren dhe arriti të godasë rrjetën e vendasve në minutën e 63-të me anë të Kagauas. Megjithatë, goli i tij mori një kundërpërgjigje nga Hagui, i cili barazpeshoi gjithçka me kokë nga goditja e këndit në të 87-ën. Ridalja në skenë e Hanoverit u kompletua vetëm 1 minutë më pas, kur Ja Konan shënoi falë një goditjeje madhështore fluturimthi, duke vulosur 3 pikët jetësore për vendasit.
Trajneri i Bajernit
Hejnkes: Pjesa e dytë, shumë e mirë
Trajneri i Bajernit, Jup Hejnkes, deklaroi pas fitores 2-0 kundër Shalkes: “Ishim klas i lartë sërish. Ajo ishte pjesa e dytë më e mirë e sezonit. Kemi një skuadër të mirë dhe pozitat e mira që kemi mund të kompensojnë mungesën e lojtarëve kyç. Këtë e pamë sërish sot (dje). Sidoqoftë, është shumë e rëndësishme që Mario Gomez dhe Arjen Roben të rikthehen sa më shpejt të jetë e mundur.” Ndërsa Kristian Nerlinger tha se ekipi ishte fokusuar totalisht dhe bindi në çdo aspekt.
Trajneri i Dortmundit
Klop: Fajtorë për humbjen jemi ne
Pas humbjes së papritur 2-1 kundër Hanoverit, trajneri i Dortmundit, Jurgen Klop, deklaroi: “Dukej qartë që skuadra kishte plane të mëdha, por në fund mbetëm duarbosh dhe të vetmit fajtor për këtë, jemi ne. Mënyra si luajtëm nuk ishte e keqe, por rezultati përfundimtar po. Humbja na ka mërzitur shumë, por na duhet të mësojmë nga kjo. Në luajtëm më mirë se kundërshtarët në çdo zonë të fushës, nëse vështrojmë statistikat e ndeshjes, megjithatë dështuam vetëm t’i mundnim me gola.”