Bakllava

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Nje nga pastat tradicionale shqipetare
BAKLLAVAJA

Per nje tepsi bakllava:

-1 kg miell

-7 veze

-1 gote vaj

-1 gote qumesht

-pak kripe

-1 kg arra qe do ti keni copetuar gjalpe i shkrire per ta hedhur midis petave

Nga 7 vezet , 4 prej tyre do ti perdorni veçse te verdhat , 3 te tjerat ashtu siç jane me gjithe te bardhen.Hidhini te tera lendet siper miellit dhe zijeni brumin.Me pas punojeni mire me dore..Pastaj mbulojeni me nje pecete pakez te lagur per te parandaluar kesisoj tharjen e brumit dhe lijeni ashtu per gjysem ore deri sa te vije brumi. Pastaj ndajeni brumin ne 4 pjese.اdo pjese ndajeni ne 15 copa te vogla te cilat punojini ca me dore dhe sillini ne forme sfere.Duke i lene copat e tjera poshte pecetes se lagur , filloni ti hapni secilat nga sferat ne nje diameter prej 15 cm.Hidhini niseshte gjate hapjes qe te mos ju ngjiten dhe çahen petat .Vazhdoni keshtu dhe me peten e dyte dhe me pas vijeni siper petes se pare pa harruar ti hidhni pakez niseshte perpara.Vazhdoni keshtu deri sa 15 sferat te kene perfunduar.Me pas merini petat qe i keni vene nje mbi nje dhe hapeni kete pete te vetme ne madhesine e tepsise tuaj.Pasi ta heni hapur vijeni mbi tepsi, te cilen sigurisht qe do ta keni lyer me pare me gjalpe.Me pas hidhni siper petes gjalpin e shkrire.Vazhdoni ne te njejten menyre dhe me 15 sferat e dyta.Me pas vijini ne tepsi , shtojini gjalpin dhe pas kesaj hidhini ne menyre te njetrajtshme arrat e copetuara Me pas vazhdoni po njesoj dhe me 15 sferat e grupit te 3-te , vijini ne tepsi hidhini gjalpin dhe po njesoj hapni dhe 15 sferat e grupit te fundit dhe ndiqni te njejtat veprime dhe per to.Ne fund priteni bakllavane dhe vijeni te piqet ne furren e ngrohur me pare ne 110° C.Mbajeni per rreth 6 ore.

Kujdes!!!Pjekja eshte pika me e rendesishme tek bakllavaja , ndaj kujdesuni qe te piqet mire.Nje bakllava e pjekur mire , nuk prishet dhe nese nuk i hidhni sherbet dhe sikur ta leni per gati nje muaj !!!

Per sherbetin : 1,5 kg sheqer , uje sa ta kaloje sheqerin (sa trashesia e gishtit te madh te dores) dhe dy luge leng limoni qe te mos e lejme te sheqeroset. Kjo eshte masa perfekte per te perfituar nje sherbet jo shume te trashe dhe velites dhe aspak te sheqerosur!Si fillim perzijeni sheqerin mire ne uje deri sa kokrrat e tij te shkrihen.Me pas hidhnini dhe 2 luget e lengut te limonit dhe perzijeni dhe pakez.Pastaj lijeni te zihet vete ne zjarr jo shume te larte.

Sapo qe sherbeti te jete gati lereni pak te ftohet dhe hidhjani bakllavase, duhet te rije te pakten 1 dite qe ti hyje sherbeti mire pastaj te servet
 
Titulli: Bakllava

Receta qenka fiks ashtu si duhet ,por une s'di ta bej :D
 
  • Më pëlqen
Reactions: E3
Titulli: Bakllava

tradita e shqiptarit,por kur sdi ta gatuaj vet hehehe
 
Titulli: Bakllava

Oh hajdeni tani goca mos beni kshu. Bakllavaja dhe shendetlija jane nder embelsirat me te lehta per tu bere.
 
