Bankat, bankieret dhe monedhat!

Bilderberg

Anëtar i ri
Bankat, bankieret dhe monedhat!
Nje parajse per pak veta dhe nje ferr per të tjeret!!



“mire qe popullsia nuk kupton sistemin tone bankar dhe monetar, sepse po ta kuptonte besoj se para se të vinte dita e neserme do të shperthente nje revolucion”= Henry Ford

Të flasesh per parate ka qene gjithmon e veshtire sidomos ne kete periudhe historike ku jetojme. Paraja eshte ne qender të egzistences sone dhe per shkak të parase kemi braktisur ritmet natyrore të të jetuarit ne harmoni me boten qe na rrethon.
Ndryshimet qe po perballojme qofte individuale ashtu edhe si shoqeri na kerkojne nje shkalle më të larte pergjegjesie , e kuptuar ne sensin etimologjik të aftesise ne dhenien e nje zgjidhjeje presjoneve të forta qe na vijne.

Perballohemi me dobesite tona, me friken tone dhe lindin keshtu të verteta të fshehura qe duhen perballuar. Midis gjerave të shumta qe po dalin ne drite eshte edhe e verteta mbi parate si mjet per të ruajtur pushtetin mbi popullsine.

Mekanizmi eshte i thjeshte dhe efikas:
Hapi i pare eshte zhytja ne borxhe e Shtetit me ane të marreveshjeve segrete politike.
Bankat Qendrore , ndryshe nga ajo qe mendohet, jane pronesi private qe kane pervetesuar mundesine e prodhimit të monedhes, mundesi kjo qe natyrisht duhet ti perkase popullit (sovranitet monetar) sepse eshte populli qe punon per të krijuar pasurite.

I mbani mend kartemonedhat e vjetra? Ato ishin të Qeverise/Shtetit , ishin prone e jona dhe nuk duhej tja rikthenim askujt. Dhe askush nese i kishim keto kartemonedha ne xhep nuk na kerkonte interesa ne fund të vitit. Mbi to ishte shkruar “Republika e X Y shteti. Kartemonedhe e Shtetit sipas ligjit ne fuqi”. Firmat qe rezultonin mbi kartemonedhe ishin të Drejtorit të Pergjithshem të Thesarit, Arketarit Special dhe vula e Gjykates se Llogarive. Sot mbi monedhen prej 50 euro nuk eshte shkruar më asgje!

Monedha qe eshte prodhuar vetem me koston tipografike vendoset ne qarkullim ne kembim të futjes ne borxh të Shtetit qe njerr ne qarkullim Obligacioneve Shteterore, të cilave u rendojne taksa e interesit qe eshte vendosur nga Banka Qendrore.

E gjith kjo çeshtje nis më 22 korrik 1944 (shek 20-të) kur Shtetet e botes skicojne nje sistem të ri monetar ne USA (Bretton Woods). Ne kete sistem të ri të gjitha monedhat ishin të konvertueshme ne dollare, dhe vetem dollari ishte i konvertueshem ne Flori.
Qe nga kjo dite ( kur Europa ishte akoma ne faze lufte dhe disa vende nuk kishin as monedhen e tyre) të gjitha shtetet e botes krijuan rezerva per kartemonedha qe do të perdornin dollare, i cili ishte e vetmja oferte e madhe ne treg.
Ne fillim të viteve ’70, 80% e rezervave valutore të të gjitha shteteve të botes ishin të perbera ne dollare. SHBA dhe Anglia morren pjese me 80% secili ne krijimin e FONDIT NDERKOMBETAR MONETAR (FMI) dhe llogjikisht kushtezuan aktivitetin e FMI ne menyre te vendosur.

Por Anglia nuk ishte më ajo Anglia e dikurshme prandaj nga kjo situate perfitoi SHBA e cila filloi të prodhoj më shume dollare sesa gazeta, duke qene se ishte Dollari (monedha amerikane) qe garantonte ekuilibrin e sistemit. Por ne kete menyre shume shpejt edhe dollari nuk mund të konvertohej më ne Flori. Gjithashtu kartemonedhat e para ishin të Shtetit (ne to shkruhej United States), por duke nisur nga 1963 u bene private pra u bene prone e Federal Reserve (FED). Më pas më 15 gusht 1971, presidenti amerikan Nixon deklaroi ne Camp David vendimin e pezullimit të konvertmit të dollarit ne Flori, dhe si rrjedhoje shfuqizimin e njeanshem të marrveshjeve të 22 korrik 1944. Gushti 1971 eshte nje date e rendesishme ne hstorine e Parase, pasi eshte momenti themelor per të kuptuar natyren e vertete të monedhes.
Qe nga ai moment Parate jane të “çliruara” nga çdo raport qe mund të kene me Floririn, dhe shtetet kane vazhduar të prodhojne Para të bazuara ne hiç.
Dhe faktikisht Rezervat e Floririt nuk egzistojne më si garanci per Parate.
Madje rezervat aktuale të shteteve të botes nuk kapercejne 200.000 tonelata, nderkohe qe kundervlera ne Flori i të gjitha kartemonedhave dhe barasvlefshmeria monetare qe qarkullon neper bote me çmimet aktuale, i korrespondon 75.000.000 tonelata Flori .
Por perse ka ndodhur ky “çlirim” i kartemonedhes nga Floriri?
U detyruan! Sepse bota arabe u zgjua nga gjumi dhe kishte kuptuar se poshte kembeve të tyre qendronte lenda e pare energjitike e botes perendimore qe ishte NAFTA (gjate viteve te krizes energjitike ne perendim)!!
U themelua OPEC , por arabet refuzuan pagimin ne kartemonedha dollaresh dhe pretenduan të paguheshin ne Flori, i cili mungonte. Atehere arabet brenda pak muajsh rriten 4 here çmimin e naftes per fuçi. Sa per histori ishin pikerisht arabet qe ne vitet 800-1000 të eres sone ne zonen e Mesdheut shpiken idene e pagimit me ane të çekut (cheque, chek), qe ishte i barasvlefshem me nje vlere reale të nje sasie ne Flori.

