Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Azilkërkuesit e Ballkanit, Malmstrom mbledh ministrat e Brendshëm në Tiranë

Komisionerja pritet të japë mesazhin për penalizimet në lëvizjen e lirë të ballkanasve

Nga: BLEDAR HOTI

timthumb.php


Rritja e azilkërkuesve nga vendet e Ballkanit, për shkak të abuzimeve të liberalizimit të vizave do të diskutohet më 5-6 nëntor në Tiranë. Në këtë takim do të jetë e pranishme komisionerja për Drejtësinë dhe Punët e Brendshme, Cecila Malmstrom.

Komisionerja do të marrë pjesë në këtë seminar që mbahet në hotel “Sheraton”, ku të pranishëm do jenë ministrat e Brendshëm të Shqipërisë, Maqedonisë, Serbisë, Bosnjë-Hercegovinës dhe të Malit të Zi.
Reagimi i komisioneres së BE-së vjen si rezultat i konkluzioneve të mbajtura nga Këshilli i Ministrave të Brendshëm të BE-së, të nxjerra në takimin e datës 25 tetor, në Luksemburg, i cili diskutoi mundësinë e pezullimit të përkohshëm të qarkullimit pa viza për shtetasit e vendeve të Ballkanit në hapësirën “Shengen”. Pasditen e 5 nëntorit do të diskutohet për ecurinë e procesit të liberalizimit të vizave dhe raportin e monitorimit.

Siguria dhe lufta kundër krimit të organizuar, trafiku i qenieve njerëzore, trafiku i armëve në rajonin e Ballkanit është një tjetër temë e diskutimit të këtij takimi. Në konferencë pritet të diskutojë dhe Kryeministri Sali Berisha, ndërsa sot pasdite do të mbahet një konferencë për shtyp.

Në ditën e dytë pritet të diskutohet mbi luftën ndaj korrupsionit dhe transparencën në vendimet e gjyqësorit, lëndëve narkotike. Ankesat për abuzimet me liberalizimin e vizave në drejtim të Komisionit Europian vijnë nga disa vende të BE-së, si Gjermania, Belgjika, Franca, Luksemburgu, Vendet e Ulëta dhe Suedia.

Sipas raporteve të KE-së, të publikuara dhe nga ‘AS TV’, shtetet e kritikuara ose më të rrezikuara për pezullimin e liberalizimit të vizave janë Serbia, Maqedonia, por edhe Shqipëria e Bosnja. Numri i azilkërkuesve nga këto vende është rritur 75% në krahasim me vitin e kaluar. Vetëm në Gjermani, nga këto vende kanë ardhur rreth 49 mijë azilkërkues, ose 20 për qind e kërkesave për azil nga e gjithë bota.

Sipas një raporti për 9 muajt e parë të këtij viti, Shqipëria bën pjesë në top-listën e 10 vendeve me numrin më të madh të azilkërkuesve në Belgjikë, me 470 vetë, duke lënë pas Serbinë me numrin 463.

Malstrom, gjatë qëndrimit të saj dyditor në Tiranë, pritet të kërkojë nga qeveritë e vendeve të Ballkanit të punojnë më shumë për punësimin, sigurinë dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.

  • Shqipëria - Vendi ynë ka numrin më të lartë të azilkërkuesve në Belgjikë. Sipas raporteve janë 470 persona që kanë kërkuar azil në këtë shtet
    49 mijë kërkues - Gjermania ka 49 mijë kërkesa për azilkërkues. Shtetet e rrezikuara për rivendosjen e vizave me BE-në janë Serbia dhe Maqedonia
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back