Banorët e fshatit që s’e dinë kush është President i vendit

Arfenilla

Themelues i Forumit
Banorët e një fshati në Bulqizë kanë arritur që të jetojnë për rreth 16 vjet pa energji elektrike. Bëhet fjalë për Gjinovecin, fshati që është braktisur nga 80 për qind e banorëve të tij, pasi pas rrëmujave të vitit 1997, atyre iu vodhën 10 kilometër linjë elektrike duke i lënë pa energji.
bulqize-700x336.jpg
Ato 17 familje të mbetura që jetojnë me kultivimin e patateve dhe bimëve medicinale, qëndruan duke përdorur qirinj, gaz, apo mjete të modifikuara për të patur energji.

Sot është rikthyer energjia në këtë fshat, pas një investimi që ka kushtuar 100 milionë lekë. Banorët shprehen të lumtur dhe thonë së është e pabesueshme që iu është rikthyer energjia, pas kaq shumë vitesh.

“Tani që kemi drita nuk kemi më probleme. Jemi shumë të kënaqur në fshat sepse këtu ajri është i pastër dhe ushqimi është i freskët. Natyra po ashtu”, rrëfehen banorët e fshatit për “News 24”.

Mungesa e dritave ka bërë që banorët e këtij fshati të mos jenë të informuar rreth zhvillimeve politike në vend. Atyre iu vjen turp që të shprehen se nuk i njohin politikanët shqiptarë, aq sa ata maqedonas, për të cilët mësojnë më shumë pasi i dëgjojnë në radio me valët që kapin nga shteti fqinj.B iliria
 
Titulli: Banorët e fshatit që s’e dinë kush është President i vendit

Mbijetohet edhe pa elektrik.... ne fakt do thoja, qe eshte nje faktor nder me te lehtat per te jetuar pa te.

Gjithsesi, me vjen mire qe si gjithe te tjeret .. paska arritur drita edhe tek k'to.
 
Titulli: Banorët e fshatit që s’e dinë kush është President i vendit

I paskan marr ne qafe. Kane qene rehat pa ajfona, pa internet, pa lajme u vra filoni e u pre filoni... etj etj.
 
Back
Top