Titulli: Bakllava

Receta qenka fiks ashtu si duhet ,por une s'di ta bej :D
Ca qenka kaq veshtire? Shko ne supermarket, bli nje pako peta, 500 gr gjalp, 1 kg ara, 1 kg sheqer, kanell, limon dhe rom ( po pati ne Shqiperi).
Shko ne shtepi. Qero arrat, grij, bashkoj me sheqerin dhe kanellen. Mer nje tepsi, dhe nderkohe vi gjapin ne nje tenxhere te shkrihet.
Mbas qe ke gjalpin dhe arrat gati, fillo shtri petet nje nga nje duke i lyer secilen me gjalp. Mbas qe ke vene 1/4 te peteve shto 1/3 te kompozicionit ( arra+ sheqer+ kanell). E kete procedure e perserit dhe me petet qe te kan ngelur, pa harruar ti besh me gjalp secilen.
Mbasi qe e bere gati taven, e ve ne furre. Besoj qe 30 min jan boll..por hidhi nje sy her mbas here...e kur fillon te mari ngjyre floriri.... dmthn qe eshte gati.
E le te ftofet, dhe duhet ti vesh sherbetin.
Per sherbetin : 1,5 kg sheqer , uje sa ta kaloje sheqerin (sa trashesia e gishtit te madh te dores) dhe dy luge leng limoni qe te mos te sheqeroset.
Me sa me kujtohet duhet ti vesh 2 here sherbet qe ti hy mire.

Pak a shume kjo eshte fillozofia e bakllavase!

Ps: une skam bere asnjehere.... te thash si e ben mami pak a sh ( masat sjan edhe aq egzakte:p)

Sukses, te na ruash nje thell nqs e ben:)
 
  • Më pëlqen
Reactions: E3
Titulli: Bakllava

Zina do ta provoj njehere por thjesht per prove se s'kam shume besim te vetja :D
Do bej nje te vogel sa per te provuar veten .
 
Titulli: Bakllava

Eh qe thoni ju une e poqa bakllavane mbreme ne 2 te mengjesit dukeqenese sot isha ne pune. I bera njekohesisht bakllava e shendetlije dhe madje petat i hapa vete me jastek (nuk e di nqse e keni provuar juve - me pelqen me mire keshtu sespe behet me e holle peta). Shendetlija nuk ka dhe aq shume mundim. Per 10 min pergatitet dhe behet gati per tu fut ne furre.
 
Titulli: Bakllava

Elushe, hape peta? Wow... Une i bej me peta te gatshme, dhe del shume shume e mire. Ne fakt e bera para ca muajsh, per vitin e ri do e bej mami (lol) une sapo mbarova me kadaifin.
 
Titulli: Bakllava

Edhe une e bera nje te vogel si prove ...por nuk e di ne do e mar njeri persiper ta provoj :D

Elushe bakllava ne jastek se kam degjuar ndonjehere ,ndoshta i hap petet ne jastek ?
 
Titulli: Bakllava

Edhe une e bera nje te vogel si prove ...por nuk e di ne do e mar njeri persiper ta provoj :D

Elushe bakllava ne jastek se kam degjuar ndonjehere ,ndoshta i hap petet ne jastek ?

po hajd se derisa thashe une qe do e provoj....
po qe e keqe mba dhe nje cope per zizin :p :)
 
Titulli: Bakllava

Une e bera me peta te gatshme dhe ka dale kryeveper.
 
Titulli: Bakllava

Une e bera me peta te gatshme dhe ka dale kryeveper.

Kete e thua ti p[o ne qe se kemi pare /provuar smund te themi te njejten gje :p
 
Titulli: Bakllava

Bakllava feste

Për një tepsi, nevojiten:
• 1 kg petë të bakllavasë
• 250 g margarinë ose gjalpë
Për shtresën e parë nevojiten:
* 125 g margarinë
* 2 vezë
* gjysmë gote (uji) sheqer
* gjysmë luge bakin.

Të gjitha këto përzihen mirë, pastaj shtohen 8-10 lugë miell të egër. Krejt kjo përzihet mirë, fitohet një masë homogjene dhe lihet anash.
Për shtresën e dytë nevojiten:
* 300 g arra të bluara
* 2 vezë
* gjysmë gote sheqer
* lëngu i një limoni.

Përzihen mirë dhe lihen anash. Lyhet tepsia me yndyrë.

