“Banori” më i vjetër i Europës është 1075 vjeç

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
“Banori” më i vjetër i Europës është 1075 vjeç

pisha.jpg

Qenia e gjallë më jetëgjatë në Europë quhet Adonis dhe është një pishë boshnjake (Pinus heldreichii) 1075-vjeçare e zbuluar në malet e Pindit, Greqi nga një grup kërkuesish gjermanë, amerikanë dhe suedezë në kuadër të një studimi të ndërmarrë nga Universiteti i Stokholmit. E lindur në kohën e perandorisë bizantine, Adonis ka parë historinë të kalojë nën degët e tij; nga ardhja e pushtuesve osmanë deri tek pushtimi nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore. Sot, nëpër unazat e trungut të saj, ajo është e gatshme të tregojë evoluimin e klimës mesdhetare përgjatë shekujve.

“ثshtë e jashtëzakonshme se si një organizëm kaq i madhe dhe kompleks ka mundur të mbijetojë në një ambient aspak mikpritës, në një tokë të populluar prej më shumë se 3 mijë vjetësh”, – thotë Paul J. Krusic, kërkuesi suedez dhe kreu i ekspeditës që zbuloi pemën së bashku me një duzinë ekzemplarësh të ngjashëm me moshë mijëravjeçare.

Duke marrë parasysh lashtësinë e pemës dhe vendin ku ajo u zbulua, studiuesti vendosën ta pagëzonin me emrin Adonis, si zoti grek i bukurisë dhe dëshirës.

“Shumë vjet më parë lexova një teori mbi këtë pyll interesant në Greqi, – vijon rrëfimin e tij Krusic.

-Në hulumtimet tona ne përpiqemi të rindërtojmë historinë e klimës, ndaj zbulimi i pemëve kaq jetëgjata është një nga objektivat tona. Për të përcaktuar moshën e pishës ishte e nevojshme të merrnim një mostër të trungut, që shkonte nga sipërfaqja drejt qendrës. Trungu është i barabartë me një metër dhe ka 1075 unaza”. Duke pasur parasysh se një unazë është formuar në hapësirën e një viti, mosha e pemës është e lehtë të merret me mend.

Sipas përllogaritjeve të kërkuesve, pisha ka lindur rreth vitit 941 pas Krishtit, në kohën e Perandorisë Bizantine, dhe duhet të ketë mbushur 100 vjeç pikërisht në kohën që Makbeth kurorëzohej mbreti i Skocisë. Unaza e saj e 250-të duhet të jetë formuar në kohën e Kryqëzatës së Tretë në Tokën e Shenjtë, ndërsa ditëlindja e saj e 500-të duhet të ketë qenë në kohën që Gutenberg përgatitej të shtypte librin e parë. Adonis ishte 750 vjeçe, kur Isaac Newton formuloi ligjet e tij të famshme, ndërsa kaloi vijën e finishit të një mijë vjetëve, gjatë pushtimit nazist.
g.shqip
 
Titulli: “Banori” më i vjetër i Europës është 1075 vjeç

a ka vdekur kjo banore e vjeter
 
Titulli: “Banori” më i vjetër i Europës është 1075 vjeç

Po me ra rruga nga Bosnja do ti bej nje vizite :-)
 
Titulli: “Banori” më i vjetër i Europës është 1075 vjeç

Ahaha eh more Adonis jo pishe po bishe paske qene,ke dhe emer te bukur :P
 
Back
Top