Te ardhurat nga shitja e Obligacioneve i shkojne të gjitha Bankes Qendrore, dhe Shteti ndodhet i zhytur ne borxh (debia publike), psh ne Itali: per 1.429 miliard Euro shteti paguan çdo vit 6% te kesaj shifre ne interesa, dhe ja paguan subjekteve të huaja qe posedojne mbi 50% te kuotave te Obligacioneve.

Duke mos patur para Banka Qendrore eshte e detyruar te nxjerre ne qarkullim Obligacione te tjera, dhe ne kete menyre Shteti vazhdon të krijoje borxhe të tjera të reja!! Nga kjo xhiro vicioze, Shteti jo vetem qe nuk mund te ktheje me kapitalin por nuk eshte me ne gjendje te paguaje as interesat atyre subjekteve te huaja qe posedojne mbi 50%.

Debia Publike eshte baras me vleren nominale te te gjith Pasivit Bruto te konsoliduar nga administratat publike, entet lokale, institutet e sigurimeve shoqerore etj. Debia perbehet kryesisht nga Obligacionet Shteterore te nxjerra ne qarkullim ne tregun e brendeshem e ate te huaj, qe perfaqsojne te pakten 83% te debise publike!!
Vlerat rifreskohen çdo 6 – muaj dhe i referohen 31 dhjetorit te secilit vit.


Hapi i dyte eshte zhytja ne borxh e qytetareve.
Bankat Tregtare sipas ligjeve aktuale bankare mund të krijojne Para Virtuale, thjesht duke klikuar ne kompjuter, deri 98 here të depozitave qe kursimtaret dhe nderrmarrjet kane prane tyre. Praktikisht nese qytetari ne bank depositon 100 euro, banka (pasi eshte depozituar rezerva fraksionare ne Banken Qendrore) keto para i jep hua 10 here (e ndofta edhe më shume) 10 personave të ndryshem duke u marre atyre edhe interesat. Pra fale pasurimit të genjeshtert (para kartemonedhe të bankes qendrore), ose virtual (para elektronike qe eshte akoma më keq se ajo e kartemonedhave pasi nuk egziston) sistemi bankar privat fiton pasuri reale, e cila eshte kryer nga puna konkrete/reale e të gjith neve. Dhe nese nuk jemi ne gjendje të kthejme huane/borxhin bashke me interesat athere bankat na konfiskojne pasurite e luajtshme dhe të paluajteshme: shtepite, nderrmarrjet (kompania Fiat) etj

Ky mashtrim nuk ndodh thjesht vetem ne Itali, por ndodh ne të gjith boten pa perjashtim! Ne boten perendimore aplikohet skema e lartepermendur. Ndersa ne vendet e botes se trete aplikohet vjedhja e pasurive të lendeve të para me ane të huave /borxheve (të cilat asnje nga keto shtete nuk eshte ne gjendje ti kthej) të dhena nga Banka Boterore dhe Fondi Monetar Nderkombetar.
Praktikisht nese jap 100 euro para borxh dhe kerkoj 105 euro, do të kem gjithmon dike të cilit do ti mungojne 5 euro dhe do jem i sigurt se gjithmon e më shume njerez ose shtete do varen nga une. Brenda ketij mekanizmi të degjeneruar, konkurrenca dhe lufta eshte e eger per te fituar keto 5 euro, dhe si rrjedhoje kemi: rritjen e çmimeve, taksat jane me të larta, mohoen të drejtat elementare, dhe kunderveniet politike jane shume të forta (dhe të kota).

Perfitimet e medhaja dhe të paligjshme të krijuara nga sistemi bankar, perdoren per të nxitur luftrat, per të rritur perçarjet dhe per të ashpersuar konkurrencen midis individeve, nderrmarrjeve dhe shteteve .

Mirseardhet ne ferr!!

Cfare mund të behet?
Gjithkush mund të jape kuntributin e tij po pa ja deleguar kete kontribut askujt tjetri. Ky mekanizem kontrolli bazohet ne INJORANC dhe ne MUNGESEN E INFORMACIONEVE!
Duke u ndergjegjsuar mi funksionimin e ketij sistemi, dhe duke ua bere të ditur të tjereve, më shume njerez do njihen me kete të vertet dhe kjo do beje qe të jete më e lehte demaskimi i ketij fallsiteti.
Ne menyre të shkallezuar pasi të kapercehet momenti i pare i refuzimit të kesaj të vertete, do ndergjegsohemi se jetojme ne nje bote të madhe iluzionesh: ne iluzionin se gjoja jemi të lire, ne iluzuionin fals të demokracise, ne eluzioni fals te feve, ne iluzionin e poltikes, ne iluzonin e varferise. Të ndergjegjsuar se e gjith kjo qe po jetojme eshte nje burg padukshem per trurin tone, perçarjet do kene më pak rendesi dhe peshe, dhe kalimi ne nje forme të re jetese do jete natyral.
Lexim të mbare dhe shpresoj se do të frymezoje dike!
Pierluigi Paoletti






Si funksionon “Sistemi Monetar”.

