Banorët e Llapushnikut në protestë kunder varrezave katolike

Lauri

Anunnak
Banorët e fshatit Llapushnik edhe sot do të organizojnë një protestë për të kundërshtuar vendimin e komunës së Drenasit për mënyrën e ndarjes së parcelave kundërligjore për besimtarët katolikë të fshatit.

Protesta mbahet për të tretën ditë me radhë

Sipas banorëve ndarja e parcelës ka ndodhur pa votim në Asamblenë Komunale, pa i pyetur banorët e fshatit, ku edhe ka nxitur shumë reagime, nga ana e banorëve të kësaj ane.

Pas luftës dhjetëra familje të Llapushnikut janë konvertuar nga myslimanë në katolikë.
/KOHA

Shkatërrohet rrethoja e varrezave të katolikëve në Llapushnik

Parmbrëmë në orët e vona të natës, persona të panjohur e kanë shkatërruar rrethojën e varrezave të katolikëve në Llapushnik të Drenasit

Banorët e Llapushnikut që i përkasin besimit katolik, kanë shprehur shqetësimin e tyre, ndërsa për këtë akt kanë fajësuar komunitetin mysliman.
/G-Fjala

Kush e kërkoi e kush e kundërshtoi dhënien e tokës për kishën e Llapushnikut? (Dokument)

Ipeshkvia e Kosovës falë donatorëve evropian ka vendosur që të nisë me ndërtimin e lokacionit të varrezave dhe të një kishe në Llapushnik dhe atë pesë vite pasi që komuna e Drenasit ka marrë vendim për shpronësimin e parcelës.

Kisha Katolike përkatësisht “Famullia e Lumja Nënë Tereza” në Llapushnik kërkesën për shpronësimin e pronës nga prona shoqërore në pronë të kishës e kishte bërë në 2009-ën.

Kisha kishte kërkuar pesë hektarë tokë ndërsa Komuna e Drenasit me një vendim të nxjerrë në mars të 2010-ës kishte vendosur që të shpronësonte 2 hektarë e gjysmë.

Zeri.info e ka siguruar kërkesën e Kishës Katolike, vendimin e kryetarit të Drenasit Nexhat Demaku si dhe kundërshtimin që këtij vendimi ia kishte bërë Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava.

Ndërtimi i kësaj kishe tashmë po kundërshtohet nga komuniteti mysliman në Llapushnik të cilët edhe i kanë rrënuar muret në ndërtim e sipër.

Foto dokumente: Kush e k
/Zëri/
 
Titulli: Banorët e Llapushnikut në protestë kunder varrezave katolike

Cfare u duhen 2.5 hektare per 30 individe? A deshirojne qe Kosova nga larte te kete nje peizash se kinse kjo eshte toke e katolicizmit? Dream on !
 
Titulli: Banorët e Llapushnikut në protestë kunder varrezave katolike

Pjedha e dreqit, edhe varret ju bezdisin..! Skeni faj, e keni per tradite - keshtu ju meson islami
 
Titulli: Banorët e Llapushnikut në protestë kunder varrezave katolike

Me vjen keq qe te dogji realiteti. 2.5 hektare s'i duhen as t'gjithe katolikeve ne Kosove (i numeron me gishterinje andaj). Le t'ju ipet hapesira e nevojshme, keshtu na meson Islami i nderuari Prift Lauri ! Kjo cfare duan eshte vjedhje hesapi, hajni me dinakeri me fjale tjera. Shko pyeti fshataret e Llapushnikut, te tregojne per marredheniet e mira qe i kane me muslimanet. Ti ketu me shet pallavra te kategorise ZHGL. :datulp:
 
Titulli: Banorët e Llapushnikut në protestë kunder varrezave katolike

Islam e tolrance jane dy pole te kunderta. Rob fals sa as deri ne WC nuk shkohet per sa realist jeni.
Tolerance do thote te diskutosh per nje porblem, nqs ekziston, dhe jo te shkatrrosh. Kete bene me muret ata banoret mysliman te paqes.


