fshatari
Anetar
-
- Anëtarësuar më
- Aug 27, 2009
-
- Mesazhe
- 931
-
- Reagimet e mara
- 20
-
- Mosha
- 34
-
- Vendndodhja
- A thua valle ?Ky ishte ligji i mashtrimit
Kampion i Spanjës dhe Evropës, Barcelona është duke përgatitur një ofertë bombastike për yllin e Mançester Junajtedit, Vejn Runi. Sipas “News of the World” drejtuesit “katalonjas” janë të përgatitur që për shërbimet e reprezentuesit të Anglisë të harxhojnë rreth 85 milion funte.
Në rast se e gjithë kjo realizohet midis dy skuadrave, atëherë Runi do të bëhet futbollisti më i shtrenjtë në botë. Siç është e njohur, rekordin aktual e mban Kristiano Ronaldo, i cili këtë verë për një shumë prej 80 milion funte nga Mançesteri kaloi tek Reali i Madridit.
Drejtuesit e Barcelonës dëshirojnë që të përfitojnë nga situata financiare që po mbizotëron te “djajtë e kuq”. Trajneri, Sir Aleks Ferguson ende nuk i ka investuar paratë nga transferimi i Ronaldos, pasi një gjë të tillë e pengojnë drejtuesit e skuadrës.
Barcelona reprezentuesin e Anglisë në “Kamp Nou” do të tentojë që ta sjell gjatë verës, mirëpo problemi kryesor qëndron në atë se Runi më herët ka deklaruar se ai dëshiron që karrierën e tij ta përfundojë në “Olld Traford”.