Seigniorage: Eshte nje mashtrim kolosal i lindur dhe i zhvilluar fale injorances, censures, disinformacionit, e mbi të gjitha fale mendjeve të mbyllura. Eshte nje akt jo-legal qe aplikohet sistematikisht nga Banka Qendrore Europjane, e cila e perkufizon “Sherbimi i Thesarit të Shtetit” . Seigniorage eshte diferenca e vleres midis kostos tipografike (letra dhe boja) të shpenzuar efektivisht per të shtypur e per të vendosur ne qarkullim kartemonedhat, dhe vleres se pjeses se jashteme pra asaj numerike të shkruar mbi vet kartemonedhat.

Banka shtyp kartmoedha dhe ne vend qe tua jap popullit sovran të Bashkimit Europjan, i jep atij hua me VLEREN E JASHTEME plus interesit vjetor të emertuar “takse/perqindje e skontimit”. Ne kete menyre nje kartemonedhe 100 euro qe mund ti jepet shtetit me vleren 0,05 euro cent, faktikisht i kushton shoqerise 102,5 euro. Pra më shume sesa vlera e jashteme qe eshte shkruar mbi kartemonedhe.
Seigniorage eshte pushteti i venies ne qarkullim të kartemonedhave me nje vlere nominale shume here më të larte sesa vlera vetjake qe kane , e si rrjedhoje perfitohet nje fitim nga sovraniteti i monedhes.
Ne momentin kur Banka Qendrore Europjane qe shtyp monedhat blen të mira duke perdorur kete monedh qe asaj i ka kushtuar shume pak, ajo fiton nje fuqi blerse unike.
Jo vetem kaq, Banka Qendrore qe shtyp zyrtarisht monedha me nje çmim qesharak (shume të ulet), vedos ne Bilancin PASIV jo koston tipografike të shpenzuar realisht (letra dhe boja), por vleren numerike të shkruar mbi monedhat dhe kartemonedhat!!
Seigniorage ne kete menyre kthehet ne PASIV per Banken, prandaj nuk eshte i tatueshem dhe i shmanget pagimit të taksave.
Nje shembull i Seigniorage eshte kur pronari i nje kazinoje ne kontabilitet të vendose ne pasiv jo koston e prodhimit të fishave por vleren nominale qe eshte shkruar mbi fishat.

Pra ne kete menyre Shtetet antare te Bashkimit Europjan detyrojne qytetaret e tyre qe të paguajne kete mbiçmim duke e taksuar si “debi publike”.

Meqense Banka Qendrore Europjane shtyp kartemonedha të garantuara nga hiçi pa nje kundervlere (flori, argjend, etj), vazhdon të shtyp kartemonedha sa të doje pa asnje kontroll ne drejtim të debise publike. Ata qe nxjerrin kartemonedhat ne qarkullim vet marrin titullin e pronarit, edhe pse ne realitet nuk jane pronare të asnje vlere qe të mund ti perkoje vleres se monedhes ne qarkullim.
Gjithshka e ka originen ne vitin 1694 kur Floriri u trasforma ne leter nga Banka e Anglise. Themeluesi i B. Angleze ishte William Paterson i cili ka deklaruar ne ato vite: “Banka perfiton nga interesi mbi monedhat qe krijon nga hiçi

Akoma më i paskrupullt dhe cinike eshte pohimi më 1773 i Amschel Mayer Rothschild
themeluesi gjerman i nje perandorie financiare qe deklaronte: “Politika jone eshte ajo e nxitjes se luftrave por duke drejtuar Konferencat e Paqes ne menyre qe askush nga palet ne konflikt të mund të kete fitimie territoriale. Luftrat duhet të dirigjohen ne nje menyre qe Kombet qe marrin pjese të zhyten gjithmon e më shume ne borxhe e si rrjedhoje gjithmon e më shume nen pushtetin tone”

Ne 1885 Karl Marks shkruante ne librin Kapitali (Libri I, kapitulli 24, paragrafi 6,Editori Riuniti, Roma 1974, faqet 817-818): “ Qe nga momenti i lindjes Bankat e Medhaja të zbukuruara me emertime kombetare nuk kane qene gje tjeter veçse spekullues privat qe i bashkengjiteshin qeverive, dhe fale privilegjeve të fituara ishin ne gjendje tu jepnin qeverive para. Si rrjedhoje rritja e debise publike nuk ka mates më të mire sesa ngjitja progressive e aksioneve të ketyre bankave. Banka e Anglise më 1694 filloi ti jepte qeverise para hua me 8% , njekohesisht ishte e autorizuar nga parlamenti të shtypte monedha me të njejtin kapital të cilin ua jepte hua popullit ne forme kartemonedhe. S’kaloi shume kohe dhe kjo monedhe kredie e fabrikuar nga vet B. e Anglise të kthehej ne ate monedhe qe Banka do e perdorte per ti dhene hua Shtetit dhe qe do të sherbente per të paguar interesat e debise publike.”