amba_zpsftu0u8ct.png
 

Attachments

  • amba_zpsftu0u8ct.png
    amba_zpsftu0u8ct.png
    6.9 KB · Shikime: 0
  • amba_zpsftu0u8ct.png
    amba_zpsftu0u8ct.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Banorët e Llapushnikut në protestë kunder varrezave katolike

Edhe kush paska thene ? A con peshe kjo per mua ? Njesoj sikur tani ta postoj nje postim nga twiter, te ndonje Turku. Une ua kuptoj juve shume mire perpjekjet per t'na sulmuar neve muslimaneve edhe ne kete muaj te shenjte, sepse ti s'ke asgje te shenjte ! :cek:


N'lidhje me temen po e sjell 1 artikull:






Taktizimi me fenë në Llapushnik

Tashmë u bë temë në nivel vendi kjo çështja e “Kishës së Llapushnikut”. Dhe siç ndodh gjithmonë tek ne, njerëzit flasin pa pasur informata se çfarë realisht po ndodh atje. Unë jam pikërisht nga Llapushniku dhe isha në fundjavë atje për të takuar njerëz dhe për të marrë informata më të sakta se çfarë realisht është duke ndodhur atje. Prandaj desha të ndajë me publikun këto informata dhe gjithashtu të jap dhe qëndrimin tim në lidhje me këtë çështje.

1. Historiku dhe sfondi i problemit
Llapushniku është fshat i Komunës së Drenasit dhe ka afër 5 mijë banorë. Prej tyre janë rreth 4-5 familje (rreth 30 banorë) që para ca vitesh janë deklaruar si katolikë, ndërsa pjesa tjetër janë myslimanë. Llapushniku nuk njihet si fshat me traditë të madhe fetare dhe pavarësisht se disa banorë kanë provuar që të ndërtojnë një xhami në këtë fshat që nga paslufta, fshati ende nuk ka xhami. Në anën tjetër, me kërkesën e Ipeshkvisë së Kosovës, Komuna e Drenasit ka ndarë një parcelë 2.5 hektarë për varrezat e katolikëve (në të cilën pretendohet të ndërtohet edhe një kishë katolike), por vendi i caktuar ka një simbolikë për Llapushnikun dhe luftën e fundit të UاK-së. Banorët e fshatit kanë bërë peticion kundër ndarjes së kësaj parcele, por Komuna e Drenasit nuk e ka marrë parasysh. Tashmë ka filluar së ndërtuari muri rrethues i parcelës dhe banorët e fshatit kanë filluar të protestojnë dhe i kanë bllokuar ndërtimet. Me këtë rast janë shtrembëruar disa armatura dhe janë hequr disa gurë të murit, por nuk është e vërtetë se ka pasur konflikte apo kërcënime mes banorëve.

2. Aspekti ligjor
Ligji për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës (nr. 04/L – 144) parasheh që dhënia e pronës komunale duhet të bëhet përmes votimit në Kuvendin Komunal. Në rastin e Llapushnikut, nuk ka vendim të Kuvendit Komunal të Drenasit për ndarjen e kësaj parcele 2.5 hektarëshe. Nëse do të kishte një të tillë, atëherë komuna do duhej ta bënte publike, meqë vendimet e Kuvendit Komunal duhet të jenë publike. Nëse nuk ka një vendim të tillë (në këtë insistojnë të gjithë banorët e fshatit), atëherë vet ndarja e kësaj parcele është e kundër-ligjshme.