Petët ndahen në 3 pjesë (nga 10 sosh). Shtrohet pjesa e parë e petëve në tepsi dhe secila stërpiket me pak margarinë (pjesa tjetër e margarinës mbetet për lyerje sipër).
Mbi këto petë qitet shtresa e parë e masës së përgatitur. Shtrihet mirë në gjithë sipërfaqen. Mbi këtë shtresë shtrohet pjesa e dytë e petëve si dhe shtresa e dytë - arrat e parapërgatitura.
Përfundojmë me shtresën e tretë të petëve. Pasi të jetë përvëluar thika, pritet bakllavaja në formë trekëndëshash.
Pastaj i hidhet sipër margarina e shkrirë dhe futet për t'u pjekur kujdesshëm, në temperaturë mesatare. Pasi të piqet, bakllavaja lihet për t'u ftohur mirë.

Sherbeti: 1 kg sheqer, 2-3 gota ujë dhe 3 vanilje. Sapo të vlojë (sheqeri shkrihet mirë), hiqet nga temperatura, që sheqeri të mos trashet. Me këtë sherbet të nxehtë ulet bakllavaja e ftohur.
Shërbehet të nesërmen!
 
Bakllava e shpejtë



Përbërësit:

* 2 vezë të plota e 3 të verdha vezësh,
* 1 gotë vaj e 1 qumësht,
* afro 600 gr miell të situr dhe të përzier me1 pluhur paste,
* 700 gr niseshte,
* 1/2 kg arra të grimcuara ose të bluara,
* 1/2 kg gjalpë.

Sherbeti:

* 2 kg sheqer,
* 1 lit ujë,
* lëngu i ½ limonit,
* 1 sheqer vanileje.

Procedura:

Tunden vezët me pirun, shtohet vaji dhe qumështi. Në masën e përzier mirë, shtohet mielli pak nga pak dhe zihet një brumë i butë. Brumi ndahet në 10 pjesë, e pastaj nga çdo pjesë bëhen nga 5 toptha, gjithsej 50 toptha. اdo topth hapet sa një pjatë e vogël dhe duke e përmillur me niseshte vehen nga 5 petë njëra mbi tjetrën. Pesë petët e bashkuara hapen dhe hollohen duke i përmillur me niseshte, në një petë të hollë dhe të madhe. Njëlloj veprohet me tërë masën e brumit. Nëse dëshirohet bakllava me petë të radhitura, atëherë petët e holluara vihen në tepsi njëra mbi tjetrën,duke i spërkatur me nga një lugë yndyrë. Pasi të hollohen dhe palosen në tepsi gjysma e petëve, vihen arrat dhe shtrihen nga të gjitha anët njëlloj. Hollohen edhe gjysma e petëve të tjera në të njëjtën mënyrë dhe vihen mbi arra. Pritet në formë delimash.
Nëse dëshirohet bakllava me petë të mbështjella në role, atëherë pasi të hollohet peta me 5 kuleç, paloset gjer në gjysmë nga të dyja anët, poshtë dhe lartë. I hidhen arrat në mes në formë shiriti dhe mbështillet sikurse roladë, duke e palosur pjesën e lartë përmbi. Bakllava pritet në delima madhësish të dëshiruara dhe me lugë i hidhet gjalpi i shkrirë. Futet në furrë të nxehtë me temperaturë 170 gradë C për t’u pjekur dalëngadalë për 11/2 orë ose edhe më tepër. Nëse bakllava skuqet mbi që në fillim, ajo mbulohet me letër dhe pjekja vazhdon gjersa të skuqen petët edhe brenda.