Krijimi i parase nga kredia e perpjestueshme (copezuar).
Sipas William Paterson Bankat kane pushtetin e krijimit të parave nga hiçi! Per të kuptuar më mire kete mekanizem po marrim nje shembull të vogel numerik: Kemi depozituar ne banke ne llogarine tone rrjedhese, 100 euro ne forme të hollash (kesh). Keto 100 euro banka mund tua japi borxh per 5000 euro, gjithkujt qe paraqitet ne Banke dhe kerkon nje hua (ndermarrjeve, privateve, kredi, etj). Si mundet banka të jape 5000 euro hua nese ka të depozituar vetem 100 euro?? Nga mbijne ato 4900 eurot e tjera??
Ky operacion i shumimit të parave quhet Kredi e Perpjestueshme (copezuar), dhe mundesohet nga e ashtequajtura Rezerve Bankare (vlera e të ciles percaktohet nga Banka Qendrore Europjane). Ne aspektin e parase Rezerva Bankare eshte nje perqindje qe tregon sasine minimale qe nje Banke duhet të ruaj fizikisht ne arken e saj, pikerisht si nje rezerve.
Me nje Perqindje të Rezerves baras me 10% nje Bank ato 100 euro (të cilat vendosen menjehere ne rezerve), mund ti jape hua 1000 euro (10% e 1000 euro=100).
Sot perqindja e rezerves eshte 2%, si rrjedhoje 100 eurot do të shumohen dhe do të jen 5000!
Dhe faktikisht nje Bank per çdo 100.000 euro virtuale te shenuar ne kompjuterat e saj, mjafton te kete realisht 2000 ne forme kartemonedhe! Ky quhet “falimentim teknik (bancarotta tecnica)” pasi ne fund të fundit bankat realisht kane ne arke vetem 1 të pesedhjeten e parave qe mendohet se kane! Kjo qe thame pak më larte mund të vertetohet fare thjesht: Nese të gjith individet qe kane llogari rrjedhse ose depozita kursimi prane bankes, të paraqiteshin të gjith njekohesisht ne banke per të terhequr të gjitha parate e tyre, banka nuk do të ishte ne gjendje tua kthente të gjithve keto para (ashtu siç ndodhi ne Argjentine). Ne nje situate të tille Banka do të mbyllte menjeher sportelet e shperndarjes se parave dhe do të kerkonte nderhyrjen e Bankes Qendrore Europjane, e cila do të shtypte dite e nate euro per të permbushur kerkesat dhe per të mos lejuar falimentimin real të Bankes. Dhe ja ku del qellimi i vertet i Bankes Qendrore Europjane: mos lejimi i falimentimit të Bankave Tregtare Private. Dhe eshte kjo arsyeja qe B. Qendrore Europjane quhet ndryshe “Huadhenes i Shkalles se Fundit”.
Por ne nje situate të tille ne të cilen B. Qedrore Europjane shtyp para te reja per te shpetuar banken tregtare private, shuma monetare qe eshte ne qarkullim rritet duke krijuar keshtu INFLACIONIN!
Duke u kthyer tek çeshtja e krijimit të parave nga hiçi, më saktesisht banka me ato 100 euro fillestare mund të jape hua 4900 (5000 minus rezerven e 2% pra 100 eurot fillestare) sepse pikerisht 100 euro duhet të ngelen fizikisht ne rezerve.
Me keto para qe banka nuk i ka fizikisht ne arke pasi krijohen nga hiçi, banka fiton akoma edhe perqindjen e interesit (interesa mbi huate, kredite e ndryshme etj). Keto interesa sebashku me krijiin e parase jane duke i zhvatur pasuri shoqerise, njerzve dhe gjith shteteve (perfshih dhe SHBA qe kane nje borxh publik më të lartin ne bote), duke i detyruar të gjith të zhyten ne borxhe.
Por lojrat e krijimit të parase nuk mbarojne ketu!!
Edhe ato 5000 euro të krijuara nga hiçi pasi hyjne ne ciklin ekonomik kane per tu khyer heret a vone ne sistemin bankar ne forme depozitash Keto depozita kane per tu kthyer ne rezerva te reja, me te cilat banka ka per te dhene serishmi hua nga hiçi! . Ky eshte cikli i paskrupullt dhe i rrezikshem i finances bankare!
Parate qe jane ne qarkullim nuk jane te Shtetit por te korporatave private (bankave, Banka Qendrore Europjane, FED) qe e kane krijuar nga hiçi dhe mbi te cilen kane aplikuar taksa. Keto para jane para private dhe krijojne debine publike!

Bankat Qendrore jane private.
Ka raste kur vetem disa Banka Qendrore jane pjeserisht te kombetarizuara , siç eshte rasti i Bankes se Anglise. Pjesa tjeter e Bankave Qendrore jane te kontrolluara nga ortake private, dhe si rrjedhoje jane private. Banka e Italise psh eshte banke private!
Ne dosierin “Kerkime & Studime të Mediobankes” (da R & S, Ricerche & Studi di Mediobanca, 2003, pag. 1.149) e drejtuar nga Fulvio Coltorti eshte publikuar lista e aksionerve (pronareve) të Bankes Italiane. Ky studim duke hetuar bilancet e bankave, të sigurimeve etj ka gjetur edhe kuotat qe percaktonin pjesemarjen me aksione ne kapitalin e Bankes Italiane.
Lista e pronareve private të Bankitalia dhe perqindjet e aksioneve qe posedojne:

ORTAK DHE PRONARE Tث BANKES QENDRORE ITALIANE
Gruppo Intesa (27,2%)
INPS (5%)
Gruppo San Paolo (17,23%) (qe operon edhe ne Shqiperi)
Banca Carige (3,96%)
Gruppo Capitalia (11,15%)
BNL (2,83%)
Gruppo Unicredito (10,97%)
Gruppo La Fondiaria (2%)
Assicurazioni Generali (6,33%)
Gruppo Premafin (2%)
Monte dei Paschi Siena (2,50%)
C. Risparmio Firenze (1,85%)
RAS (1,33%)
Anonimi (5,65%)

Tre jane Bankat maxhoritare private qe kontrollojne me 55,58% B. Qendrore Italiane:
Intesa (27,2%), San Paolo (17,23%) e Capitalia (11,15%). Banka Qendrore Europjane (BCE) eshte zyrtarisht prone e bankave qendrore të shteteve antare të BE. Meqense Bankat Qendrore kontrollohen nga shoqeri bankare private, si rrjedhoje edhe BCE eshte nje shoqeri private.
 