3. Madhësia e parcelës në shpërputhje me nevojat
Siç u përmend më sipër, në fshatin Llapushnik janë 4-5 familje që janë deklaruar si katolikë (rreth 30 banorë), ndërsa komuna ka ndarë parcelë 2.5 hektarë për varrezat katolike. Dhe pikërisht për këtë arsye banorët e Llapushnikut shtrojnë pyetjen se çfarë duhen 2.5 hektarë për varreza për 4-5 familje?! Madje, edhe nëse do të ndërtohej kisha, pse duhen 2.5 hektarë tokë?! Kosova ka me qindra xhamia dhe le ta gjejë dikush qoftë edhe një xhami të vetme në Kosovë që ka oborr 2.5 hektarë, shumica i kanë 10-20 ari. Kur jemi te varrezat, është me rëndësi të përmendet që banorët myslimanë të Llapushnikut nuk kanë kërkuar që katolikët t’i ndajnë varrezat, por janë vet banorët e deklaruar katolikë që kanë kërkuar që t’i kenë varrezat e ndara nga myslimanët. Po ashtu, nëpër tërë Kosovën, parcelat për varreza konsiderohen pronë publike dhe janë pronë komunale (jo pronë e BIK-ut), ndërsa në rastin e Llapushnikut parcela për varrezat katolike i ka kaluar në pronësi Ipeshkvisë së Kosovës.

4. Simbolika e vendit të ndarë
Parcela 2.5 hektarëshe e ndarë për varrezat e katolikëve (ku më vonë pritet të ndërtohet edhe kisha) është në një vend që ka rëndësi të madhe simbolike për Llapushnikun dhe banorët e tij, sepse pikërisht aty janë zhvilluar disa nga betejat më të ashpra të grykës së Llapushnikut dhe pikërisht aty kanë rëndë disa dëshmorë të UاK-së. Pikërisht për këtë arsye, ajo zonë ka qenë e shpallur “zonë me rëndësi historike” dhe në të dy anët e parcelës janë lapidarët e dëshmorëve të luftës së UاK-së të rënë pikërisht në atë vend (në njërin lapidar do të pamundësohej hyrja kur do të vendoseshin muret e parcelës). Nisur nga rëndësia e kësaj simbolike, Shoqatat e dala nga Lufta e UاK-së dhe ushtarët që kanë luftuar në Grykën e Llapushnikut i kanë bërë peticion Komunës së Drenasit (ndaras nga peticioni i banorëve) për ta ndryshuar vendimin dhe për të mos ndryshuar destinacionin e kësaj parcele (meqë ka qenë zonë me rëndësi historike), por as këtë peticion Komuna e Drenasit nuk e ka marrë parasysh. Këtu është me rëndësi të përmendet që po të kishte kërkuar Bashkësia Islame e Kosovës pikërisht këtë parcelë në këtë vend simbolik për varreza e për xhami, po kështu do të reagonin banorët e Llapushnikut dhe nuk do të lejonin ndërtimin e xhamisë aty, ndërsa analistët e mediat “parimore” do ta etiketonin këtë si tendencë për përdhosje të identitetit kombëtar për hir të fesë, e gjëra të tilla.

5. Taktizimi me fenë
Ipeshkvia e Kosovës ka kërkuar pikërisht atë parcelë për varreza të katolikëve (duke lënë të hapur që në të ardhmen ta ndërtojë edhe kishën). Andaj, kur kemi parasysh që Ipeshkvia e Kosovës ka kërkuar 2.5 hektarë për varreza e për kishë për një komunitet prej 4-5 familjesh (që është më shumë se e tepruar), në një vend simbolik që ka vlerë historike për banorët e fshatit, sepse aty kanë rënë dhjetëra dëshmorë (që është shumë fyese për banorët), dhe ndarja e parcelës nuk është bërë në përputhje me ligjin, atëherë del se ky është më shumë një taktizim me fenë, se sa nevojë reale e komunitetit katolik atje. Kjo nuk i bën nderë Ipeshkvisë së Kosovës. Po të ndiqej i njëjti parim nga Bashkësia Islame, atëherë në fshatin Llapushnik do të duhej të ndaheshin me mijëra hektarë tokë për varreza të myslimanëve dhe do të duhej të ndërtoheshin me qindra xhamia, duke zënë edhe oborrin e shkollës e edhe magjistralen Prishtinë-Pejë.

