Barazimi dramatik “fundos” Vllaznine

elbruna

Anëtar i Respektuar
Nje barazim dramatik ne minutat shtese ne Korce e “gozhdon” Vllaznine te vetme ne vendin e fundit te tabeles se renditjes pas 10 ndeshjeve te para te sezonin 2009-2010 te kampionatit shqiptar te futboll.

Ne perballjen ne shtepine e Skenderbeut, nje gol i talentit te Vllaznise, Bala, shenuar ne minuten e 49-te te lojes, u duk se do t’u jepte fitoren e shumepritur kuqebluve, qe po perjetojne nje krize te papare ne kete kampionat.

Gjithcka ka ndodhur ne Korce, ne fushen e Skenderbeut, ku shkodranet kane nisur te japin shenja “jete”, madje shenja “ringjalljeje”, jo vetem se kane qene ne epersi deri ne minuten e 91-te te ndeshjes, por sepse kane krijuar loje dhe kane qene te qarte ne ate qe kane kerkuar.

Me nje Sinan mjaft kerkues, ne krah te te cilit ka spikatur talenti Bala, Vllaznia per pak ka triumfuar ndaj kuqebardheve te Korces, por mbrojtesi vendas, Stavrion Lako, ne kohen shtese, ka shuar endrren shkodrane per te dale me 3 pike nga kjo transfrete. Por nje gje e tille nuk eshte pertypur lehte nga shkodranet, te cilet kane pretenduar gjate per nje pozicion jashte loje. Megjithate, gjyqtari nuk eshte ndikuar nga protestat e tyre dhe e ka quajtur ate te rregullt.

Goli i Lakos shmangu nje humbje ne shtepi te skuadres korcare. Nje pike shprese kjo per shkodranet, te cilet, ne nente javet e shkuara kishin zhgenjyer totalisht, me vetem dy fitore, njera ne kohen shtese ndaj Apolonise, dhe tjetra ndaj Shkumbinit, ne “Loro Borici”.

Kuqeblute kane shenuar 5 gola, nderkohe qe kane pesuar 11 te tille, ne dhjete jave kampionat, nje golavarazh mjaft negativ. Skenderbeu u ngjit ne kuoten e 11 pikeve, ndersa qe Vllaznia mbeti e fundit me 8 pike. Nderkohe qe gjate dites se djeshme u fol per nje zevendesim te trajnerit te Vllaznise, Roland Luci me Sulejman Staroven.

Nje gje e tille eshte mohuar ne menyre kategorike nga klubi shkodran dhe nga presidenti i tij, Valter Fushaj, nepermjet nje komunikate zyrtare per shtyp. Ne kete komunikate jane hedhur poshte zerat per nje marreveshje te mundshme me Staroven dhe eshte rikonfirmuar ne krye te pankines trajneri aktual, Roland Luci.

Ky i fundit zuri vendin e lene bosh nga ish-trajneri Hasan Lika, i cili u largua pas nje marreveshjeje me drejtuesit e larte te klubit. Nje tjeter pergenjeshtrimi i ketyre zerave ka ardhur edhe nga vete ish-trajneri Sulejman Starova, i cili theksoi se nuk kishte pasur asnje kontakt me drejtuesit e klubit shkodran dhe se nuk kishte asnje marreveshje per te marre stolin e Vllaznise.

Sot luhet supersfida KS Besa–KS Dinamo, qe mbyll edhe javen e 10-te. Te dyja keto skuadrat kane rivaluar qe ne fillim te sezonit per kreun e tabeles dhe kjo mund te konsiderohet si perballja e pare mes rivaleve me te favorizuara ne luften per titull.
TCH
 
Titulli: Barazimi dramatik “fundos” Vllaznine

mekat .............qe nuk fitoi skenderbeu
 
Titulli: Barazimi dramatik “fundos” Vllaznine

po ca te fitoje se i ka fundos dinamo te gjith ekipet :p:p
 
Titulli: Barazimi dramatik “fundos” Vllaznine

kampianati shqiptare do behet kampionati me qesharake ne bote ..do shikojme ne kategorine e pare ekipet e kooprativave .....librazhdi .peqini gramozi,laci kruja ...dhen ke ategorine e dyte do rrine ekipet qe kane bere histori ne kampionateet shqiptare ............
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 22.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 11.1%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.6%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 22.2%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.6%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 22.2%
Back
Top