Autostrada në Rusi, rruga më e urryer në botë, 'gëlltit' makinat

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Të ngasësh makinën në një zonë malore mund të jetë sprovë e vështire madje dhe e rrezikshme nëse je në buzë të humnerës. Sidoqoftë, nëse shihni këtë ‘autostradë’ në Siberi, në verilindje të Rusisë, cdo rrugë tjetër e ‘rrezikshme’ mund t’iu duket si një shaka dhe mbase do të arrini në përfundimin se rrugët në Shqipëri janë ‘për t’u pirë në kupë’.

Rajoni në të cilën ndodhet kjo autostradë njihet si një prej zonave më të ftohta në botë, ku temperaturat gjatë dimrit shkojnë deri në -43 gradë Celsius.

Por në këtë rrugë nuk ka ngrica. Kjo e shton dhe nivelin e vështirësisë kur ecën përgjatë saj.

Autostrada ruse A360, që lidh Moskën (në perëndim) me qytetin Yakutsk (në lindje), sjell shumë habi dhe makth për shoferët. Kur të afroheni te kryeqyteti i republikës së Yakutias – autostrada, që shtrihet buzë lumit Lena, shndërrohet në një rrugë të përbaltur dhe gati të pakalueshme, më keq se një kantier ndërtimi.

Koha më shi mund ta shndërrojë këtë autostradë në rrugën më të rrezikshme dhe me të përbaltur që mund të imagjinohet.

Personat përgjegjës për rregullimin e kësaj rruge, me siguri lëvizin me avion, ndryshe s’do të kishin shpëtuar pa u zhytur në baltë, si të gjithë ‘njerëzit e thjeshtë’ të asaj zone. Një tjetër fakt interesant është se limiti I shpejtësisë në këtë rrugë është 70 km/orë. A thua ka ndonjë rebel që e kalon?

161034.jpg

161035.jpg

161036.jpg

161037.jpg

161038.jpg

161039.jpg

161040.jpg

161042.jpg



/ shqiptarja.com /
 
Titulli: Autostrada në Rusi, rruga më e urryer në botë, 'gëlltit' makinat

Ku autostrada se spo e shikoj
 
Titulli: Autostrada në Rusi, rruga më e urryer në botë, 'gëlltit' makinat

un nuk shikoj asnje foto!!
 
Back
Top