Sherbeti:Vlohet uji me sheqer,shtohet ½ limoni i grimcuar dhe lëngu i gjysmë limonit si dhe 1 sheqer vaniljeje. Pasi të largohet sherbeti nga zjarri, shtohet një gotë çaji ujë i ftohtë dhe me sherbet të valë, përvëlohet bakllava e ftohur. Mbulohet gjersa ta pijë sherbetin. //feja-islame
 
Pe: Bakllava e shpejtë

Nuk ishte me e shpejte me fletet e blera ne dyqan? ( mqs thote "e shpejte"), vetem sa te duhet te rish te hapesh petet...e ste behet e shpejte:D
"tunden vezet"= rihen vezet
 
Titulli: Bakllava e shpejtë

Nuk e di, se kam provuar :p
 
Pe: Bakllava

mmmmmmmmmm na e beri gerrmjau tani ne vere LOL LOL LOL LOL
 
Bakllava e shpejtë



Fikrie Gagica- Ukelli

Autore e librit “1000 receta për çdo familje”

Përbërësit:

* 2 vezë të plota e 3 të verdha vezësh,

* 1 gotë vaj e 1 qumësht,

* afro 600 gr miell të situr dhe të përzier me1 pluhur paste,

* 700 gr niseshte,

* 1/2 kg arra të grimcuara ose të bluara,

* 1/2 kg gjalpë.


Sherbeti:

* 2 kg sheqer,

* 1 lit ujë,

* lëngu i ½ limonit,

* 1 sheqer vanileje.


Përgatitja:

Tunden vezët me pirun, shtohet vaji dhe qumështi. Në masën e përzier mirë, shtohet mielli pak nga pak dhe zihet një brumë i butë. Brumi ndahet në 10 pjesë, e pastaj nga çdo pjesë bëhen nga 5 toptha, gjithsej 50 toptha. اdo topth hapet sa një pjatë e vogël dhe duke e përmillur me niseshte vehen nga 5 petë njëra mbi tjetrën. Pesë petët e bashkuara hapen dhe hollohen duke i përmillur me niseshte, në një petë të hollë dhe të madhe. Njëlloj veprohet me tërë masën e brumit. Nëse dëshirohet bakllava me petë të radhitura, atëherë petët e holluara vihen në tepsi njëra mbi tjetrën,duke i spërkatur me nga një lugë yndyrë. Pasi të hollohen dhe palosen në tepsi gjysma e petëve, vihen arrat dhe shtrihen nga të gjitha anët njëlloj. Hollohen edhe gjysma e petëve të tjera në të njëjtën mënyrë dhe vihen mbi arra. Pritet në formë delimash.

Nëse dëshirohet bakllava me petë të mbështjella në role, atëherë pasi të hollohet peta me 5 kuleç, paloset gjer në gjysmë nga të dyja anët, poshtë dhe lartë. I hidhen arrat në mes në formë shiriti dhe mbështillet sikurse roladë, duke e palosur pjesën e lartë përmbi. Bakllava pritet në delima madhësish të dëshiruara dhe me lugë i hidhet gjalpi i shkrirë. Futet në furrë të nxehtë me temperaturë 170 gradë C për t’u pjekur dalëngadalë për 11/2 orë ose edhe më tepër. Nëse bakllava skuqet mbi që në fillim, ajo mbulohet me letër dhe pjekja vazhdon gjersa të skuqen petët edhe brenda.

Sherbeti:Vlohet uji me sheqer,shtohet ½ limoni i grimcuar dhe lëngu i gjysmë limonit si dhe 1 sheqer vaniljeje. Pasi të largohet sherbeti nga zjarri, shtohet një gotë çaji ujë i ftohtë dhe me sherbet të valë, përvëlohet bakllava e ftohur. Mbulohet gjersa ta pijë sherbetin.

Variant për mbushje:1 kg vishnje të pastruara nga bërthamat sheqerosen pak dhe në shirit vendosen në vend të arrave. Mund t’i hidhen pak arra të bluara, në mënyrë që ato ta thithin lëngun e vishnjeve. Gatuhet dhe piqet në të njëjtën mënyrë sikurse bakllava me arra.
 
Pe: Bakllava e shpejtë

shyqyr qe erdhi ky Bajrami se mkishte marre malli per pak bakllava : DD
 
Titulli: Pe: Bakllava e shpejtë

shyqyr qe erdhi ky Bajrami se mkishte marre malli per pak bakllava : DD

hahhhaha pse nuk tregoje moj se te ben sweet bakllava ketu, sa her te keq qef
 
Titulli: Bakllava

Iku viti i ri, ku te gjej ndonje ushqimore qe ka bakllava se na morri malli direkt LOL LOL
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top