Bashkia paguan qytetarët të urinojnë në tualetet publike

LeVoyageur

Once upon a time...
vc.jpg


Një qytet indian ka bërë me dije se do të paguajë secilin qytetar që përdor tualetet publike, përpjekje kjo për të stopuar kryerjen e nevojave fiziologjike në zona të hapura.

Korporata Bashkiake e Ahmedabad (AMC), e cila ka në pronësi rreth 315 tualete publike nëpër qytet, ka thënë se rojtarët e vendosur në 67 tualete në zona të ndryshme që janë përdorë për kryerjen e nevojave fiziologjike do t’ju japin nga 14 cent secilit person që përdorë tualetet.

“Nëse tregohet i suksesshëm, projekti do të implementohet edhe në pjesën tjetër të tualeteve publike në Ahmedabad”, ka thënë zyrtari shëndetësor i AMC, Bhavikk Joshi, raporton UPI.

Pravin Patel, nga komiteti mbikëqyrës i projektit, ka thënë se personat që kryejnë vazhdimisht nevojat fiziologjike në zona të hapura do të “identifikohen dhe inkurajohen” për të përdorur tualetet.

“Ideja prapa këtij projekti është parandalimi i personave që i kryejnë këto nevoja në pjesë të qytetit ani pse ka tualete publike”, ka thënë Patel.

Ky projekt pritet të hyjë në fuqi brenda kësaj jave.
mapo
 
Pe: Bashkia paguan qytetarët të urinojnë në tualetet publike

sikur ta kopjonin dhe keto te qeveris son ket :gjuhe:
 
Titulli: Bashkia paguan qytetarët të urinojnë në tualetet publike

Do i ket pajis edhe me kart bera cicin pipppppp shtyp karten :P
 
Titulli: Bashkia paguan qytetarët të urinojnë në tualetet publike

Ne shqiperi paguajen per ti prish lol
 
Back
Top