Bateria drejt zhdukjes

sabah

Anëtar i Respektuar
Bateria, që për breza të tëre i ka dhënë fuqi jetës sonë, shumë shpejt mund të mos përdoret më.

Shkencëtarët britanikë thonë se kanë krijuar një plastikë që mund të ruajë dhe çlirojë energji, duke revolucionarizuar mënyrën si përdorim telefonat, si i japim makinës, madje edhe si veshim rrobat.

Teknologjia mund të na çojë në përdorimin e ekraneve të kompjuterëve fleksibël aq sa mund të merren me vete si një copë letër.

Dhe mund të përdoret gjithashtu për të krijuar “rroba elektrike” të cilat karikohen ndërsa personi lëviz dhe të cilat ngadalë çlirojnë nxehtësi kur moti ftohet.
(hitech)
 
Titulli: Bateria drejt zhdukjes

lajm interesant, sepse baterit dhe ndotin shum ambjentin bravo anglezt!
 
Titulli: Bateria drejt zhdukjes

Bukur kjo gje ky po qe eshte lajm i mire.
 
Titulli: Bateria drejt zhdukjes

Para pak kohesh lexova qe kishin bere nje kostum te pajisur me minipanele diellore dhe prodhonte energjite mjaftueshme per te karikuar lap-topin.
 
Back
Top