Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Ballkani para një konflikti të ri, çka e pret Maqedoninë?

Analistë vendor dhe rajonal janë të pajtimit se për mometin nuk ka dyshime se rajoni ndodhet në krizë të thelllë politike rrënjët e të cilës duhet të kërkohen në korelacion mes faktorëve të jashtëm dhe të brendshëm, por edhe në gjendjen e vështirë ekonomike,problemet e pazgjidhura socaiale dhe marrdhëniet e rrënuara ndërnacioanle.

Opinioni i ekspertëve tregon se poqëse politikanët duan përparim dhe zhvilim,ata duhet të punojnë shum me qëllim që ta tejkalojnë këtë fotografi të keqe të rajonit.

Një klimë jostabile dhe e paqëndrueshme që ka potencial që ti dridhë shtetet në vetë themelet e tyre në periudhën e kaluar, duket se po mbisundon gjithkah në Ballkan. Protesta politike me intensitet më të madh apo më të vogël ka në Kroaci,Shqipëri, ,Bullgari,Kosovë dhe Maqedoni.

Kroacia para zgjedhjeve të parakohshme

Në Kroaci lideri lideri i koalicionit të pavarur MOST Bozho Petrov i cili është një prej suprizave më të mëdhaje i zgjedhjeve dhe pa garniturën e të cilit nuk mund të formohet qeveria, tha për mediumet kroate se situata aktuale në të cilën gjendet vendi është e padurueshme dhe duhet të mbarojë.

Ai për gazetën DNEVNIK.HR tha se fati I vendit shumë shpejt do të dihet dhe golgota e krizave shumë shpejt do të kalohet sepse ralisht nuk ekzistojnë afatet të cilët duhet të respektohen dhe se ka ardhur koha që shtypjet që janë bërë ndaj MOST të bllokohen.

Ditë të rënda për demokracinë kosovare

Në situate të njejtë është edhe Kosova. Presidentja kosovare Atifete Jahjaga javën e kaluar porositi që Prishtina po kalon në momentin më kritik në periudhën e demokracisë parlamentare, dhe se 4 muaj është në krizë të thellë politike dhe morale dhe se është e kërcënuar ligji dhe rendi.

Në vendë se qytetarët ti jetojnë të drejtat dhe në mundësin historike që e fituan me mund dhe me viktima, ata kanë mundësi të jenë dëshmitarë të një situate jo të qetë të cilën nuk e mban në mend historia më e re e Kosovës.

Protestat po e mbizotërojnë Shqipërinë

Disa mijëra përkrahës të opozitës shqiptare të ejten përsëri protestuan në Tiranë dhe kërkuan ikjen e Edi Ramës, dhe kërkuan zgjedhje të parakohshme. Protestat kaluan në tension të lartë, me çrastë policia e cila i siguronte godinat e Qeverisë dhe Parlamentit është qëlluar me vezë.

Lideri i të djathtës shqiptare Lulzim Basha , në protesta potencoi që e majta duhet të dorëzohet dhe të ofroj kushte per zgjedhje të parakohëshme dhe qeveri teknike. Basha shtoi se Shqipëria me këtë qeveri po shkon në apokalips.

Qeveria Bulgare para kolapsit

Mirëpo në Bulgari analistët paralajmërojnë për mundësinë e zgjedhjeve sepse partia demokratika e Bulgarisë dhe koalicioni i bllokut reformistik e tërhoqi përkahjen Kryeministrin Bojko Borisov, shkaku i mosmarrveshjeve për reformat gjyqësore.
Në vend për momentin në pushtet është Qeveria e pestë me rend që nga viti 2013 e cila mundohet ta mundësoj rritjen për jetë më të mire .

Mosmarrveshje mes pozitës dhe opozitës në Maqedoni

Në Maqedoni kriza politike filloi menjëherë pas zgjedhjeve të vitit 2014 kur opozita në krye me LSDM-në nuk pranoi të merrte mandatet dhe e bojkotoi parlamentin, dhe problemet eskaluan edhe më shumë kur Lideri i opozitës Zoran Zaev u akuzua në rastin Puç. Në fillimin e publikimeve të përgjimeve të ashtuquajtura BOMBA në të cilën thekson se janë të funksionarëve qeveritarë me të cilën zbulohen mallëverzimet dhe punët jo ligjore të tyre.

Kulminacioni ishte protestat e mëdhaja të të dyjave taboreve politike pas të cilës vije edhe marrëveshja e Përzhinos. Për momentin mes Qeverisën dhe Opozitës ka mosmarrveshje të mëdha për ligjin për medium dhe është në pikpyetje mbajtja e zgjedhjeve në vitin e ardhëshëm i parapar me marrveshjen e Përzhinos.

Ndryshe shifet qartë që ballkani është para një ndryshimi historik dhe rrënjësor.



© ZHURNAL.mk
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back