Aventura e çmendur, noton mbi peshkaqenë për të hipur mbi balenë

PiNkY

Anëtar i Nderuar
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Kjo padyshim është një nga aventurat më të çmendura me të cilat jeni njohur.

Ky djalosh 26-vjeçar nga Australia ka bërë sërf mbi një balenë të ngordhur, ndërkohë që ka qenë i rrethuar nga peshkaqenët.

Harrison Williams, 26 vjeç, ishte në një shëtitje me varkë me miqtë në brigjet e Australisë perëndimore gjatë fundjavës, kur ata gjetën një balenë të ngordhur.

Pas kësaj pamje, djaloshi australian Williams ka menduar se do të ishte një aventurë plot adrenalinë sikur të hipte mbi balenë dhe të bëjë sërf.

Dhe kështu bëri. Notoi në detin e mbushur me peshkaqenë që ushqeheshin me balenën.

Peshkaqenët ndërkohë kanë qenë të zënë duke ngrënë balenën, kur djali është hedhur në ujë dhe ka mundur të shkojë mbi trupin e balenës së ngordhur.

Edhe vetë djali kur e ka parë videon, ka thënë se ajo që ka bërë ka qenë çmenduri dhe një ide e rrezikshme dhe e keqe.

Departamenti i Peshkimit, ka thënë se sjellja e tij ishte e rrezikshme dhe e papërgjegjshme.

/albeu.com/
 
Titulli: Aventura e çmendur, noton mbi peshkaqenë për të hipur mbi balenë

Titulli eshte sh i gabuar ne fakt Lol

Gjithsesi as surf nuk quhet por nejse dic ndryshe, me adrenaline per faktin qe ka pasur peshkaqene rreth e rrotull.
 
Back
Top