6. Mosdëshira e shumë banorëve për kishë në Llapushnik
Një numër i banorëve të Llapushnikut e kundërshtojnë ndërtimin e varrezave dhe kishës në atë parcelë pikërisht për shkak të arsyeve të sipër-përmendura. Por, sigurisht që ka edhe shumë të tjerë që e kundërshtojnë thjesht idenë e ekzistimit të një kishe në Llapushnik, sepse këtë e konsiderojnë si cenim të identitetit fetar të fshatit Llapushnik dhe të Drenicës në përgjithësi. Mospajtimin e tyre e rritë edhe më shumë fakti që Llapushniku nuk ka ende xhami. Si mund të ketë kishë për 30 veta në ndërkohë që nuk ka xhami për 5 mijë veta?!

Zgjidhja:

Më së miri ky problem do të mund të zgjidhej përmes dialogut dhe për ta realizuar këtë do duhej të mblidheshin Kryetari i Komunës së Drenasit, udhëheqësit e Bashkësisë Islame të Kosovë dhe udhëheqësit e Ipeshkvisë së Kosovë së bashku me banorët e Llapushnikut (edhe me katolikët edhe me myslimanët). Zgjidhja konkrete sipas meje do të ishte kjo: për shkak të arsyeve të sipërpërmendura, Ipeshkvia e Kosovës duhet të hiqte dorë nga ajo parcelë në atë vend. Komuna do të mund të ndante një parcelë tjetër më të vogël (më së shumit 50 ari tokë) brenda në fshat ku janë ato familje katolike dhe ato mandej mund të ndërtojnë në atë parcelë edhe varreza edhe kishë për nevojat e banorëve katolikë. Nëse ky problem nuk zgjidhet drejt e me dialog, frikësohem që mund të ketë incidentë në të ardhmen dhe për këtë fajin dhe përgjegjësinë do ta ketë Ipeshkvia e Kosovës dhe Komuna e Drensait, e jo banorët e Llapushnikut.



Autor: Jusuf Thaçi
 
Titulli: Banorët e Llapushnikut në protestë kunder varrezave katolike

Le t'ju ipet hapesira e nevojshme, keshtu na meson Islami i nderuari Prift Lauri !

Je mesuar te cicerosh para njerzeve ne xhami pa te drejte replike, po ky eshte forum i hapur..:cek:

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Banorët e Llapushnikut në protestë kunder varrezave katolike

Ti je vrima me e vogel e kavallit t'i mesosh loverit apo te tjereve ketu se c'eshte Islami. Fute kete ne koke, askush s'ti merr parasysh postimet, sepse je FULL urrejtje.:fshesa:

p.s.

Te njohim o Prift Lauri, kur s'ke argumente, te mbyllet goja, devijon temen :D
 
Pe: Banorët e Llapushnikut në protestë kunder varrezave katolike

Dikush këtu duhet të shkojë të mësojë matematikën.
2.5 hektarë janë shumë edhe për krejt fshatin...
 
Titulli: Banorët e Llapushnikut në protestë kunder varrezave katolike

Tani te flasim realitetin meqe jan te konvertuar keto familje dhe jetojn ne ate vende , ju takon te ken edhe vendin per varreza.por te ndertohet menjher kisha per pak nr te besimtarve sikur me duket e tepert..te presin edhe pak te rriten ne nr dhe pse jo te ken dhe vendin e tyre kur ti kryejn ritet fetare,eshte e drejt e tyre
 
Titulli: Banorët e Llapushnikut në protestë kunder varrezave katolike

KIsha mund te ndertohet pa problem. Hapesira e nevojshme varet nga numri i perdoruesve dhe llogaritet dhe shtimet per xy vjet(psh nje peridudhe 10 vjecare).

Nqs jepet 2.5 hektar toke i bie sipas nje llogaritjete te thjeshte(60% shftytzim per ndertim) = 15,000 metra katror. Le te themi 1 m2 per perdorues(dhe pse 1perdorues=o.5m2) por fusim dhe hapesirat shtese pervec faltores, i bie qe ajo kishe te ndertohet per 15 mije veta minimumi :D.

Saper prishjen e mureve, s'eshte dicka me u krenuar. Kjo pune zgjidhet ne rruge ligjore :)..
 
