sweetzzinna
Dum spiro, spero くる
Pamja e supersonikut më të ri duket si ajo nëpër filmat e fantashkencës. Por një avion supersonik pasagjerësh që mund të fluturojë nga Australia në Evropën veriore në më pak se pesë orë është disenjuar me të vërtetë. Me fondet e "European Space Agency", një skuadër inxhinierësh dhe shkencëtarësh ka krijuar "A2", një aeroplan që mund të transportojë 300 pasagjerët me një shpejtësi prej 6100 kilometrash në orë. Projekti është iniciativë e Bashkimit Evropian për të zgjeruar kufijtë e udhëtimit ajror. Shkencëtarëve iu kërkua të zbulonin nëse ishte e mundur të ndërtohej një avion tregtar që të përdorte të gjitha llojet e teknologjive në lidhje me udhëtimin deri në cep të hapësirës dhe përtej. "Reaction Engines" me bazë në Oxfordshire disenjon dhe ndërton transportin hapësinor dhe sisteme fluturimi të teknologjisë së lartë. Drejtorët e saj janë ekspertë në fusha që nga raketat e hapësirës dhe sistemet bërthamore të armëve. Një prej projekteve kryesore është zhvillimi i "Skylon", një avion hapësire pa pilot, qëllimi i së cilës është të sigurojë udhëtime të lira dhe të besueshme drejt hapësirës të cilat do të zhvillohen brenda 10 viteve dhe do të transportojnë 12 ton ngarkesë në hapësirë.
Kompania që po e ndërton, "Reaction Engines" thotë se kosto e fluturimit do të jetë i ngjashëm me atë të një bilete të klasit të parë. Për më tepër, kompania pohon se avioni nuk do të lërë shumë gjurmë karboni. Sekreti i dizenjos është karburanti që do të përdorë. Ai tradicionali nuk është në gjendje t'i japë "A2"-shit shpejtësinë e nevojshme, prandaj "Reaction Engines" ka dizenjuar një motor që punon me hidrogjen të lëngshëm. E mira është se hidrogjeni i lëngshëm është më i lehtë për ambientin se karburanti tradicional. Në vend që të prodhojë sasi të mëdha dyoksidi karboni, nxjerr ujë dhe oksid nitrik. Por ka edhe të meta. "A2"-shi mund të mos jetë i përshtatshëm për ata që vuajnë nga klaustrofobia, pasi nuk ka dritare anësore. Nxehtësia e prodhuar nga udhëtimi i shpejtë e bën të pamundur instalimin e dritareve që janë të sigurta dhe jo shumë të rënda. Një zgjidhje e "Reaction Engines" ishte propozimi për të instaluar panele të sheshtë në vend të dritareve, të cilat tregojnë imazhe të panoramës jashtë. Ditët e fundit është diskutuar shumë në takimet e shkencës dhe të mjedisit. Disa besojnë se do të ishte shumë i shtrenjtë të prodhohej. Gjithashtu ekziston shqetësimi se prodhimi i hidrogjenit të lëngshëm do ta dëmtonte mjedisin më shumë nga sa "Reaction Engines" beson. Ekziston dhe frika se për shkak se avioni do të fluturojë në lartësinë e vrimë së ozonit, do t'i shkaktonte më shumë dëmtime atmosferës. Ekspertët thonë se brenda 25 viteve, vetëm 10 për qind e fluturimit ajror do të jetë supersonike. Disa rrugë, si në Evropë dhe Indi nuk do të ishin të përshtatshme, pasi avioni do të bënte rrugë rrethore që të mos udhëtonte me shpejtësi supersonike mbi zonat e populluara. "A2"-shi do ta përshkonte rrugën nga Evropa në Kaliforni për 5 orë. Motori do të jetë më i qetë se ai i "Concorde". Kompania thotë se projekti është ende në fazat eksploruese. Faza tjetër është zgjidhja e impaktit që do të lërë në ambient. "Puna jonë tregon se është i mundur teknikisht. Tani është në dorën e botës të vendosë nëse e do".
Kapaciteti
Supersoniku "A2" do të ketë një kapacitet prej 300 pasagjerësh. Edhe pse nuk është shifër e lartë, kjo s'do të thotë se është limiti i udhëtarëve.
Shpejtësia
Shpejtësia maksimale që ky aeroplan do të arrijë është 3 mijë milje në orë, ose e përkthyer në kilometra, 6100 kilometra në orë, gati pesë herë më shumë se shpejtësia e zërit.
Gati për përdorim
Këtij projekti i duhet të paktën një dhjetëvjeçar të bëhet realitet dhe "A2" mund të operojë brenda 25 viteve nëse ka kërkesë për të.
Testi
"A2" është dizenjuar të ngrihet nga aeroporti i Brukselit, të fluturojë në heshtje drejt Atlantikut të veriut, më pas ai do të mbërrijë në Polin e Veriut dhe nga Paqësori në Australi.
Shpejtësia e momentit
Motori i avionit të ri ende në projekt mund të arrijë një shpejtësi prej 200 miljesh vetëm në 10 sekondat e para. Temperatura që do të prodhojë motori do të jetë më e madhe se 2 mijë gradë celsius.
Vlera
Kompania që po e ndërton, "Reaction Engines" thotë se kosto e fluturimit do të jetë i ngjashëm me atë të një bilete në klasin e parë. Për më tepër, kompania pohon se avioni nuk do të lërë shumë gjurmë karboni në ambient, duke siguruar më pak ndotje në atmosferë.
Eksperienca
Objekti i parë që ka arritur shpejtësi hipersonike ishte raketa amerikane e fazës së dytë "Bumper", e mbledhur nga një raketë gjermane e kapur në vitin 1949. Astronautët dhe kozmonautët kanë arritur shpejtësi supersonike kur kanë kaluar në atmosferën e tokës gjatë kthimit nga orbita.
Kohëzgjatja
Fluturimi nga Brukseli në Australi, nëse trafiku ajror e bën të mundur, do të ishte katër orë e 40 minuta. Duket e pabesueshme me standardet e sotme, por gjeneratat e së ardhmes do të bëjnë udhëtime ditore ne Austrazi.
Gjatësia
Një tjetër avantazh i dizenjos është se "A2"-shi do të jetë 143 metra i gjatë. Kjo do të thotë se është gati sa dyfishi i modeleve tradicionale, por shumë më i lehtë se "Boeing 747". Kjo do të thotë më pak karburant i konsumuar dhe mund të ulet edhe në terminalet e zakonshme të aeroporteve.
Karburanti
Sekreti i dizenjos është karburanti që do të përdorë. Ai tradicionali nuk është në gjendje t'i japë "A2"-shit shpejtësinë e nevojshme, prandaj "Reaction Engines" ka dizenjuar një motor që punon me hidrogjen të lëngshëm. E mira është se hidrogjeni i lëngshëm është më i lehtë për ambientin se karburanti tradicional. To