Ballonat ngjyrosin qiellin

Didi

C'est la vie.
408 ballona shumë-ngjyrëshe u ngritën nga një ish-bazë e NATO-s në Chambley të Francës në një përpjekje për të thyer rekordin e ngritjes së njëkohëshme të tyre.

ballonat.jpg


Të apasionuarit pas fluturimeve me ballonë u grumbulluan në Chambley-Bussieres Aerodrome për të marrë pjesë në festivalin ndërkombëtar të fluturimeve me ballonë “Lorraine Mondial”.

Pjesëmarrësit thyen rekordin e vendosur nga vetë ata ditën e shtunë kur njëkohësisht u ngritën në qiell 343 ballona. Më herët ky rekord ishte vendosur në 2009 kur 329 ballona u ngritën në ajër në të njëjtën kohë.
ballonat122323.jpg




“Lorraine Mondial” është një festival popullor në Francë dhe në shumë vende të tjera të botës, i vetmi i këtij lloji me një traditë të vendosur që prej vitit 1989, vit kur u organizua për herë të parë.



To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.



Top Channel
 
Titulli: Ballonat ngjyrosin qiellin

Edhe fjalen ballona se kisha degjuar ndonjehere ne shqip...
 
Titulli: Ballonat ngjyrosin qiellin

mrekulli sa bukur i dua shum ngjyrat
 
Titulli: Ballonat ngjyrosin qiellin

Aaaaa sa qejf kam une te shetis njehere me nje balon te tille:).
Pamja duhet te jete fantastike nga lart:)

Cappadocia.jpg


hot-cool-air-balloons-cappadocia-national-geographic-magazine-photography-294287.jpg

Cappadocia- Turqi
 
Titulli: Ballonat ngjyrosin qiellin

Si i thoni juve nga Irl?

Po flasim per gjuhen shqip dhe jo per gjuhen qe flitet ne Irl. Ne shqip se kam degjuar ndonjehere si fjale.
 
Titulli: Ballonat ngjyrosin qiellin

Sa te bukura..:))
E dua nje shetitje te tille..e tu hedh "oriz" siper kokes, te tjerve ne toke..hahahahahahaha
 
Back
Top