Balloja më prestigjozë në Londër .

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Në Royal Courts of Justice zhvillohet balloja “Queen Charlotte’s Ball”. Vajza të reja, ose të quajtura debutante, e paraqesin veten përpara aristokracisë.
Vetëm një grup fare i vogël ia del të jetë pjesë e kësaj shoqërie. Vajzat e reja nga familjet më të pasura ftohen për në ballo. Pas muajsh të tërë përgatitje dhe shpenzimesh, këto debutante të reja mund të tregojnë aftësitë e tyre me stil dhe elegancë.

Vajzat, të gjitha nga mosha 17 deri në 20 vjeç, performojnë përpara të ftuarve, që më pas gjykojnë për elegancën e tyre. Aktiviteti i aristokracisë shërben edhe për bamirësi.
Vajzat kalojnë muaj të tërë duke u përgatitur për hyrjen në dhomën e ballos dhe provojnë me dhjetëra fustane të stilistëve të mëdhenj.Deri në vitin 1958, debutantet dilnin përpara Mbretëreshës, por kjo ndodhi deri sa Princi Philip të deklaronte se ishte një budallallëk. Prindërit, që dërgonin vajzat në këtë event, shpresonin që ato të gjenin edhe një burrë të përshtatshëm.

Fustani i bardhë i tyre simbolizon virgjërinë që kërkohet nga një grua. Edhe vetë Mbretëresha tanimë e quan të çuditshme një ballo të tillë për shkak të dëshirës për një monarki moderne. /albeu.com/

76588.jpg


76589.jpg


76590.jpg


76591.jpg


76594.jpg


76606.jpg


76610.jpg
 
Back
Top