Titulli: Banorët e Llapushnikut në protestë kunder varrezave katolike

SHi ca thoka nje ish ushtar i UCK-se .. Tani ma kapen syte


Loja me UاK-në dhe vlerat e saj në fshatin Llapushnik- Fitim Gashi – Ish ushtar i UاK-së dhe studiues i Kriminalistikes



Ndonëse asnjëherë nuk kam dashur të shkruaj për vlerat e UاK-së dhe luftën e saj të shenjte pasi ishin më të njohura në të gjithë botën, sot duke parë tendencën për ta zhvlerësuar çdo përpjekje për liri pa dashjen time më shtyri të reagojë më një shkrim i cili besojë se do ta njoftojë sadopak opinionin publik se çka në të vërtet po ndodhë në fshatin Llapushnik të Drenasit.

Sot, isha pjesë e një proteste në fshatin Llapushnik e cila me një vendim antiligjor të Kryetarit të komunës se Drenasit Nexhat Demakut, dhe për interesa personale të Kryesuesit të Kuvendit në Drenas Naim Bazaj është vendosur që në zonën e mbrojtur të quajtur “zona e UاK-së” të ndërtohet një Kishë për një komunitet katolik të konvertuar në këtë besim pas vitit 2005 e cila nuk kalon numrin e 38 besimtareve ndërkohe që fshati Llapushnik ka mbi 6000 banorë.

Vendimi antiligjor është marrë pasi tenderin për ndërtimin e kësaj Kishe Milionshe e ka vet Naim Bazaj nëpërmjet kushëririt të tij dhe në këtë mënyrë po mundohet të përdhose vlerat e UاK-së në fshatin Llapushnik, dhe në mënyrë indirekte për ta zhvlerësuar peshën e luftës së zhvilluar në Grykën e Llapushnikut. Kjo pjesë ku i është ndarë Kishës Katolikë është në territorin ku komuniteti dhe ish brigadat e TMK-së dhe UاK-së pas luftë e kishin shpallur zonë të mbrojtur të vlerave të luftës dhe të mbajtjes se epopesë së Grykës së Llapushnikut. Në ndërkohe në KK në Drenas nuk kishte lejuar as ndërtimin e një fabrike, spitali dhe fushe futbolli me arsyetimin se është zonë e mbrojtur e UاK-së.

Në të vërtet sot gjithçka po del në shesh, Nexhat Demaku dhe Naim Bazaj kishin kërkuar harraq për ndërtimin e fabrikës, ndërsa këtë harraq e kanë gjetur tek Kisha katolike dhe me çdo kusht po tentojnë që vlerat e UاK-së ti shndërrojnë në rituale fetare Katolike të cilat në atë zonë janë të papranueshme pasi gjendet vetëm 70 metra larg Përmendores së Komandantit Legjendar të Grykës së Llapushnikut Ymer Alushanit, dhe rruga për në atë pjese kalon përmes pronave private të fshatarëve të Llapushnikut qe kanë dhuruar vullnetarisht për ti kujtuar vlerat e UاK-së dhe mbrojtjen e vlerave të saj.

Si ushtar i UاK-së nuk do kisha pranuar kurrë që një Kishë, Xhami apo edhe objekt tjetër të ritualeve fetare të ngritët mbi vlerat e UاK-së, pasi historikisht tek ne shqiptaret feja ka qenë e ndarë nga Kombi, dhe vlerat kombëtare nuk do të pranojë të varrosen për vlera fetare apo diç të tillë.

Ne nuk jemi kundër ndërtimit të një Kishe katolike kudo që të jetë ajo, ama nuk mund të pranojmë se Kjo të ndërtohet vetëm pak metra ku dëshmoret tonë dhanë jetën, dhe madje në vendin që tanimë i është caktuar për epopenë e grykës së Llapushnikut.

Ju kujtojmë së në Grykën e Llapushnikut është zhvilluar e para betejë frontale mes forcave të UاK-së dhe forcave pushtuese serbe, dhe madje për herë të pare po në këtë Grykë UاK-ja është pranuar si palë ndërluftuese dukë marrë përgjegjësinë për zhvillimin e luftës në Kosovë. Madje kjo zonë është e vetmja pjesë ku nuk ka mundur të shkel këmba e pushtuesit serb pasi UاK dhe NATO kanë mbrojtur në malet Llapusha mbi 75.000 qytetarë për të mos rënë në duart serbe.

