Aventurat e Uriah-Fikut

“Aventurat e Uriah-Fikut”! Publikohet episodi i parë, si është një ditë nga jeta e kryebashkiakut, përplasjet me “Mamicën dhe Edohanin”​


Episodi i parë i serialit të titulluar “Aventurat e Uriah-Fikut” hapet me Veliajn që del që pa gridhë nga shtëpia tek Kodra e diellit me makine dhe më pas përfundon duke hyrë në Bashki me biçikletë.

fiku.jpg

Publikohet episodi i parë i serialit të animuar “Aventurat e Uriah Fikut”, i cili ironizon kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Seriali që ka nisur në faqen zyrtare të “Brryli Brodëay” për 7 minuta ka përmbledhur një ditë pune të kryebashkiakut, të cilit pretendohet se i është besuar një detyrë e rëndësishme; të dërgojë djalin e kryeministrit Edi Rama, Zahon në shkollë çdo ditë.

Episodi i parë i serialit të titulluar “Aventurat e Uriah-Fikut” hapet me Veliajn që del që pa gridhë nga shtëpia tek Kodra e diellit me makine dhe më pas përfundon duke hyrë në Bashki me biçikletë.

Alo mirëmëngjes lepurushe të bëhen gati sheshet e xhirimit, se sot jemi dobët, kemi vetëm 240 kronika,”-dëgjohet Veliaj teksa flet me sekretaren. Detyra e ngarkuar nga Rama, alias “Edohan” ka shkaktuar revoltën e Veliajt, por ky i fundit ka gjetur një mënyrë për ta përballuar.



Nuk ka njeri më pervers se Edohani, ma bën kastile se e di që do t’i zë vendin dhe më poshtëron. Durim, durim Uriah-Fik! Do të vijë edhe dita jote.”

Mënyra se si ai kujdeset për fëmijën, shkakton debate midis prindërve të të voglit, ndërsa episodi mbyllet me Ramën që kërkon të eksperimentojë live mbi kryebashkiakun një vaksinë të pa çertifikuar. Mbetet për t’u parë ç’do ndodhë në episodin e dytë.

(k.m/dosja.al)

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top