Redaktimi i fundit:
ORTAKET DHE PRONARET E BANKES QENDRORE EUROPJANE

Banka e Belgjikes (2,83%)
Banka e Danimarkes (1,72%)
Banka e Gjermanis (23,40%)
Banka e Greqise (2,16%)
Banka e Spanjes (8,78%)
Banka e Frances (16,52%)
Banka e Irlandes (1,03%)
Banka e Italis (14,57%)
Banka e Luksemburgut (0,17%)
Banka e Holandes (4,43%)
Banka e Austris (Oesterreichische Nationalbank) (2,30%)
Banka e Portugalise (2,01%)
Suomen Pankki (1,43%)
Banka e Suedise (2,66%)
Banka e Anglis (15,98%)


Seigniorage i Bankes Qendrore Europjane ndahet ne kuota midis bankave pjesemarrse sipas perqindjes se aksioneve. Banka e Italise ka 14,57% aksione ne BCE , e cila eshte kuota e sinjorazhit formal qe merr, sigurisht qe merr edhe nje pjese të madhe të kapitalit qe i shpeton kontrollit.

Ne listen e mesiperme jane bankat qe marrin pjese ne Seigniorage europjan, pasi bejne pjese ne sistem. Por ka disa banka si ajo e Anglise, Suedise dhe Danimarkes qe jane pjesemarres ne Seigniorage europea, por ama nuk kane adoptuar euro-n si monedhe të tyre të brendeshme!! Pra keto 3 banka marrin 100% të sinjorazhit të monedhes se tyre dhe plus kesaj edhe nje pjese të mire të sinjorazhit europjan!!
I bie qe qytetaret italiane, spanjoll, franceze, gjerman etj, pa e ditur paguajne taksat edhe per keto 3 shtete!!!



Falimentimi bankar!!
Mund të ndodhe qe nje borxhli (sipermarres, puntor etj) nuk eshte ne gjendje të paguaje. Ne kete rast banka eshte e detyruar ta shenoje kete hua te dhene qe nuk mund te paguhet ne kontabilitet si humbje. Per banken kjo nuk eshte tragjedi pasi posedon fizikisht vetem 1 te pesedhjeten e parave. Nje humbje kontabile eshte gjithmon humbje per banken dhe per aksioneret e saj. Dhe B. Qendrore, nuk e lejon banken te falimentoje prandaj dhe nuk i kerkohet llogari per huate e çmendura qe ajo mund të jape. Eshte kjo arsyeja per te cilen bankat jane shume selektive kur duhet ti japin nje hua prej 50.000 euro-sh nje puntori te thjesht, nderkohe qe jane shume zemergjera kur behet fjale per dhenien hua te miliarda e miliarda euro-sh kompanive si Parmalat, Fiat ose Shtetit.

Shenim: Edhe nese depozituesi i 100 eurove te lartepermendura terheq kursimet e tij nga banka, kjo e fundit nuk falimenton, pasi ato euro duke qene se ja ka dhene hua 10 subjeketeve të ndryshem ka ne kontabilitetin e saj 10 angazhime per kthimin e ketyre 100 eurove qe gjithsej bejne 1000 euro!! Nese depozituesi i le 100 eurot ne banke ka per te marre si interes maksimumi 1% (pra 1 euro), nderkohe banka kur jep hua i kerkon mesatarisht secilit nga 10 klienteve interes 12%, duke perfituar keshtu 120 euro!! Pra akoma me shume sesa depozita qe ka ne arken e saj.
Të kerkosh nje borxh të vogel eshte njesoj si te kerkosh nje borxh miliardar, por ky i fundit i sjell më shum të ardhura bankes. Nese nderrmarrja Fiat nuk paguan borxhet e saja do të jete Banka Qendrore qe do të shpetoje bankierin duke u justifikuar “eshte e nevojshme të shpetojme sistemin”. Por nese eshte puntori i krahut qe nuk mund të kthej borxhin qe ka marre per të blere shtepi, nuk ka per të patur asnje nderhyrje publike ne ndihme të puntorit, dhe shtepine kane per tia sekuestruar/ konfiskuar menjehere.
Kjo eshte arsyeja pse banka u jep hua më shume qef Shteteve ose nderrmarrjeve si Parmalt e Cirio (qe kan falimentuar), duke e ditur fare mire se jane të pa afta të kthejne borxhin.
Kur nje borxhli kthen borxhin e tij, per nje bank ky fakt eshte nje bezdi, pasi bankes i duhet të gjeje nje borxhli tjeter qe të zevendesoje të parin. Ajo qe ka rendesi per banken eshte fakti qe borxhliu duhet të vazhdoje të paguaj interesat, mundesisht ne perjetesi si ne rastin e Shteteve.

Pse nuk i shtyp shteti parat?
Ne të kaluaren ka patur tentativa ne të cilin ishte Shteti qe shtypte dhe nxirrte ne qarkullim monedhen, psh. ne Itali ne kartemonedhen 500 Lireta nuk shkruhej “Banka e Italise” por “kartemonedhe e Shtetit sipas kursit ligjor”. Pra Shteti mund të shtypte para sipas kursit ligjor duke mbajtur Sinjorazhin, por problemi qendron tek presionet e forta qe e pengojne dhe ne fakt sot shtetit i mbetet vetem sinjorazhi mbi venien ne qarkullim te monedhes metalike (minus 1% të sinjorazhit total) i cili eshte negativ pasi prodhimi i monedhes 1 qindarkeshe kushton 3 qindarka!! Ne SHBA shume kerkues hetimore mbeshtesin iden se të pakten 7 presidente amerikane jane vrare pikerisht per nje çeshtje monetare. Dy nga më të famshmit jane Abraham Linkon dhe John F. Kennedy. John F. Kennedy më 4 qershor 1963 urdheroi venien ne qarkullim (Urdheri Ekzekutiv nr. 11110) nga ana e Ministrise se Thesarit të 4 miliarde dollare kartemonedhash bi të cilat shkruhej “United States Note” dhe jo “Federal Reserve Note”. "Rastesisht” pas pak muajsh e vrane , dhe e para gje qe “rastesisht” pasuesi i tij beri ishte terheqja nga qarkullimi i dollareve të popullit duke i zevendesuar më ato private të Federal Reserve.
Sa per informacion Federal Reserve nuk eshte shoqeri amerikane pasi aktin e regjistrimit e ka ne Porto Rico.



