Ballkani ndër rajonet më religjioze në botë

Ballkani ndër rajonet më religjioze në botë

Sipas sondazhit të Gallupit për vitin 2012, rajoni i Ballkanit është identifikuar si një nga rajonet me numrin më të ulët të ateistëve, ku vetëm katër për qind e banorëve e konsiderojnë veten ateistë

Prandaj, sondazhi i Gallupit tregon se Ballkani hynë në mesin e rajoneve më religjioze në botë.
Nga ana tjetër, numri më i madh i ateistëve në Evropë, jeton në Republikën اeke, ku gati 50 për qind e popullsisë e konsiderojnë veten ateistë.

Nga vendet tjera, si ateistë konsiderohen 30 përqind e francezëve, 20 përqind e gjermanëve dhe amerikanëve dhe 10 përqind e rusëve.

Sipas sondazhit, ateistë konsiderohen rreth 13 përqind e popullsisë së përgjithshme botërore.
Në përgjithësi, sondazhi i Gallupit tregon se numri më i madh i ateistëve është regjistruar në Kinë, ku 47 për qind e njerëzve e konsiderojnë veten ateistë.

Një përqindje e lartë e ateistëve është regjistruar edhe në Japoni, ku rreth 31 për qind e popullsisë e shohin veten ateistë.
Interesantë është edhe fakti se në Arabinë Saudite, rreth 5 për qind e popullsisë e identifikojnë veten si ateistë.
Ky studim tregoi se populli më religjioz në mbarë botën janë banorët e Afganistanit, Irakut, Ganës, Nigerisë dhe Armenisë, ku nëntë nga dhjetë njerëz e konsiderojnë veten fetar.

Gjithashtu, hulumtimi ka treguar se feja është shumë më e përhapur në vendet e pazhvilluara dhe të varfra.
Në Sondazhin e Gallupit për vitin 2012, i cili është marrë me nivelin e religjiozitetit në botë, morën pjesë 50.000 njerëz nga 40 vende të botës. (IGJ)
Breziiri/com
 
Titulli: Ballkani ndër rajonet më religjioze në botë

As ata 4% nuk egzistojne ne ballkan vetem se dikush ka qef te duket me i ditur edhe bjen ne kundershtim me ligjet e natyres ama jam i sigurt se ne momentet ma te ngushta te jetes i lutet zotit......
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top