Në këtë zonë, historia njeh mbi 22 beteja të zhvilluara, ndërsa vendi që është ndarë për ndërtimin e kishës është vendi me strategjikë luftarak pasi e sheh pothuajse gjysmën e Kosovës, dokumente të cilat e dëshmojnë që nga Perandoria Austro-Hungareze, Gjermanet e deri të lufta e fundit. Sidoqoftë nuk njeh historia të këtë Xhami ose Kishë në fshatin Llapushnik, por kjo është dhe vazhdon të behet për të minimizuar Luftën e UاK-së, per të krijuar konflikt fetar dhe për të zëvendësuar atë më monumente fetarë në një vend ku monumentet e UاK-së nuk kanë dashur ti ndërtojnë për vizitoret edhe kur është vendosur të jetë zonë e mbrojtur e Ushtrisë اlirimtare të Kosovës.

Duke ditur se ka vende të tjera në Llapushnik ku mund të ndërtohet Kisha dhe të ndahet vende për varrezat e katolikeve, nuk është as e ndershme e as morale që këto të ndërtohen mbi vlerat e UاK-së më një vendim antiligjore dhe për përfitime personale. Prandaj si një ushtarë i UاK-së dhe një qytetar i fshati Llapushnik nuk kam lejuar dhe nuk do të lejoi që mbi vlerat tona çlirimtare të ngritën tempuj fetar duke e mbuluar historinë kombëtare të fshatit të Llapushnikut.
Portalb.mk
 
Titulli: Banorët e Llapushnikut në protestë kunder varrezave katolike

Nese kemi te bejme me vendosje kunderligjore te vendimit nga Kryetari i Komunes mu me bene pershtypje se si eshte e mundur qe banoret nuk e lajmerojne rastin ne polici dhe Gjykate. Jam shume i bindur se ne keso rastesh shteti do te nderhynte dhe do te ndalonte punen. Jam poashtu i bindur se komuniteti katolik e aq me shume Ipeshkvia e Kosoves nuk do te fillonte ndertimin aty ne nje vend ku ka edhe kontekst pronesor.

Me befasoi vleresimi i cunit luftetar. Sa per dijunin tuaj Llapushniku (Llapusha) perveq qe eshte fshat i madhe eshte edhe nje lloj krahine (visi) qe perfshin nje teritor shume te gjere. Ne nje situate te tille dua te te them se aty, ne Llapushnik ka vend edhe per varreza deshmoresh, edhe per xhami, edhe per kishe, edhe per shkolle, edhe per kullosa, edhe per njerez, por ka vend edhe per bageti.

Tani, dua tu sqaroje nje gje. Llapushniku me jep pershtypjen e fshatrave Nishor, Kosterrc, Kravasari ku Islami ishte ne fillet fillestare. Banoret e atyre aneve realisht kishin emra Islam por besimin e kishin as andej e as kendej. Ne keto zona zakonisht ne te treten gjenerat del ne stergjyshin katolik. Pra nje pjese e fshatit Nishor (Islam) dhe fshatit Sallagrazhde (Katolike) mbeheshin me afersi gjaku familjare dhe thirreshin ne dasme, vdekje dhe gazmende.

Po mire pse Llapushniku nuk ndertoka xhami?? Me beri pershtypje kjo pune! A mos dmth. se nuk jane te interesuar?? 5000 banore pa xhami??? Pak e quditshme.


Megjithate e drejta e atyre banoreve eshte ne anen e tyre. Sa per infon tuaj aty jo vetem varreza, por do ndertohet nje kishe me infrastrukture percjellese rreth 2 milion euro. Pra do kete kishen, fusha futbolli, tenisi dhe disa objekte tjera per mbajtjen e aktiviteteve mesimore jo fetare dhe tjera per cdo qytetar te interesuar.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 16.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 8.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 25.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 16.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 16.7%
Back
Top