ORTAK E PRONARE Tث FEDERAL RESERVE USA.



Rothschild Bank - Londer
Kuhn Loeb Bank - New York
Warburg Bank - Hamburg
Israel Moses Seif Banks Italia
Rothschild Bank - Berlin
Goldman, Sachs - New York
Lehman Brothers - New York (qe “falimetoi” ne shtator te 2008)
Warburg Bank - Amsterdam
Lazard Brothers - Paris
Chase Manhattan Bank – New York

Pra edhe Banka Qendrore e SHBA kontrollohet nga nje numer i vogel institutesh dhe bankash private.

Shteti eshte borxhliu ideal!
Banka i jep hua Shtetit duke i blere Bono të Thesarit (BOT) qe jane kambiale, premtime pagese.
Askush nuk pret qe Shteti ne fund të skadences të paguaje, pasi Shteti ri-leshon ne qarkullim Bono të reja të Thesarit të të njejtes vlere me nje skadence akoma më të larget. Ky eshte borxhi i perjeteshem i Shtetit, dhe nuk rezulton qe gjate historise ndonje Shtet ti kete shpetuar kesaj dare! Ne kete menyre bankat vazhdojne të perfitojne interesa mbi BOT dhe ne çdo moment mund tua rishesin publikut të gjere. Sot interesat mbi BOT jane shume të uleta aq sa askush nuk i blen më, me perjashtim të bankave!! (ne Itali mbi 50% e atyre jane të huaja, keshtu kthehemi të gjith ne varesi të të huajve)


Ndodh gjithmon e më shpesh qe Shtetet sidomos ne vendet e botes se trete nuk jane ne gjendje të paguajne as borxhet dhe as interesat mbi borxhet. Kur nje Shtet borxhli nuk eshte ne gjendje të paguaje interesat, banka aplikon nje politike qe eshte ne interes të saj. (Llogjikisht Banka duhet të fshij huane e dhene nga librat e saj kontabel, dhe të paguaje me paret e aksionereve dhe pronareve bankare keto humbje. Por kjo eshte diçka qe nuk mund të koncepohet per bankat dhe bankieret.) Per kete arsye bankat i japin Shtetit borxhli nje borxh tjeter të dyte (gjithmon duke krijuar para nga hiçi) me të cilin do paguhen interesat e borxhit të pare.
Ky sistem quhet “hua- ure” dhe perdoret ne shtetet e varfera. Parate e reja as qe hyjne ne territorin e shtetin borxhli, por kalojne nga nje kontabilitet ne tjetrin brenda per brenda bankes kreditore. Borxhi i pare ngelet ne librat kontabel si borxh aktiv, dhe jo vetem kaq, por ketij borxhi i eshte shtuar edhe shuma e borxhit të dyte bashke me interesat bankare.
Nese shteti borxhli (i zhytur akoma më shume ne borxhe) nuk paguan interesat, menjehere bankieret kerkojne nderhyrjen e FONDIT MONETAR NDERKOMBETAR i cili i jep nje borxh të trete shtetit borxhli per të paguar interesat e 2 borxheve te meparshme.
(shenim imi: E pyesni veten pse FMN ne Shqiperi eshte si ne shtepi të vet? Pikerisht per arsyen e lartepermendur!! )

Praktikisht borxhi i 3-të qe merret nga FMN stergjatet ne kohe, pra perjetesisht duke e shtrenguar kete shtet ne nje dare vdekjeprurese. FMN per kete borxh do detyroje kryerjen e modifkimeve dhe uljen e shpenzimeve sociale të rendesishme si psh: shendetesia, sigurimet, pensionet, arsimimi, rrogat etj
Bankiereve nuk u inteson shume, per ata eshte e rendesishme ruajtja ne menyre konstante e paaftesise paguese të borxhit nga ana e ketij shteti, pasi vetem keshtu bankieret pasurohen.


Valutat Plotesuese: monedha qe humbte vlere e Gesell.
Ideja e kesaj monedhe eshte shpikur nga tregtari importues gjerman Silvio Gesell (1862-1930).
Më 1931 ne nje qytet të Tirolit ne Austri (Woergl), kryetari i bashkise per të zgjidhur problemin e depresionit të madh ekonomik të atyre viteve vendosi të shtypte nje kartemonedhe lokale. Behej fjale per nje monedhe të veçante pasi ishte nje monedhe qe humbiste vleren e saj ne kohe. Qe monedha të vazhdonte të ishte ne kurs ligjor, kush e posedonte duhej ti shtonte çdo muaj nje vule qe kushtonte 1% të vleres nominale të monedhes (ne nje monedhe prej 10 shilingash cdo muaj duhej vendosur nje vule qe kushtonte 0,1 shilinga). Cdo vit monedha humbiste vetem 12% të vleres se saj.
Venia ne qarkullim e saj ishte e mbuluar nga nje shume ne shilinga të verteta të depozituara ne banken e bashkise. Të gjith nenpunesit e bashkise filluan ta mernin rrogen më monedhen e re. Fillimisht tregtaret dhe shitesit refuzuan perdorimin e monedhes se re , por me vone u detyruan ta perdornin pasi qarkullonte vetem e reja dhe nuk kishte fare monedhe te vjeter. Pra monedha nisi te perdorej si e vlefshme sepse filluan te gjith ta pranonin dhe ta perdornin (sot Euro eshte i vlefshem dhe perdoret sepse të gjith e kane pranuar per ta perdorur). Prezenca e kesaj monedhe qe humbiste vlere ne kohe dhe qe askush nuk kishte interes per ta grumbulluar dhe kursyer, zhvilloi dhe rriti ekonomin bashkiake e ate lokale dhe rriti qarkullimin monetar: u asfaltuan rruge dhe u kryen shume punime publike ne te mire te popullsise. Kryetari i Bashkise u tregoi gazetareve (dhe ky ishte gabimi fatal qe ai beri) qe 12% -in vjetor qe nxirrej nga vulat e kartemonedhave ai e kishte ri-investuar , dhe çdo muaj Bashkise i hynin ne arke 20 here me shume sesa shuma e pergjithshme e rrogave te para te paguara me kartemonedhen e re, qe ishte 2000% !! Pa dashje kryetari i bashkise kishte nxjerre ne shesh 2 te verteta qe ishin rreptesisht të ndaluara:
1) Perfitimi i jashtezakonshem qe sistemi bankar nxjerr nga monedhat qe ve ne qarkullim;

