Bankomat ëmbëlsirash

GLOOM

Catch me if you can...
Gjithëkujt mund t’i shkojë ndërmend të shijojë një ëmbëlsirë në mes të natës dhe jo pak nuk kanë mundur ta realizojnë këtë për shkak të orarit të vonë, apo pamundësisë për të gjetur ëmbëltore hapur në një orar të papërshtatshëm.

Por një zgjidhje ka menduar kompania amerikane e prodhimit të ëmbëlsirave, “Sprinkesl Cupcakes” që ka hapur “bankomatin” e parë të shpërndarjes së ëmbëlsirave i cili është funksional 24 orë në 24.

Një kopje identike e një bankomati të një banke, por që në vend të parave nxjerr ëmbëlsira. Në fushatën publicitare kompania ndërtoi ATM në Beverly Hills, ku klientët pasi kanë vendosur kartën e kreditit mund të vetëshërbehen me ëmbëlsirën e zgjedhur nga ata vetë.

Sipas kompanisë ëmbëlsirat janë të freskëta edhe gjatë natës, pasi makineria mbushet e rimbushet gjithnjë me produkte të reja, pavarësisht nëse është natë apo ditë.

Ideja për këtë makineri është e themelueses së kompanisë, Candey Nelson e cila gjatë periudhës së shtatëzënisë nuk mund të shkonte të blinte ëmbëlsira gjatë natës, pasi dyqanet ishin të mbyllura. P

Kompania ka në plan shtrirjen e këtij shërbimi në të gjitha qytetet amerikane gjatë stinës së verës.

Burimi T/CH
 
Titulli: Bankomat ëmbëlsirash

E duaaaaaaaaa dhe une nje te tille
 
Pe: Bankomat ëmbëlsirash

Ide e bukur ne fakt...
 
Titulli: Bankomat ëmbëlsirash

Nuk me duket ndonje cudi e madhe, pasi ka automat per veze, qumesht, sandwich qe po ashtu duhet te qendrojne te fresketa. Kujt i teket per embelsire ne mes te nates, ka dyqane non-stop:P.

"Bankomat" nuk perdoret vetem per automatin bankar qe perdoret per te terhequr leket, per te bere paga te ndryshme, per te vene leke ne kont, etj?

Nuk do ishte me sakt shqip "automat embelsirash"?
 
Back
Top