Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Ballkani quhej Skanderbeg; Zbulohet harta e rajonit e vitit 1455

Ballkani quhej Skanderbeg; Zbulohet harta e rajonit e vitit 1455

auto_Ballkani1-780x4391543432933-640x361.jpg

Një rast tjetër i ngjashëm kur territoret përcaktohen me emrin e një njeriu mund të jetë vetëm në rastin e Amerikës. Por ndodh edhe me heroin tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, në këtë hartë të vitit 1455, kushtuar Papës Nikolla të Pesë në të cilën territori i Ballkanit ndeshet me toponimin Skanderbeg.
“Zbulimi i kësaj harte ka qenë një nga gjërat më fatlume që më ka ndodhur në jetën time. Bëhet fjalë për një toponim në zemër të Ballkanit jugor ku në qendër të kësaj hapësire midis detit Adriatik dhe detit Egje ndodhet toponimi Scanderbego”, shprehet Artan Shkreli, arkitekt, studiues i hartografisë së Mesjetës.

ثshtë një rast i jashtëzakonshëm ku emri i një territori të identifikohet me emrin e një figure, i cili identifikohet me popullin e tij dhe me frikërat metropolitane të Evropës së asaj kohe.

“Harta është bërë në 455 nga Bartolomeo Pareto, i cili ishte një hartograf që furnizonte Vatikanin me hartat gjeografike. Ishte një njeri i afërt i Papës Nikolla V”, tha Artan Shkreli, arkitekt, studiues i hartografisë së mesjetës.

Kemi të bëjmë me dy gjenovezë.

“Ky është motive që Gjenova është paraqitur kaq e madhe në hartë në raport me qytetet e tjera, sepse i jep rëndësi këtij fakti. Padyshim që Gjenova në SHek XV ishte një nga qytetet më të rëndësishme të Evropës, sepse ishte Republikë. Sikurse Venediku. Ishin Republika detare të cilat kontrollonin rrugët e Mesdheut”, sqaron Artan Shkreli, arkitekt, studiues i hartografisë së mesjetës

Po pse paraqet rëndësi zbulimi i kësaj harte në këtë kohë?

“Skënderbeu paraqitet si një hero europian këtu. Sikurse ai ka qenë një hero europian i rëndësishëm. Dhe kjo hartë fashit në mënyrë definitive përpjekjet për të thënë që Skënderbeu u bë mit pas vdekjes së tij. I gjithë enfatizimi i kësaj figure bërë pas vdekjes ishte shumë më e vogël nga çka ai përfaqësonte në të gjallë të tij”, shprehet Artan Shkreli, arkitekt, studiues i hartografisë së mesjetës.

Kjo hartë do të qëndrojë e ekspozuar për publikun dy javë në COD në Kryeministri. Më pas ajo do të kthehet në Bibliotekën Kombëtare Qendrore të Romës, ku do të ruhet në rafte speciale./TCH

auto_harta-11543432936.jpg
 
Bravo skenderbeu....ulu 10
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back