Basha: 180 mijë vota pa u numëruar, PS të mos bllokojë procesin

ida angel

:)
V.I.P
Basha: 180 mijë vota pa u numëruar, PS të mos bllokojë procesin
basha_ali_demi_200_200.jpg


TIRANE – Lajmifundit – Kandidati i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka bërë thirrje pak çaste më parë që procesi i numërimit të votave të vazhdojë normalisht.
Basha denoncoi bllokimin e numërimit “nga pala tjetër në qendrat që favorizojnë PD-në”, duke theksuar se numërimi deri tani është zhvilluar në qendrat që favorizojnë Partinë Socialiste.
“Ka edhe 180 mijë vota, duhet të numërohen me qetësi e transparencë”, tha Basha. Ai përsëriti se është i vendosur të respektojë numërimin e çdo vote.
“Bazuar në të dhënat e mia, kam besim në konfirmimin e fitores së shumëpritur në Tiranë”, theksoi Basha.lajmifundit
 
Pe: Basha: 180 mijë vota pa u numëruar, PS të mos bllokojë procesin

Opa filluan matrapazlleqet tani ne fund... Si gjithmone Sala&Co keshtu do i bejne votimet ncncnc
 
Pe: Basha: 180 mijë vota pa u numëruar, PS të mos bllokojë procesin

Mari jane dhe 180 mije vota pa numeruar ,mund te jene ne favor te Rames apo te Bashes ,askush nuk i di .Nuk shof ndonje matrapazllek ketu :p
 
Pe: Basha: 180 mijë vota pa u numëruar, PS të mos bllokojë procesin

Sigurisht qe ka, njesoj si ndodhi per zgjedhjet me pare, ncnc i ngadalsojne dhe ne fund ja mbaje mend sa kutira do nxjerrin te pavlefshme ketu do jemi...
E kane bere te rruges tani Ida e dime te gjithe ... njerzit nuk jane budallenj jo, sa mund te mendoje sala me gjithe gomeret e tij :)
 
Pe: Basha: 180 mijë vota pa u numëruar, PS të mos bllokojë procesin

Vonesa vjen per shkak te procedures se numerimit te votave ,komisioneret si te PD si te PS jane heronjte e dites ,askush se ka kohen e tepert te rij 24 ore non stop duke u mar me numerime ,njerez jane .Thjesht respektimi procedurave e sjell kete gje .
Eshte nje Shqiperi e tere per tu numeruar ,apo sjemi shtuar dhe shume kohet e fundit :D
 
Titulli: Basha: 180 mijë vota pa u numëruar, PS të mos bllokojë procesin

Ushttt vrasës se nuk të votojnë Tiranasit ty yshttttttt gomar . Votimin e kanë bllokuar zagarët e tu edhe jo ps,është një bllokim që bëhet për të ''skaduar'' afatin kohor të vëzhguesëve , (një afat që është 48-orë) me shpresën se do mund të vidhni përsëri .Ndërkohë ''zonja e nderuar'' i kërkon ps të njohë zgjedhjet ,kujë, si nuk i përpin dheu gomerët ,humbasin në Laç,Kavajë.Burrel etj etj lere më në vendet e tjera. Mirë që Venecianët kanë votuar për qytetin në ujë . Sa idiote, ndodh vetëm në Shqipëri,partia që ''fiton'' zgjedhjet nuk fiton asnjë qëndër urbane .
 
Basha, tre minuta deklaratë: Janë edhe 180 mijë vota për numërim

Kandidati demokrat Lulzim Basha, në një dalje publike që zgjati vetëm tre minuta i falënderoi komisionerët e të gjithë partive politike prezente në numërim dhe i bëri thirrje veçanërisht atyre socialistë për të mos zvarritur procesin e numërimit.


"Dua të shpreh mirënjohjen time për vëshguesit dhe numëruesit. Kanë mbetur për tu numëruar plot 180 mijë vota që kërkojnë qetësi dhe transparencë por socialistët kanë bllokuar dhe po zvarrisin procesin e numërimit. Kam besim në fitoren e shumëpritur në Tiranë.", tha Basha.
:27shekulli:27
 
Pe: Basha: 180 mijë vota pa u numëruar, PS të mos bllokojë procesin

Aman mi Ida si shpjegohet ne vendet Europiane numerinet dhe votimet behen brenda dites dhe nates kurse vetem ne Shqiperi ndodh kjo qe zgjatin nje jave ???? Me thuaj pra si ka mundesi keshtu se shume per budallenj po na beni ... Ishin votimet ketu u bene brenda dites dhe gjate nates dolen dhe perfundimet diten tjeter ne mengjes dhane rezultatet pfff jane maskarenj ne shqiperi pike se i duan votat e popullit me dhume dhe me gjak ok dhe ska te bej asgje nga ajo qe the asgjeeee ska gje te numerosh votat asnje gje ... Nuk ka komplikime emrat jane te ndare kryqet a ku di une cfare vihet atje jane te bera keshtu qe s'ka arsye vonimi ...
Po thuaj kete qeveri na ka rene ne pjese se ashtu i moren votat e para ata ashtu po mundohen ti marrin dhe tani ... por kete here mendoj se e kane te kot shume te kot populli si harron dot ato qe ndodhen ne janar jo .... dhe kane pare kush ka bere me shume per qytetet dhe sa kane bere

Ps: Sa eshte Shqiperia eshte vetem nje fshat i Frances ... atehere bej pak peshoren ... ; )
 
Redaktimi i fundit:
Basha, tre minuta deklaratë: Janë edhe 180 mijë vota për numërim

Kandidati demokrat Lulzim Basha, në një dalje publike që zgjati vetëm tre minuta i falënderoi komisionerët e të gjithë partive politike prezente në numërim dhe i bëri thirrje veçanërisht atyre socialistë për të mos zvarritur procesin e numërimit.


"Dua të shpreh mirënjohjen time për vëshguesit dhe numëruesit. Kanë mbetur për tu numëruar plot 180 mijë vota që kërkojnë qetësi dhe transparencë por socialistët kanë bllokuar dhe po zvarrisin procesin e numërimit. Kam besim në fitoren e shumëpritur në Tiranë.", tha Basha.



Shekulli
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top