Bajram Begaj është Presidenti i ri i Republikës

ipiccy_image-56-1024x640.jpg
Gjithçka është zyrtare: Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë, është ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Bajram Begaj.

Me një votim të gjymtuar për shkak të mungesës së pjesës më të madhe të opozitës në sallën e Parlamentit, Begaj arriti të siguronte 78 vota pro, teksa kundër ishin katër.

Begaj u propozua si kandidat pas konsultimit të socialistëve prej disa kohësh, ku mbi gjithë kandidaturat, spikati ajo e tija.


Një emër shumë i njohur, i cili vjen nga fusha e mjekësisë ushtarake, Begaj pati pëlqim të menjëhershëm edhe sa i përket opinionit publik për kandidaturën e tij.

Nga vetë opozita, u deklarua se bojkoti nuk ishte ndaj figurës së presidentit të ri, por ndaj procesit, që mazhoranca kishte kryer.

Kush është Bajram Begaj

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneral Major Bajram Begaj u zgjodh si kandidat nga kryesia e Partisë Socialiste për kreun e shtetit në Shqipëri.

Begaj u lind më datë 20 mars të vitit 1967, në Rrogozhinë. Ai do të përfundonte studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Degën Mjekësi e Përgjithshme në vitin 1989 dhe është titulluar oficer aktiv në specialitetin “Mjekësi” në vitin 1998.

Gjeneral Major Begaj ka përfunduar “Doktoraturën në Fushën e Mjekësisë”, në Shqipëri, si dhe mban titullin “Profesor i Asociuar” në Mjekësi.

Gjatë karrierës 31-vjeçare ushtarake ka kryer Kursin e Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen; Shkollën e thelluar pasuniversitare të mjekësisë, Specializimin Pasuniversitar në profilin Gastrohepatologji, Kursin e menaxhimit
spitalor dhe Kursin e lidershipit mjekësor strategjik, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe Kursin epecializimit në fushën e mjekësisë dhe Kursin e Shëndetësisë, në Greqi.

Sakaq, Gjeneral Major Begaj ka drejtuar stërvitjen ushtarake “Defender Europe 2021” dhe është një nga emrat, i cili gëzon konsideratë të lartë nga SHBA-të.

Ndërkohë që, në Forcat e Armatosura ka mbajtur një sërë detyrash, mes të cilave Komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, Shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake dhe Zëvendësdrejtor Ushtarak i SUT, Drejtor i Spitalit Ushtarak, Drejtor i Inspektoriatit Shëndetësor dhe Kryeinspektor dhe Këshilltar i Inspektoriatit Shëndetësor në Shtabin e Përgjithshëm Ushtarak Qendror Universitar.

Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë.

/Albanianpost.com
 
Nuk e njoh! Por si figur, prezenc me aq sa pash, dukej shume njeri i mire dhe i drejte!
Kishte nje shikim te sinqerte dhe te qete!
 
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneral Major Bajram Begaj u zgjodh si kandidat nga kryesia e Partisë Socialiste për kreun e shtetit në Shqipëri.



:)

E dini sa vende perla ka shqiperia qe jane te zene nga Ushtria
flas per jugun........ pashaliman.gjipe.sarande. etj etj etj

ca qejfi do te kthen ne resorte tani :D :D :D

Ushtri ne ??? NE na mbon natoja skemi nevoje per ushtri
 
Saliu tha eshte shkelmuar kushtetuta me dy kembet dhe ju diskutoni budalleqe ketu ,
jo amerika ka konsiderat te mire ,
jo duket i sinqerte e i bute , jo do i pelqej Ergoganit se e ben kurban per Bajram etj etj .
Eshte shkel kushtetutaaaaa o njerz !!!
 
Saliu tha eshte shkelmuar kushtetuta me dy kembet dhe ju diskutoni budalleqe ketu ,
jo amerika ka konsiderat te mire ,
jo duket i sinqerte e i bute , jo do i pelqej Ergoganit se e ben kurban per Bajram etj etj .
Eshte shkel kushtetutaaaaa o njerz !!!
Saliu ne fakt eshte shume i besueshem🤣

Sala tha qe eshte shkel kushtetuta sepse Meta firmosi ne Turqi shkarkimin e Begaj por harroi te thote qe firmosi ne konsullaten shqiptare e cila eshte toke......shqiptare😎

Nuk mund te behet nje ushtarak aktiv president?
Po pse, Bamiri mund te behej president nderkohe qe ishte Kryetar e grupit parlamentar te Pd???????
Po Nishani mund te behej kur ishte eksponent i Pd?????????????
Nga momenti qe japin doreheqje jane ne rregull ligjerisht!
Sic ishte ne rregull Bamiri, Bujari eshte edhe Bajrami.
Sa per Salen ai eshte.....Dead man walking.....flas politikisht sepse fizikisht i uroj jete te gjate😀
 
Top