2) Perfitimi i jashtezakonshem dhe i fshehte qe venia ne qarkullim i dhuron bankierve qe shtypin kartemonedhat.

Menjehere Banka Kombetare Austrike nderhyri duke e shfuqizuar kete kartemonedhe konkurruese te bezdishme, dhe me 1933 e konsideron te paligjshme pasi ishte ne kundershtim me monopolin e Bankes Qendrore pra ne kundershtim me interesat private te bankiereve!

Ne bote egzistojne 5000 lloje të ndryshme valutash plotesuese!
Nga keto 5000 monedha, 700 egzistojne vetem ne Japoni.
Kur nje sistem bankar bazohet ne fajde (siç eshte shpjeguar ne kete artikull) dhe fillon dhe egzagjeron , kriza ka per tu perhapur ne radhet e popullsise dhe eshte e qarte qe popullsia ka per të reaguar ne menyre spontane duke krijuar nje valute plotesuese.
Ne Japoni pas krizes se 1995 ishin 30.000 rastet e vetvrasjeve ekonomike ne vit, per arsye falimentimi ose pa-aftesie paguese. Nje personazh i rendesishem i botes bankare japoneze doli nga ky sistem dhe filloi të krijonte keto valuta alternative per të zgjidhur situaten. Diçka e ngjashme ndodhi edhe ne Argjentine ku çdo krahine filloi të shtypte valuten e saj lokale plotesuese.
Perhapja dhe zhvillimi i valutes plotesuese duhet të mbeshtetet pasi ka per te qene hapi
qe do të stabilizoje situaten, gjithashtu do të jete ura kaluese nga sistemi i padrejte aktual i fajdeve bankare ne nje sistem të ardheshem ku transakcionet do të jete të qarta e trasparente, ku dhe do dihet se ku shkojne dhe nga vijne parate. Nuk mund të egzistoje sovraniteti i nje populli nese nuk egziston nje sovranitet monetar!!


Deflacioni.
Deflacioni eshte nje fenomen i kundert i Inflacionit, dhe shpesh vjen pas nje fllucke spekuative.
Praktikisht konsiston ne renien e vazhdueshme të çmimeve, dhe si rrjedhoje konsumatoret nuk kryejne blerje por shtyjne per më vone blerjen e mallrave të ndrysheme me shprese se çmimi do të ulet më tej (dhe atehere ata mund të blejne).
Nderrmarrjet qe jane ne borxhe me bankat nuk arrijne te shesin prodhimet e tyre duke rrezikuar keshtu mos pagimin e interesit të borxhit bankar. Ulja e mëtejshme e çmimeve per të shtuar blerjet nga ana e konsumatoreve, do të rendoje krizen e deflacionit dhe do të ngadalsoje zhvillimin ekonomik. Nderrmarrjet borxhlie falimetojne dhe pushojne nga puna puntoret. Të papunet shtohen, fuqia blerse ulet dhe shume prodhime dhe mallra ngelen të pashitura derisa e gjith linja prodhuese dhe ekonomia paralizohen. Qarkullimi i valutes renohet derisa të ndaloje plotesisht, pasi njerzit nuk shpenzojne më. Kush posedon para ne vend qe ti investoje fillon e i kursen duke e grumbulluar , si rrjedhoje do rendoje akoma më shume situaten ekonomike. Ne të tilla situata per të rinisur serishmi ekonomine, ulja e perqindjes se interesave (pra ulja e kostos se parase) nuk hyn shume ne pune (siç ndodh zakonisht). Nese perqindja e interesit ulet nen nje nivel të caktuar kjo do favorizoje grumbullimin e parave jashte depozitave bankare, duke i zhvatur keshtu para vet sistemit ekonomik. Keynes e quan kete fenomen “liquidity Bukurosh” “gracka e liquiditetit të parase” pasi paraja qendron e ngrire (egziston por nuk leviz)!
Valuta e Gesell eshte zgjidhja e problemit të deflacionit. Ne vend qe të rikompensoje kapitalin me nje koncesion interesi, sistemi i Gesell penalizon ata qe mbajne kapitalin te palevizshem dhe qe nuk e shpenzojne ose investojne. Ky penalizim i lehte (vula mujore) favorizon ne menyre të leverdishme shpenzimin e parave dhe si rrjedhoje ri-aktivizimin e shkembimeve tregtare!

Kush e krijon Inflacionin?
Nese çmimet rriten do të thote se ka shume euro/ para ne qarkullim. Kush i ka vendosur keto para ne qarkullim?
Bankat dhe sistemi bankar e monetar jane nena e të gjitha Inflacioneve!!


Tatimi i Shtetit eshte i panevojshem!


Askush nuk e thote por Sinjorazhi bashke me krijimin e parase nga hiçi nga ana e Shtetit (dhe jo nga bankat private siç ndodh konkretisht) do bente qe Tatimi të ishte i panevojshem. Shteti duke monetizuar Titujt e tij të Debise nga Banka Qendrore eshte ne gjendje të siguroje çfaredo lloj sasie parash qe i duhen. Ne kete menyre provokon inflacionin, qe eshte nje kontribut nder më te demshmit e kontributeve pasi godet kursimtaret, puntoret, pensionistet duke favorizuar borxhet dhe penalizuar ata qe kursejne. Taksat sherbejne qe qytetaret, puntoret, konsumatoret të mendojne se paraja eshte e pamjaftueshme, (dhe faktikisht per ta eshte e pamjaftueshme) pasi nese fitojne më shume atehere fale taksave qe duhet të paguajne ate fitim e humbasin serisht.
Ndryshimi dhe veçanesia midis padroneve dhe sklleverve nuk ka qene kaq e forte as ne mesjete kur monedhat ishin ne flori dhe konvertoheshin ne flori!!

Cfare mund të bejme ne si qytetare?
Para se gjithash duhet të informohemi dhe të ndergjegjsohemi mbi menyren e funksionimit të mekanizmit të Seigniorage, të sistemit monetar dhe të pushtetit qe kane ato subjekte qe shtypin valuten!
Eshte e rendesishme qe organizatat ne mbrojtje të konsumatoreve të perhapin nje kulture informuese mbi keto lloj problemesh. Perhapja e nje kulture informuese mbi mundesite e jashtezakonshme qe ofrojne valutat plotesuese, midis të cilave eshte ajo e mbajtjes ne nivel lokal të Seigniorage. Nje Bashki mund të vendose ne qarkullim valuten e saj plotesuese duke mbajtur per vete 50% të Seigniorage duke evituar keshtu të taksoje qytetaret, nderkohe 50 % qe mbetet Bashkia mund ta perdore per të ndihmuar qytetaret dhe familjet e atyre shtresave shoqerore qe kane më shume nevoje per ndihme.
Ka ardhur momenti i nje ndergjegjsimi kolektiv qe duhet të ngreje zerin!




Per tu informuar më shume:


Seigniorage - Wikipedia, the free encyclopedia

http://greencredit.files.wordpress.com/2008/01/sovereignty-and-seignorage-report.pdf
Seigniorage - seigniorage.de
Summary of Seigniorage Reform



Disa libra dhe materiale ne gjuhe te ndryshme mbi argumentin e shqyrtuar ne kete artikull:

Murray N. Rothbard, The Mystery of Banking, Richardson & Snyder, 1983
http://www.mises.org/Books/mysteryofbanking.pdf


Nuri, V. Z., A Fractional Reserve Banking as Economic Parasitism: A Scientific, Mathematical, & Historical Exposé, Critique, and Manifesto, 2002
EconPapers: Fractional Reserve Banking as Economic Parasitism: A Scientific, Mathematical & Historical Expose, Critique, and Manifesto

An encyclopedia of macroeconomics by Brian Snowdon, Howard R. Vane: An encyclopedia of macroeconomics - Google Books

Central Bank Seigniorage: Czech Republic 1993-1997
http://www.cerge.cuni.cz/pdf/wp/Wp142.pdf






- “Schiavi delle banche”(Skllever të bankes) –> Maurizio Blondet, Effedieffe edizioni

- “Un'altra Moneta” ( Nje monedhe tjeter)–> Domenico de Simone, Malatempora edizioni

- “Bankestein” – Marco Saba

- “L’ordinamento internazionale del Sistema Monetario” (Rendi nderkombetar i Sistemin Monetar)–>Giacinto Auriti, Edigrafital

- “ABC dell’economia e altri scritti” (ABC –ja e Ekonomise dhe shkrime të tjera)–> Ezra Pound, Boringhieri

- “La moneta, la banca e l’usura” (Monedha, Banka dhe Fajdete)–> Bruno Tarquini, Chiesa Viva
 
Redaktimi i fundit:
Paraja asht fatekeqesi me e madhe shoqerore e ndodhur ne ne Histori.Qe kur lindi ajo,filluan luftrat,fete,diktaturat.Filloi historia te fallsifikohet,filloi njeriu te skllavizohet,femra te cnderohet,mashkulli t cburerohet...shpirti te varferohet.....
MENDOJ SE FUNDIT I BOTESE NESE VJEN NJI DITE DO TE VIJE NE TE NJETEN SHKALLE RENDESIE FAKTORI ,O NGA NATYRA,O NGA PRONARET E BANKAVE(SISTEMI FINANCIAR).
 
Me bere prape per kafe ky artikulli ...
 
Persa kohe vleresimi i punes do te behet me paran,per aq kohe njerezimi do te jetoj me te keqen brenda vetes.Ai do te shkeputet nga kjo e keqe,kur te shkeputet nga ajo.Kur njeriu do te beje ate qe do dhe ate qe di me mire dhe jo ate qe duhet te beje sepse ashtu merr para.
 
Ky artikull eshte nje nga arsyet e shumta pse Shqiperia nuk duhet te hyje ne BE!!

Jam mese i bindur se e ashtequajtuara "Banka Shqiptare" nuk eshte aspak Shqiptare, mjafton te shihni se cilat jane bankat qe operone ne Shqiperi do kuptoni se cilet posedojne "Banken Shqiptare".
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top